Panorama (Albania)

Amnisti për pensionet, kthehen 9.3 milionë lekë

Nga invalidët te minatorët, pensionist­ët që përfitojnë nga vendimi i djeshëm i Qeverisë për amnistinë: Do u kthehen 9.3 milionë lekë

-

Vitin e kaluar, Parlamenti miratoi një amnisti për pensionist­ët invalidë dhe minatorë, të cilët edhe pse merrnin pension, ishin në marrëdhëni­e pune.

Sipas ligjit, këta persona nuk duhet të merrnin pension në rast se ishin në punë. Dje, qeveria vendosi të falë detyrimet e këtyre personave dhe të kthejë mbrapsh, pra, të rimbursojë pagesat, që ata kanë bërë nga data 1 janar 2017 deri në maj të 2017. Por kush janë kategoritë që përfitojnë dhe sa para do të marrin. Kur është miratuar ligji, të dhënat tregojnë se, në të gjithë Shqipërinë janë konstatuar 260 minatorë në pension pleqërie dhe 1473 persona në pension invalidite­ti, nga të cilët 626 invalidë të plotë dhe 847 invalidë të pjesshëm, të cilët kanë qenë të punësuar dhe kanë tërhequr pensionet. ISSH sqaron se “Invalidët e plotë kanë rekomandim nga Komisioni Mjekësor që të mos punojnë, pra, nuk mund të pranohen në punë, ndërkohë që invalidët e pjesshëm mund të punojnë, por me orar të reduktuar apo duhet të ndryshojnë vendin e punës. Nga të dhënat e konstatuar­a nga sigurimet shoqërore rezulton se pjesa më e madhe e këtyre personave kanë gjendjen shëndetëso­re të tillë, që nuk i lejon të punojnë, por vështirësi­të ekonomike, masa e ulët e pensionit të invalidite­tit, i ka detyruar këta persona të punojnë, kryesisht të siguruar me pagë minimale dhe gjatë kësaj kohe kanë tërhequr edhe pensionin. Gjithashtu, është edhe kategoria e invalidëve të pjesshëm, të cilët duhet të punonin me orar të reduktuar dhe mund të përfitonin pensionin, por ulja e pagës do të ndikonte dukshëm në gjendjen e tyre ekonomike dhe kanë vijuar të punojnë edhe kundër rekomandim­eve mjekësore, me orar të plotë”.

SA PËRFITOJNË Në vendimin e djeshëm të qeverisë parashikoh­et që ISSH , brenda një muaji nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, të falë detyrimet dhe të kthejë shumat e detyrimit të falur, por të paguara, nga data 1 janar 2017 deri më datën kur ka hyrë në fuqi ligji i vjetshëm i faljes, në maj të 2017. Por sa para pagua- nin minatorët dhe invalidët që pavarësish­t se merrnin pension, edhe punonin. Sipas ligjit, ISSH i mbante atyre, në rastet kur zbuloheshi­n se merrnin edhe pension, edhe punonin, 50 për qind të shumës së pensionit. Por duke qenë se bëhet fjalë për kategori shumë të varfra, qeveria ka vendosur t’ua falë këtë detyrim, si dhe t’u kthejë paratë e mbajtura gjatë kësaj periudhe. “Efektet financiare, në shumën 9.352.000 lekë, të nevojshme për kthimin e shumave të detyrimeve të paguara nga përfituesi­t për periudhën janar– maj 2017, të përballohe­n nga buxheti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 2018”, thuhet në vendimin e qeverisë. Pra, një muaj pas këtij vendimi, pensionist­ët invalidë dhe ata minatorë, që kanë punuar dhe kanë marrë pension, do të rimbursohe­n për paratë që u janë mbajtur nga pensioni, si dhe do u falen të gjitha detyrimet e tjera. Në ligjin e miratuar vjet, bëhej fjalë për një detyrim, prej mesatarish­t 300 mijë lekësh për person.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania