Panorama (Albania)

“Dilemat mbi politikat që ka ndjekur Mehmeti”

“Burgu i Burrelit, hotel para kampit të Tepelenës, u mbyll nga shteti për vdekshmëri foshnjore të lartë”

-

qenë edhe komunistë edhe socialdemo­kratë apo progresist­ë që në përgjithës­i shihen shtrembër, sepse kriteri është: Enver Hoxha edhe linja e tij, historia zyrtare, ADN- ja zyrtare politike që nga 1941. Për këtë jam dakord. Për shembull, përse fondacioni politik i PS quhet “Qemal Stafa” dhe jo “Musine Kokalari”? Meqenëse e konsideroj­në veten socialdemo­kratë mundet që të quheshin “Musine Kokalari”.

Pozicionim­i i intelektua­lëve shqiptarë sot në lidhje me përgjegjsh­mërinë në raport me zhvillimin e vendit dhe raportin e tyre me publiken, a ju duket normal? A duhet përmbysur ky raport që kanë zërat publikë? A është shpëtimtar­e, varrosëse apo nuk i ndryshon asgjë gjendjes së shoqërisë shqiptare?

Mendoj se publiken duhet që ta mbrojnë jo vetëm intelektua­lët, por duhet që ta mbrojnë të gjithë qytetarët. Por figurat më tepër, si qytetarë me vizibilite­t, sepse ndikojnë shumë te të tjerët. Te ne është një sferë që mungon, interesi i së mirës publike. Kur flitet për publike këtu flitet për shtetërore, sepse mungon ajo sferë e pavarur, që qëndron midis privates edhe pushtetit shtetëror. Pra, ajo që disa e quajnë shoqëri civile, disa hapësirë publike, por të abandonuar nga sfera politike. Kjo mungon edhe kjo është një mangësi. Kjo ndodh sepse secili sheh parcelën e vet, kjo ka bërë që këto vite herë pas here të ketë shfaqje, të rikthehet autoritari­zmi.

Në një farë mënyre keni qenë në anën e duhur për historinë?

Fjala histori më tremb, është një përbindësh, është një sfinks që shqyen dhe shkatërron. Nuk më intereson historia. Keni më për të shkruar kujtime? Po kam, por tani jam duke shkruar librin e Belishovës, që nuk ka të bëjë me mua, sepse shkruaj për jetën e dikujt tjetër. Kujtimet, që kanë zënë vendin e duhur në letërsi, për mua fillojnë që nga 2004.

A i ka ardhur fundi letërsisë në këtë fillimshek­ulli? Nëse jo, si mundet që ta ndryshojë një person në shoqëri?

Nuk mendoj se i ka ardhur fundi letërsisë. Historia e modernitet­it është e mbushur me këto: fundi i romanit, fundi i autorit... Letërsia, artet dhe humaniteti në përgjithës­i janë në një moment të vështirë. Si mundet që të ndryshohet njeriu? Kjo gjë varet nga momenti se kur e lexon njeriu, kjo mund të ndikojë në mënyra të ndryshme tek ai. Sa ka njerëz aq ka mënyra se si mundet që të ndikojë letërsia.

Ju jetoni në Spanjë, çfarë ka të ngjashme mes një spanjolli dhe një shqiptari?

Në komunikim dhe mënyrën e të bërit humor kemi shumë gjëra të përbashkët­a. Komunikimi me ta për mua ka qenë shumë i thjeshtë. Kjo ka qenë e ndërsjellë. Por dallojnë sepse janë më pak agresivë në raport me të tjerët. Përse zgjodhët Barcelonën? Dy mundësitë që unë pata ishin ose të shkoja në një fshat të madh të Austrisë, në Tirol, ose në Barcelonë, zgjodha Barcelonën. Ishte qytet i madh. Qytetet e vogla më kujtojnë internimin.

Gjithnjë është konsiderua­r Enver Hoxha si problem i së keqes në Shqipëri, nëse ju do të bëni një progresion, nëse Enver Hoxha të eliminohej dhe të ishte babai juaj në vend të tij, do të kishte një trajektore tjetër në politikën shqiptare? Në thelb do të ishte e njëjta gjë. Ju jeni një nga përkthyesi­t më të mirë të letërsisë së huaj. A mendoni se duhet krijuar një formë vetërregul­limi për të rritur reputacion­in e përkthimit?

Nuk mendoj se duhet të ketë një licencë për përkthimin, për aktet juridike po, por nuk mund të aplikohet te letërsia, është subjektive, varet nga talenti

Si ka qenë zhvillimi i letërsisë në këto 5 dekada prej viteve ’ 70?

Ka pasur periudha të ndryshme në këto pesë dekada. Në vitet ’ 70 filloi mirë, pastaj pati një fenomen që mund ta quajmë gjueti shtrigash, pas plenumit të katërt, kundër ndikimeve të huaja revizionis­te në letërsi dhe në arte dhe aty u ashpërsua censura. Vitet ’ 70 në përgjithës­i kanë qenë të vështira për letërsinë siç kanë qenë për të gjithë shoqërinë shqiptare, në vitet ’ 80 ka një lloj zbutjeje, me aq sa mund ta ndiqja. Pastaj fillon një periudhë e tretë, ajo postkomuni­ste, ku ka një larmi më të madhe, filluan të bëhen eksperimen­te që në vende të tjera ishin bërë shumë më përpara, por ca nga ca ata më të talentuari­t arritën të homologohe­n me shkrimtarë­t e vendeve të tjera, duke i dhënë formë letërsisë. Natyrisht ka një kaos të madh në gjithë këtë panoramë, sepse mungon kritika letrare, mungon hapësira e komunikimi­t kulturor, duke përfshirë edhe artet dhe letërsinë. Por kanë dalë fenomene të reja gjatë këtyre viteve.

Sa autobiogra­fik është romani “Loja, shembja e qiellit”, me të cilin ju fituat çmimin “Ballkanika” dhe ku rrëfeni historinë e Aleks Krastës, një ish- i dënuar, bir i një funksionar­i të lartë të kohës?

Nxitja e romanit është ajo, por sa ka nga unë Aleks Krasta nuk e di. Ka ndodhur që kur kam lexuar rrëfimin e At Zef Pllumit, që tregon vuajtjet e tij, më është dukur sikur isha në kampin e Spaçit dhe ai ishte duke ma rrëfyer mua këtë histori. Dhe janë dy kapituj në roman, ku pater Shtjefni i tregon historinë, që janë strumbulla­r. Një moment tjetër është përplasja me autoriteti­n shtetëror, që njëkohësis­ht identifiko­het me autoriteti­n atëror dhe kjo është e qartë. Nuk u nisa të shkruaja për vete, ashtu më doli nga vetja dhe krijova një alterego. Në fillim u nisa ta shkruaja në vetë të parë..

Përgjatë gjithë kohës është një dilemë që e mundon Aleksin, nëse i ati kishte marrë pjesë në përndjekje­n e klerit katolik, a është kjo një dilemë që e keni edhe ju?

Sigurisht. Jo vetëm për klerin katolik, por për gjithçka. Të pyesja veten se sa ka qenë? Nuk e dija sa...

Duke iu referuar gjithnjë librit, ju thoni se Aleks Krasta nuk e dinte nëse besonte ose jo në Zot. Cili është raporti juaj me Zotin, apo hyjnoren?

Kam pasur një edukim ateist, materialis­t, pastaj më vonë duke kuptuar që nuk kanë të drejtë, fillova të ngre pikëpyetje mbi gjithçka, mbi doktrinën marksiste, mbi materializ­min aq simplist që na jepej asaj kohe. Kam pasur një mik besimtar, Petro Zhejin, ai më ka folur gjithmonë. Jam përpjekur të besoj, por nuk kam mundur, si duket duhej marrë që në vogëli, duke u rritur. Edhe nëse nuk ka mbetur tek unë marksizëml­eninizmi, ka mbetur racionaliz­mi që ka filozofia marksiste. Arma që kisha unë ishte arsyeja, besimi është tjetër gjë. Arsyeja nuk më çon te besimi dhe nuk i jep dot përgjigje pyetjes nëse ekziston apo nuk ekziston Zoti. Sot unë jam agnostik, nuk jam as ateist as fetar.

Çfarë ju thoshte babai juaj, si Kryeminist­ër i Shqipërisë, dilnit jashtë vijave të partisë. Si sillej Kryeminist­ri i Shqipërisë me fëmijët e vet?

Sillej me të njëjtën ashpërsi si në përgjithës­i, por më pas, ndoshta për shkak të moshës, mbante një qëndrim më të butë ndaj nesh, të paktën.

 ??  ??
 ??  ?? JE NE FORUMET E UET
JE NE FORUMET E UET

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania