Panorama (Albania)

Eksperimen­t i rrezikshëm në Itali

- BERND RIEGERT* * D. W.

Një aleancë të vërtetë "historike" e quajti drejtuesi i "Pesë yjeve", Luigi di Maio, bashkësinë populiste të interesit. Por ende ka një pengesë: mungon ende kryeminist­ri, për personin e të cilit drejtuesit e partisë duhet të bien dakord deri të hënën.

Programi qeveritar, të cilin e sajuan populistët, është para së gjithash një gjë: i shtrenjtë. Ai premton ulje taksash për klientelën e Legës dhe vepra bamirësie sociale për zgjedhësit e "Pesë yjeve". Pensionist­ët synohet të lumturohen dhe njëkohësis­ht të nxitet zhvillimi i ekonomisë. Se si do të paguhen të gjitha këto është e paqartë. Një ngushëllim për rojet e buxhetit të BE- së, hë për hë është që edhe qeveria e re italiane do t'i respektojë rregullat e deficitit. Mbetet shpresa, që realiteti fiskal të jetë një shok shërues për fantazitë populiste.

STANJACION­I NË BE ËSHTË I PROGRAMUAR

Për momentin nuk është për të pasur frikë që "Pesë Yjet" dhe Lega do të sillen njësoj në mënyrë të poshtër si u soll "Syri- za" radikale greke në vitin 2015. Italianët e kanë mësuar mësimin e tyre nga drama e Greqisë. Të dyja partitë kërkojnë negociata të reja për Marrëveshj­et Europiane dhe duan t'i ndryshojnë rregullat në dobi të Italisë. Do të kemi të bëjmë me një proces të gjatë dhe të vështirë, i cili mund të ndihet në të gjitha fushat e politikës.

Qeveria e re italiane kërkon një ndryshim radikal në politikën e migrimit, nuk do të ketë të ardhur të tjerë dhe do të dëbojë qindra- mijëra vetë, në rast nevoje edhe në shtete të tjera europiane. Lega nacionalis­te, e cila është e lidhur me populistë të djathtë francezë, gjermanë dhe holandezë, dëshiron të bëjë një politikë alla Trump, pra, "Italia e para".

Për politikën e konsolidua­r në Bruksel situata mund të bëhet shumë e pakëndshme. Nuk duhet pasur më mendja nëse Gjermania dhe Franca do të ndërmarrin një reformë të eurozonës. Ajo që ka rëndësi tani është të shihet nëse Italia, vendi i tretë për nga madhësia në komuniteti­n monetar, do të ecë në të njëjtin drejtim apo nëse ndjek drejtim krejt tjetër.

Formula e shkurtër në fushatën elektorale ishte: Brukseli e ka fajin thuajse për të gjitha dhe duhet të paguajë - për shembull për kreditë e pambuluara të shumë bankave italiane. Qeveria e re në Romë mund të ndihet e tunduar që të ndërtojë një lloj monedhe virtuale paralele, që të ketë vlefshmëri vetëm mes arkës shtetërore dhe sipërmarrj­eve italiane. Me këtë truk ilegal sipas rregullave evropi- ane, populistët mund të përpiqen që t'i paraqitin të zvogëluara borxhet.

Pyetje me interes mbetet nëse tregjet financiare ndërkombët­are, të cilat e kanë parë deri tani çuditërish­t të qeta shndërrimi­n historik, do të mbeten kaq të qeta. Interesat për kreditë shtetërore italiane janë rritur tashmë, por megjithatë brenda kuadrit të zakonshëm.

UDHËTIM ME ZIGZAGE NË POLITIKËN E JASHTME EUROPIANE

Në politikën e jashtme martesa e populistëv­e në Itali mund të kthehet po ashtu në një makth për europianët. Veçanërish­t "Lega", por edhe "Pesë Yjet" ushqejnë marrëdhëni­e të shkëlqyera me Kremlinin. Të dyja mbrojnë pozicionet ruse. Dhe të dyja i refuzojnë me vendosmëri sanksionet e BE- sëkundër Rusisë. Një qeveri euroskepti­ke, proruse, një koalicion i orientuar ekonomikis­ht në aventura i antipoliti­kanëve në Romë flet për një udhëtim të çmendur me të përpjeta e të tatëpjeta në Europë. Me të vërtetë historik, i rrezikshëm dhe jashtëzako­nisht dramatik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania