Panorama (Albania)

Arratisje spektakola­re nga Gjykata e Vlorës, ikën i dënuari për pengmarrje

Mikel Kasaj kërceu mbi tavolinë. Iu shpëtoi efektivëve sapo trupa gjykuese dha vendimin, ku ai dënohej me 3.4 vite burg

- Mikel Kasaj

I arratisuri i djeshëm, Mikel Kasaj, akuzohej për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpuni­m. Ai u arrestua më 18 tetor të vitit 2017, pasi për një borxh rreth 8 milionë lekë të vjetra kanosi dhe tentoi të merrte peng të dëmtuarin, i cili e denoncoi më pas.

I riu arratiset nga Gjykata e Vlorës menjëherë pasi trupa gjykuese shpalli vendimin për dënimin e tij me 3.4 vite burg.

Ashtu sikurse është regjistrua­r edhe në kamerat e sigurisë së Gjykatës, ngjarja ndodhi dje në orën 10: 22, kur 29vjeçari Mikel Kasaj ka pasur një reagim krejt të papritur, duke përfituar nga mungesa e prangave në momentin që po lexohej vendimi. Ai është hedhur mbi tavolinë dhe ka depërtuar nga dera ku futet trupa gjykuese në sallë. Janë dashur vetëm 19 sekonda që i riu të përshkojë me vrap që nga kati i dytë i Gjykatës deri në oborrin e saj. Dy punonjësit e Policisë së Paraburgim­it në Vlorë janë vënë në ndjekje të tij menjëherë sapo ai kapërceu tavolinën ku ndodhej edhe një avokat mbrojtës. Siç duket nga kamera e sigurisë, salla nuk ka një kafaz për të pandehurin, çka do të kishte evituar edhe këtë arratisje spektakola­re të tij. Në fakt, kreu i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluçi, e ka paralajmër­uar edhe më parë një ngjarje të mundshme të kësaj përmase, pasi herë pas here ai ka bërë thirrje edhe nëpërmjet mediave për të shtuar masat e sigurisë në këtë gjykatë.

I arratisuri i djeshëm, Mikel Kasaj, akuzohej për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpuni­m. Ai u arrestua më 18 tetor të vitit 2017, pasi për një borxh rreth 8 milionë lekë të vjetra kanosi dhe tentoi të merrte peng të dëmtuarin, i cili e denoncoi më pas. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 5 vite burg për të riun, por Gjykata, duke pranuar edhe gjykimin e shkurtuar, vendosi dje dënimin e tij me 3.4 vite. Në momentin para se të largohej nga salla e gjyqit, 29- vjeçari ishte i shoqëruar vetëm nga dy punonjës Policie të Paraburgim­it Vlorë, të cilët ishin të pozicionua­r pas tij. Këta të fundit u gjendën në befasi dhe mjaftoi shkëputja me pak sekonda para tyre që i pandehuri të mund t’i shpëtonte kapjes së tyre. Në një kohë mjaft të shpejtë, i arratisuri u gjend në oborr, më pas, duke vrapuar, ai ka marrë drejt bulevardit kryesor për në drejtim të sheshit të flamurit, nga ku më pas humbi edhe gjurmët. Siç mësohet në Gjykatë, ai ka qëlluar me grusht edhe shoferin e kryetarit të Gjykatës, i cili tentoi ta ndalonte. Policia e Vlorës, e sinjalizua­r për ngjarjen, është vënë menjëherë në kërkim të të arratisuri­t. Ndërkaq, po bashkëpuno­het edhe me familjarë të tij me qëllim që ai të vetëdorëzo­het. Dje në sallë, në momentin e arratisjes, ishin edhe të afërm të tij, të cilët nuk reaguan për ta ndaluar atë. Gjithsesi, deri më tani nuk rezulton që të ketë pasur një bashkëpuni­m për arratinë e tij. “Pamë një person që doli nga Gjykata duke vrapuar. Askush nuk e mendoi se ai mund të ishte një i arratisur. Askush nuk tentoi ta ndalonte. Menduam se po vraponte për punët e tij. Më pas mësuam se çfarë kishte ndodhur”, u shpreh një dëshmitar, i cili thuajse është shkëmbyer në rrugë me të arratisuri­n.

 ??  ?? Mikel Kasaj
Mikel Kasaj
 ??  ?? I arratisuri në oborrin e Gjykatës
I arratisuri në oborrin e Gjykatës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania