Panorama (Albania)

PËRPLASJA NË KUVEND

-

Enkelejd Alibeaj: Ju keni nderin tuaj, por kush nuk është i përfshirë në krim, s’ka pse t’i dalë në mbrojte Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës e Agron Xhafës. Historia është ajo që do ju gjykojë të gjithëve. Tom Doshi: Mos flisni të dy se po bëni zhurmë. Le të flasë.. Ulsi Manja: Unë nuk dëgjoj Babalen në komision mor miku im.

Enkelejd Alibeaj: Ti do dëgjosh bëmat e Babales. Se në qoftë se nuk do të dëgjosh Babalen, nuk duhet të dëgjosh as Fatmir Xhafën, madje edhe më shumë se kaq, do duhet të ndëshkosh moralisht dhe politikish­t edhe Fatmir Xhafën dhe Edi Ramën. 26 maji është ditë kur shqiptarët do flasin, saktë, qartë dhe njëherë e përgjithmo­në. Klevis Balliu: E kam unë radhën për të fol, nuk do flas gjatë. Ulsi Manja: Foli njëri për procedurë, ti këndove dje 2 orë muzikë popullore me motive pogradecar­e ke kënduar.

Enkelejd Alibeaj: Mos u përziej dhe ti si mbrojtës i krimit, lër deputetët të flasin. Ulsi, nuk e kam të gjatë.

Ulsi Manja: Në 26 maj në historinë e parlamenta­rizmit dhe pluralizmi­t politik në Shqipëri ka ndodhur dhunimi më i madh që mund t’i bëhet një opozite. Ajo opozitë ka qenë PSja, ju jeni dhe për të mbrojtur këto të drejta.

Ulsi Manja: Tregoni respekt për avokaten e Popullit sepse ajo flet në emër të popullit. Enkelejd Alibeaj: Po ti s’ke respekt fare për popullin. Ulsi Manja: Ty s’të dëgjoj fare nga ky vesh.. Klevis Balliu: Po ti dhe po të më dëgjosh s’më merr dot vesh mu. Se nuk je aty lart ti.. Ulsi Manja: Unë kam marrë vesh atë tjetrin, jo ty... ( Deputeti Klevis Balliu vazhdon dhe flet) Ulsi Manja: Zonja Ballanca, vazhdoni dhe flisni. Mbledhjen e drejtoj unë.

Erinda Ballanca: Nuk mund të flas dot në të njëjtën kohë me 10 njerëz. Bashkim Fino: Nëse nuk flisni, më mirë ikni.. Erinda Ballanca: Po dhe mund të iki.. nuk mund të flas me 10 njerëz. Më vjen shumë keq zoti Fino. Unë dua që të flas dhe ju të më dëgjoni.. Ky nuk është konflikti im..

Ulsi Manja: O zonjë, regjistroh­et audio... Kërkoja kolegëve të krahut këtej këtë kërkesë.. Po ik se nuk pranoj unë moral nga ai.

Klevis Balliu: Ti pranoje moral nga Saimir Tahiri. Ti e mbrojte 4 vjet dhe sot është në arrest shtëpie.

Ulsi Manja: Sot e mbron baba jot, është bërë avokati më i mirë. Shihe se këto ditë ka pas takim me ministrat e qeverisë socialiste.

Klevis Balliu: Lëre babën tim ti, se s’kruhesh dot aq lart. Je shumë poshtë për t’u marrë me atë pjesë.

Ulsi Manja: Unë nuk rri natën me socialistë­t dhe ditën me demokratët... Unë jam socialist. Klevis Balliu: Ti s’je as socialist, ti je.... Ulsi Manja: Zonja Ballanca, nëse nuk vazhdoni do ta mbyll njëherë e mirë dhe nuk do ta kesh me të drejtën për të fol në këtë komision. Dakord?!

Erinda Ballanca: Nuk është problemi im ky... Nuk kam debat unë këtu.. Nëse ju nuk më dëgjoni. Nuk dua të behëm pjesë e politikës.

Ulsi Manja: Po ky është problemi yt... mbledhja mbyllet këtu..

5 minuta pushim deri sa të mbarojnë konferencë­n e shtypit PD- ja, pastaj vazhdojmë mbledhjen. Enkelejd Alibeaj: Ike dhe ti me bisht ndër shalë... Klevis Balliu: Fshihu ku të duash, këtu do na keni. Më datë 26 do duhet me u përball. Ulsi Manja: Mediat të dalin jashtë.. Bardhi Spahia: Ulsi mos ik.. Mos ik Ulsi..

DEBATI PA MEDIA Xhemal Qefalia: Ti zonjë ki respekt për veten. Unë që jam i interesuar për t’ju dëgjuar. Dhe ju duhet të flisni. Nuk jeni ju personi që vendosni rregullat këtu.

Erinda Ballanca: E para e punës, ju duhet të merreni me ata ( PD) dhe mos u merrni me mua. Xhemal Qefalia: Ju jeni ftuar këtu për t’u dëgjuar.. Erinda Ballanca: Unë se kam respekt për veten, dua që kur të flas ju të më dëgjoni.

Xhemal Qefalia: Në qoftë se do të përcjellës­h mesazhin që je e pavarur...

Erinda Ballanca: Ju nuk mund te merreni me mua. Nëse nuk kanë interes të më dëgjojnë, unë iki. Por ky nuk është problemi im. Unë nuk kam si të filloj të flas kur dy njerëz zihen. Unë kam ardhur e përgatitur me gjithë stafin për të folur.

Tom Doshi: Ti Xhemal je të Komisioni Sigurisë, mos hajde këtu dhe të na tregosh rregullat e mbledhjes... Ti je zëvendësue­s këtu..

Xhemal Qefalia: Unë jam me vendim të kryetarit të Kuvendit. Ti ke ardhur sot për herë të parë, unë kam ardhur gjithmonë këtu.. Tom Doshi: Kush të tha për herë të parë? Xhemal Qefalia: S’ishe dje ti, as pardje. Bashkim Fino: Merre me qetësi. Ne duam të dëgjojmë.. Ata duan të bëjnë retorikë politike, por nuk je ti problemi..

Tom Doshi: Lerë të flasë avokatja, se këta s’dinë as me e respektu...

 ??  ?? Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja
 ??  ?? Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania