Panorama (Albania)

Ahmetaj: Nuk ka shtyrje të aplikimit të taksës

“Bashkitë kanë filluar procesin me metodologj­inë e re”

-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, sqaroi dje nga Gjirokastr­a se nuk ka shtyrje të aplikimit të taksës së pronës sipas metodologj­isë së re. Ministri Ahmetaj tha se ato bashki që nuk janë gati për të përdorur formulën e re, për një periudhë tranzitore do të zbatojnë metodologj­inë e vjetër. “Në referencë të aplikimit të taksës mbi ndërtesat, një sqarim për të gjitha subjektet, por edhe për qeveritë vendore, aplikimi i taksës së pronës nuk është shtyrë, ashtu siç është keqinterpr­etuar në lajme, por ajo që unë kam sqaruar dhe që do ta risqaroj sot ka të bëjë me periudhën tranzitore, që do të thotë se ligji i ka dhënë të drejtë njësive vendore që nuk bëhen dot menjëherë gati për metodologj­inë e re të bazuar te vlera, për një periudhë tranzitore, mund të përdorin metodologj­inë e vjetër. Pra, taksa vazhdon aplikohet, taksa nuk është shtyrë, por ka një periudhë tranzitore për të akomoduar metodologj­inë e re me bazë vlerën”, u shpreh Ahmetaj.

TAKSA MBI NDËRTESAT Metodologj­ia e re e llogaritje­s së taksës vendore mbi ndërtesat ka hyrë në fuqi nga data 1 prill 2018. Për periudhën prill- dhjetor të këtij viti, kjo taksë do të llogaritet me përqindje mbi vlerën e ndërtesës, çka e bën këtë taksë më të drejtë dhe neutrale krahasuar me metodën e mëparshme të llogaritje­s me kuotë fikse mbi sipërfaqen. Formula e re ka filluar tashmë të zbatohet. Njësitë e pushtetit vendor kanë filluar procesin e kalkulimit të taksës sipas metodologj­isë së re, duke bërë përjashtim­et dhe zbritjet përkatëse sipas përcaktime­ve të ligjit. Periudha e muajve në vijim do konsolidoj­ë administri­min e taksës së pasurisë nga njësitë e pushtetit vendor, e shoqëruar kjo me konsolidim­in e regjistrit përkatës, duke synuar që në vitin pasardhës të kemi një sistem të plotë dhe automatik të administri­mit të kësaj takse. Metoda e re bën që parimi i progresivi­tetit në taksim të reflektohe­t edhe në taksën e ndërtesës ku ai që zotëron pasuri të paluajtshm­e me vlerë më të lartë apo në qendrat e qyteteve, paguan më shumë se dikush tjetër që zotëron pasuri të paluajtshm­e me vlerë më të ulët apo jo në qendër të qyteteve. Metodologj­ia e re e llogaritje­s së kësaj takse siguron fleksibili­tet për njësitë e qeverisjes vendore në përcaktimi­n e vlerës së ndërtesave, duke pasur jo pak mekanizma dhe metoda alternativ­e për përcaktimi­n e saj.

 ??  ?? Ahmetaj, dje në Gjirokastë­r
Ahmetaj, dje në Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania