Panorama (Albania)

Studentët i jepnin 100 euro për notë kaluese, në pranga

Hetim për lidhjet ndërmjet sekserit të arrestuar me pedagogët

- ELBASAN/ MIRANDA SADIKU

Nga ana e Policisë nuk specifikoh­et se me cilët pedagogë bashkëpuno­nte dhe nga ana tjetër mësohet se i arrestuari, në fakt, dyshohet se në të shumtën e rasteve ua kërkonte si nder pedagogëve marrjen e notave për studentët dhe se paratë i mbante për vete

Vetëm 10 ditë pas arrestimit të tre pedagogëve dhe katër sekserëve të akuzuar për korrupsion me notat e provimit për studentët, një tjetër sekser ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit.

I arrestuari­t është 43vjeçari Gëzim Qytyku, banues në këtë qytet. Ndalimi i tij erdhi pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. 43- vjeçari akuzohet se u premtonte studentëve të ndryshëm ndërmjetës­imin në pedagogë të universite­tit “Aleksandër Xhuvani”, për marrjen e notave kaluese ose për rritje note. Burime nga Policia bëjnë me dije se Qytyku merrte 50 euro për rritje note dhe 100 euro për notë kaluese. Nga ana e Policisë nuk specifikoh­et se me cilët pedagogë bashkëpuno­nte dhe nga ana tjetër mësohet se i arrestuari, në fakt, dyshohet se në të shumtën e rasteve ua kërkonte si nder pedagogëve marrjen e notave për studentët dhe se paratë i mbante për vete. Por, gjithsesi, Policia vazhdon hetimin për të zbuluar më shumë detaje për rastin në fjalë. Burime nga Policia bëjnë të ditur se rasti në fjalë nuk ka lidhje me operacioni­n “Dekani”, ku u arrestua dekani Albert Riska, dy pedagoget si edhe katër sekserët. “Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D. V. P Elbasan, u bë ekzekutimi i vendimit të masës së sigurisë ‘ Arrest me burg’ për shtetasin Gëzim Qytyku, 43 vjeç, banues në Elbasan. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë ‘ Arrest ne burg’, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ky shtetas u premtonte studentëve të ndryshëm ndërmjetës­imin në pedagogë të universite­tit ‘ Aleksandër Xhuvani’, Elbasan, për marrjen e notave të kaluese ose rritje note”, bëhet e ditur nga Policia. Nga ana e tij, i akuzuari ka mohuar akuzën gjatë marrjes në pyetje, por tashmë do të jetë Prokuroria, e cila do të kryejë hetime të mëtejshme dhe më pas do të jetë Gjykata që do të vendosë brenda pak ditësh për masën e sigurisë ndaj 43- vjeçarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania