Panorama (Albania)

Dyshohej për ISIS, Policia: Kërkohej për vjedhje

-

Arrestimi i një 41- vjeçari nga Policia greke, në momentin që kaloi kufirin në Kakavijë, u komentua në media si një ndalim për shkak të dyshimeve për lidhje me ISIS- in. Bëhej fjalë për shtetasin Leonardo Rustemi nga Donofrosa e Beratit, i cili u prangos menjëherë sapo doli nga Shqipëria dhe kaloi në territorin grek. Por Policia e Shtetit, pasi kreu të gjitha verifikime­t në lidhje me këtë rast, sqaroi se i arrestuari nuk kishte asnjë lidhje me shtetin islamik. Sipas Policisë, ai ishte arrestuar pasi autoritete­t greke e kishin person të shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Larisës kishte urdhëruar ndalimin me akuzën e vjedhjes. Ndërsa nga të gjitha verifikime­t, si nga autoritete­t shqiptare ashtu edhe nga ato të huaja, nuk rezulton që ky shtetas të jetë implikuar me ISISin. "Më datë 21.05.2018 në disa media shqiptare është publikuar lajmi mbi arrestimin në Greqi, sapo ka dalë nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë, të shtetasit shqiptar Leonardo Rustemi, i dyshuar si pjesëtar i ISIS- it. Lidhur me këtë lajm, janë kryer verifikime nga ku ka rezultuar se shtetasi në fjalë ka gjeneralit­etet Leonardo Rustemi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Donofrosë, Berat. Ky shtetas është arrestuar pasi Gjykata e Larisës, Greqi, ka urdhëruar arrestimin e tij për vjedhje. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë as nga autoritete­t Shqiptare dhe as nga ato të huaja përfshirë dhe Greqinë, që të kenë të dhëna implikuese për këtë shtetas, si pjesë e ISIS- it", sqaroi dje Policia e Shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania