Panorama (Albania)

Berisha flet për revoltë, Basha: ‘ Dëshmitari­n X’ po e kërcënojnë, i janë ofruar 200 mijë euro

Basha: Kërcënimi nga të skeduar për vrasje nga zona e Vlorës dhe Fushë- Krujës

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka denoncuar tentativën që është bërë nga njerëz të afërt të ministrit Fatmir Xhafaj për të blerë “Dëshmimtar­in X”, në këmbim të përgënjesh­trimit të deklarimev­e të tij. Në një dalje për mediat në orët e vona të mbrëmjes, Basha deklaroi se i janë ofruar 200 mijë euro një familjari të Albert Veliut, për të kërkuar ndryshimin e dëshmisë së dhënë kundër vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Në këtë orë të vonë të mbrëmjes jam para jush për të denoncuar thellimin e skandalit dhe skenarit kriminal të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt, të cilët po përdorin shtetin e kapur dhe kanë hedhur në veprim strukturat e krimit të organizuar nën urdhrat e tyre për të kërcënuar dhe për t’i bërë presion “dëshmitari­t x”, shtetasit Albert Veliu dhe familjarëv­e të tij. Të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë- Krujës i kanë ofruar një të afërmi të “dëshmitari­t x”, Albert Veliu, 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj përfiton nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale, që ai të përgënjesh­trojë deklarimet e bëra publike”, deklaroi Basha.

AKUZA Sipas kreut të opozitës, këto tentative të Ramës dhe Xhafajt e thellojnë akoma më tepër skandalin ku janë përfshirë. “Çdo përpjekje e Fatmir Xhafajt dhe Edi Ramës për të kërcënuar, intimiduar apo për të blerë “dëshmitari­n x”, thjesht i zhyt edhe më thellë Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramën në skandalin ku janë përfshirë kokë e këmbë. Plani për blerjen, kërcënimet ndaj dëshmitari­t, intimidimi dhe sulmet ndaj gazetarit Jetmir Olldashi nxjerrin zbuluar frikën dhe përfshirje­n e Fatmir Xhafajt dhe Edi Ramës në këtë veprimtari kriminale, për të mbuluar narkoaferë­n e Agron Xhafajt. Hartimi dhe zbatimi i këtij skenari të presionit shtetëror dhe mafioz është arsyeja e vetme pse Fatmir Xhafaj mbahet me thonj pas karriges së ministrit të Brendshëm”, u shpreh kreu i PD- së.

PARALAJMËR­IMI Kryetari i opozitës paralajmër­oi Kryeminist­rin Rama dhe ministrin e Brendshëm Xhafaj, se do të mbajnë përgjegjës­i dhe do të marrin përgjigjen më të ashpër për çdo hap që do të ndërmarrin ndaj “dëshmitari­t X”, Albert Veliu dhe gazetarit Jetmir Olldashi. “Duke dënuar ashpërsish­t këto akte kriminale, dua t’i përsëris sot Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt paralajmër­imin e prerë se për çdo hap që hedhin, për të vënë nën presion Albert Veliun, dëshmitari­n e familjes mafioze Xhafaj, si dhe gazetarin investigat­iv Jetmir Olldashi, përgjegjës do të jenë ata dhe do të marrin përgjigjen më të ashpër nga opozita dhe populli. I parala- jmëroj sot, Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn, para gjithë shqiptarëv­e dhe para gjithë botës: ndal presionit mafioz ndaj dëshmitari­t Veliu dhe gazetarit Olldashi”, tha Basha. Opozita ka paralajmër­uar se do të paraqesë të tjera përgjime, që rëndojnë akoma më tepër pozitat e Fat- mir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme. Protesta e 26 majit, ka për qëllim largimin e Xhafajt nga institucio­ni i Ministrisë së Brendshme, pasi, sipas demokratëv­e, në asnjë vend të Europës nuk ka një drejtues të një institucio­ni kaq të rëndësishë­m me vëlla të dënuar për trafik droge.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i opozitës, Lulzim Basha
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania