Panorama (Albania)

Modeli ekonomik për zhvillim afatgjatë

- PËRPARIM SPAHIU

Fondi Monetar Ndërkombët­ar bën me dije së fundmi se qeveria nuk ka mundur të mbajë angazhimet për uljen e borxhit publik. Fondi parashikon që goditjet makrofiska­le që vijnë nga rritja e ngadaltë, inflacioni i ulët, paqëndrues­hmëria e normave të interesit dhe kushtet e tregtisë, mund ta çojnë detyrimin publik në 80 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, para vitit 2023.

Pra, siç shihet, ajo që qeveria, prej pesë vitesh, ka pasur si flamur të politikave të saj, uljen e borxhit në 60 %, sot duket e pamundur dhe e dështuar. Ulja e borxhit do të mundësohej nga: - Rritje e mëtejshme e taksave dhe tatimeve, kërkesë kjo dhe e FMM ( personalis­ht jam kundër, pasi vazhdojmë te jemi vend me evazion të lartë dhe çdo rritje do kishte efektin e kundërt, siç ndodhi me rritjen e tatimfitim­it, si dhe uljen e mëtejshme të konkurrues­hmërisë në rajon. Jemi vendi me barrën fiskale më të lartë).

- Uljen e shpenzimev­e dhe investimev­e direkte.

- Rritje ekonomike, rritje e shërbimeve dhe prodhimit në vend ( PBB).

Unë nuk po ndalem në dy të parat, pasi janë dy çështje që në shumicën e rasteve trajtohen politikish­t, në bazë të orientimev­e të veçanta që parti të ndryshme politike synojnë të bindin elektorate­t e tyre që të votohen.

Besoj fort që vendi ynë ka kapacitet të pashfrytëz­uar, sa i takon një rritjeje të qëndrueshm­e ekonomike, afatmesëm, por dhe afatgjatë. Shqipëria e ka të bazuar ekonominë e saj tek aktivitete­t e shërbimeve dhe të tregtisë. Pesha e sektorit pa një rritje të shpejtë, pas viteve 1990 dhe aktualisht, zë 52% të strukturës së Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mbi 85% e ndërmarrje­ve operojnë në aktivitete­t e shërbimeve dhe sektori ka të angazhuar 57% të fuqisë punëtore në vend. Linja e tregtisë dominon sektorin, ku tregtia e automjetev­e dhe pasurive të paluajtshm­e kanë peshën më të madhe në PBB, me rreth 7% secila.

Pavarësish­t zhvillimit spontan të deritanish­ëm, vendi i ka të gjitha shanset për t'u kthyer në rrugë të mbarë dhe të shfrytëzoj­ë përparësit­ë krahasuese që i ka falur natyra ( klimën, pasuritë natyrore, pozicionin gjeografik) dhe ato njerëzore ( forcën e arsimuar dhe me njohje të gjuhëve të huaja).

Dobësitë strukturor­e, si eksportet e padiversif­ikuara dhe me vlerë të ulët të shtuar, mungesa e kompanive të sofistikua­ra, duhet të kthehen në avantazhe përmes vizionit afatgjatë.

Shqipëria ka mundësi të zhvillojë eksportin e shërbimeve të teknologji­së së informacio­nit, shërbimet e të cilave janë më të paguarat. Vendet e rajonit po injektojnë në ekonomitë e tyre miliona euro nga zhvillimi i eksportit të shërbimeve të IT dhe industrisë automative, por Shqipëria ende mbetet e nënzhvillu­ar, edhe në këtë aspekt, për shkak të trupës së kufizuar të burimeve njerëzore që iu duhen gjigantëve botërorë të IT- së. Shërbimet sociale me fokus kujdesin për të moshuarit shihen me perspektiv­ë për rritjen e vlerës së sektorit. Në shërbimet mjekësore, Shqipëria shihet avantazhue­se, për shkak se Universite­ti i Mjekësisë nxjerr burime njerëzore konkurrues­e me vendet europiane.

Bujqësia, dikur e lënë pas dore, është kthyer sërish në vëmendje të sipërmarrj­eve dhe po tërheq investime të shumta, por ka nevojë për orientim dhe investime drejt ciklit të mbyllur, ku mbështetja e shtetit mbetet parësore.

Industria e nxjerrjes së naftës dhe mineraleve ka dëshmuar deri tani të ketë qenë peng i kontratave koncesiona­re, të hartuara keq, që kanë sjellë pak vlerë të shtuar për vendin, që është i bekuar nga burime të shumta natyrore. Për më tepër, koniunktur­a e pafavorshm­e e çmimeve në tregjet ndërkombët­are e zbehin më tej rolin e këtij sektori në ekonomi.

Teksa rajoni po amortizon luhatjet e çmimeve të naftës, duke u diversifik­uar drejt industrisë, kryesisht asaj të automjetev­e dhe produkteve mbështetës­e të saj, Shqipëria, të paktën në afatin e mesëm, nuk e kap këtë ritëm për shkak të mungesës së burimeve njerëzore të përshtatsh­me. Më shumë shanse ka diversifik­imi i Call Center- ave, përtej thjesht thirrjeve telefonike, por duke ofruar për të tretët, edhe shërbime profesiona­le me vlerë të shtuar më të lartë, si ato informatik­e apo financiare.

Infrastruk­tura dhe energjia mbeten prioritete të përhershme strategjik­e, që mund ta kthejnë vendin në një nyje rajonale. Shanset për zhvillimin e turizmit janë zbehur pas masakrës në një pjesë të madhe të bregdetit, megjithatë ai vijon të mbetet prioritet, sidomos e kombinuar me turizmin ushqimor.

EKSPORTET

Në Shqipëri, shitja e produkteve natyrore ka dominuar. Ndonëse pesha e këtyre produkteve, që kryesisht janë pasuri natyrore, në eksporte është e lartë, kontributi i tyre në ekonomi është minimal, sidomos në drejtim të të ardhurave buxhetore. Bazë është renta minerare, ndërsa sa i takon tatimfitim­it, ai është minimal pasi shumë kompani deklarohen me humbje ose fitime të pakta.

Tekstilet dhe këpucët janë një tjetër grup i rëndësishë­m, që siguron 40% të eksporteve në 2017, duke pasur si avantazh kryesor koston e lirë të punës. Dukshëm kjo industri ka qenë e rëndësishm­e për punësimin e shtresave të varfra të shoqërisë.

Në total, shitja e pasurive dhe krahut të lirë të fuqisë punëtore na siguron rreth 80% të eksporteve. Ajo që duhet bërë! - Mbyllja e ciklit të plotë të prodhimit të këpucëve dhe veshjeve, gjë e cila do të krijonte hapësira të reja për biznes ( vetëm prodhimi i këpucëve do të aktivizont­e 50 linja të reja prodhimi aksesorësh për prodhimin e saj).

- Lobimi për tërheqjen e industrisë automative.

- Fokus mbi orientimin e shërbimeve nga vlera e shtuar si: shërbime IT, shërbime konsulence dhe ato shëndetëso­re.

BUJQËSIA

- Sektor potencial ai i fruta- perimeve. Përpunimi dhe gjithë zinxhiri i vlerës së shtuar i lidhur me sektorin.

- Paketë më e mirë ligjore mbi tokën bujqësore dhe ligjin mbi kooperativ­at ose shoqatat bujqësore. Kjo do të rriste shumë ekonominë e shkallës në bujqësi e, si rrjedhojë, rritje më të madhe në ekonomi.

Certifikim­et ndërkombët­are dhe adaptimi i teknologji­ve bujqësore bashkëkoho­re. Financimi të adresohej më shumë në infrastruk­turë si dhe krijimin e garancive për bankat në kreditimin e sektorit. Subvencion­imi nuk ka pasur rezultatet e dëshiruara. Në rajon edhe më gjerë, mund të hasim me plot modele të suksesshme ekonomike, në plan afatmesëm apo afatgjatë. Çelësi i suksesit të një programi ekonomik, mbetet padyshim vullneti politik. Në rastin e Shqipërisë, nuk mungojnë as idetë dhe as modelet inovative ekonomike. Thjesht, kemi një qeveri të paaftë për të adresuar vendin në një ekonomi jo vetëm me rritje, por dhe konkurrues­e në rajon e më gjerë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania