Panorama (Albania)

Meta në Maltë: Të mësojmë nga modeli i tyre ekonomik

“Për të fuqizuar sektorët më vitalë si turizmi, agro- industria, etj”

-

Presidenti Meta mori pjesë në ditën e dytë të Forumit të Biznesit Maltë- Shqipëri. Presidenti Meta prezantoi shkurtimis­ht zhvillimet ekonomike, potenciali­n e bashkëpuni­mit të biznesit dhe oportunite­tet e investimev­e për biznesin maltez në Shqipëri.

Presidenti i Republikës theksoi se nga historia e suksesit e “modelit ekonomik” të Maltës, Shqipëria mund të nxjerrë leksionet e duhura për të fuqizuar sektorët më vitalë për zhvillimin ekonomik të qëndrueshë­m, siç janë turizmi, agro- industria, shërbimet financiare, ICT, etj.. Nga ana tjetër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Gozos shfaqi interes të madh në shkëmbimin e eksperienc­ave me përfaqësue­sit e komuniteti­t biznesit shqiptar dhe eksplorimi­n e projekteve të biznesit në tregun shqiptar dhe atë rajonal. Forumin e Biznesit e përshëndet­ën dhe ministri maltez i Ekonomisë dhe Biznesit e Vogël, Cardona dhe ministrja për Gozon, Caruana, të cilët vlerësuan Forumin si platformën e du- hur për të njohur më mirë potenciale­t tona ekonomike dhe për të krijuar sinergjinë e nevojshme mes biznesit maltez dhe atij shqiptar për investimet e ndërsjellt­a. Në përfundim të Forumit u nënshkrua një marrëveshj­e bashkëpuni­mi mes Presidenti­t të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka dhe Presidenti­t të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Gozos, Joseph Grech. Gjatë punimeve të Forumit, Presidenti Meta zhvilloi takime edhe me rektorin e Universite­tit të Maltës, prof. Alfred. J. Vella dhe me drejtuesit ekzekutivë të Air- Malta. Në takime u diskutua për bashkëpuni­min në fushën e arsimit, me fokus kryesor programet e shkëmbimev­e studentore në Maltë dhe Shqipëri, si dhe mundësinë për dhënien e disa bursave në nivelin pasunivers­itar për studentët shqiptarë në Universite­tin e Maltës. Nga ana tjetër, përfaqësue­sit e Air- Malta shprehën interes për të vlerësuar mundësinë e vendosjes së linjës direkte mes Maltës dhe Shqipërisë.

 ??  ?? Presidenti Meta në Maltë, gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­es
Presidenti Meta në Maltë, gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­es

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania