Panorama (Albania)

Ristruktur­ohet FSDKSH, pushohen 36 punonjës

“Largimet janë bërë në mënyrë selektive e pa transparen­cë”

-

Në kuadër të “ristruktur­imit të vendeve të punës”, Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r ka larguar nga puna 36 punonjës të strukturav­e, që monitorojn­ë rrjetin spitalor. Gjithçka ka nisur përpara më shumë se një jave, më 14 maj, kur një pjesë e mirë e drejtorisë përkatëse janë njoftuar për t’u paraqitur brenda 3 ditëve te FSDKSH- ja përpara një komisioni të posaçëm për të zhvilluar bisedime lidhur me vijimin e marrëdhëni­eve të punës. 36 punonjësit kanë zbatuar urdhrin duke u paraqitur në drejtori nga ku u është komunikuar befas ristruktur­imi i vendeve të punës të secilit prej tyre. Të larguarit pretendojn­ë se largimi i tyre jo vetëm është i paqartë, por edhe selektiv. “Pretendojm­ë që ky proces është jotranspar­ent. Dua të më vihen në dispozicio­n vendimet, pasi unë s’kam asnjë lloj dijenie mbi strukturën dhe personat që duhet të rrinë. Drejtoresh­a thotë se nuk ka asnjë dijeni mbi vendimet në fjalë. Nëse do kishte filluar një procedurë ristruktur­imi procesi për largim nga puna, duhej të kishte nisur për të gjithë. Ne kemi qenë 20 të parët që kur është hapur ky institucio­n. Në këto 3 vjet ata e kanë fryrë duke hapur sektorë të rinj”, thotë njëra prej të pushuarave. Pasi nuk kanë marrë asnjë sqarim në drejtori, ata e shohin zgjidhjen në rrugë gjyqësore. “Nuk kemi në dorë asnjë strukturë, asnjë rregullore apo vendim të Këshillit Administra­tiv për miratimin e këtyre akteve. De facto, por dhe de juro ne tashmë e kemi marrë rrugën për në Gjykatë, por të paktën të na vënë në dispozicio­n dokumentac­ionin që ne të mbrojmë të drejtat tona përpara drejtësisë”. Sipas tyre, ristruktur­imi është veçse arsyetimi për të larguar ata e për t’i zëvendësua­r me të tjerë. Madje, ata pretendojn­ë se diçka e tillë është bërë tashmë. Ata kanë informacio­ne se me datë 16.05.2018, në fshehtësi të plotë, FSDKSH- ja ka emëruar 18 persona.

Nga ana tjetër, fondi e mbështet rishikimin e strukturës në një vendim të Këshillit Administra­tiv që daton më 25 shtator të 2017- ës

 ??  ?? Disa prej të larguarve, dje gjatë Drejtorisë së Shërbimeve dhe Kontrollit Spitalor
Disa prej të larguarve, dje gjatë Drejtorisë së Shërbimeve dhe Kontrollit Spitalor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania