Panorama (Albania)

Vllaznia bie nga Superliga, Skënderbeu ngre trofeun e kampionit

Korçarët festojnë titullin e tetë, Kamza mbetet në Superiore

-

Partizani nuk "zhgënjen" dhe merr hak deri në fund ndaj Vllaznisë.

Jo vetëm që e mposhti në ndeshjen direkte në javën e 34- ët të Superiores, por dje nuk bëri asnjë sforco që jo vetëm t'i merrte pikë Kamzës, por edhe t'i shënonte megjithëse se kishte një lloj mpirje të kamzalinjv­e dhe një lloj druajtje gati të pabesueshm­e për të shënuar gola të tjerë në portën e Partizanit, që ishte praktikish­t i pamotivuar. Por, pavarësish­t kësaj humbjeje, Partizani pothuajse ka siguruar një vend në Europë. Gjithsesi, me verdiktet e djeshme, kamzalinjt­ë janë ata që do të jenë sezonin e ardhshëm në Superiore dhe Vllaznia do të detyrohet të luajë në Kategorinë e Parë. Partizani e mbylli sezonin ashtu si edhe e nisi, me humbje. Të kuqtë i kanë bërë një nder Kamzës në takimin e djeshëm, ku ishin dukshëm të pamotivuar. Të kuqtë e kanë pasur të vështirë të motivohesh­in edhe pse lutjet e shkodranëv­e gjatë gjithë javës kanë qenë të mëdha, që të luanin për të marrë të paktën një pikë në këtë ndeshje. Në pjesën e parë rastet për shënim janë me pikatore dhe kamzalinjt­ë duket sikur hezitojnë që të shënojnë. Për statistikë, gjuajtja e parë e të kuqve në drejtim të portës së Kamzës, ishte në minutën e 36'- të me anë të Belicës, por që ka përfunduar jashtë. Asgjë tjetër për të shënuar në këtë pjesë të parë, ndërsa me fillimin e së dytës vjen edhe goli i mbijetesës për miqtë. Raçiç del i vetëm përballë portierit Xhika dhe nuk shënon vetë, por pason për Rezin që me portën e boshatisur e ka të lehtë për të shënuar dhe festuar. Minutat e mbetura të takimit do të jenë të mërzitshme, edhe pse rastet më të mira për të shënuar i kanë të besuarit e trajnerit Ahmataj, që shpërdoroj­në. Ndërsa Partizani qarkullon topin pa krijuar raste të rrezikshme në portën kundërshta­re, që mund të sillnin edhe golin e barazimit.

SKËNDERBEU­VLLAZNIA

Festë dhe lot. Për Skënderbeu­n ishte një ditë feste, pasi u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit kampion të tetë në historinë e klubit. Ndërsa te shkodranët, ka lot dhe hidhërim. Edhe pse korçarët u treguan shumë bujarë me shkodranët që fituan me rezultatin e thellë 5- 1, suksesi i Kamzës ndaj Partizanit në kryeqytet, zhvlerësoi gjithçka. Kuqeblutë bien në Kategorinë e Parë pas 57 vitesh. Lojtarët shkodranë kanë dalë nga fusha të përlotur pas ndeshjes kur kanë marrë vesh fitoren e Kamzës ndaj të kuqve. Nga ana tjetër, kreu i FSHF- së, Armand Duka, u rikthye në Korçë pas mungesës në festën e titullit në 2016- ën. Kreu i FSHF- së i dorëzoi trofeun e titullit kampion Skënderbeu­t, në një ceremoni festive që u ndoq nga mijëra tifozë.

Ndeshja - Për sa i përket lojës, gjithçka u luajt si në një "teatër" me korçarët që nuk ishin të motivuar, ndërsa shkodranët kërkonin fitore me goleadë për të shpresuar deri në fund te mbijetesa. Megjithatë, Vllaznia kalon shpejt në avantazh, që në minutën e 18- të. Një pasim i saktë për Kalanë, që fiton penallti pas ndërhyrjes së portierit. Nga pika e bardhë godet saktë Sukaj dhe 0- 1. Pas 10 minutash janë sërish shkodranët që shënojnë golin e dytë. Edhe një rast të pastër që krijuan në pjesën e parë, vendësit nuk e shfrytëzua­n. Pjesa e dytë nis më mirë për korçarët që ngushtojnë diferencën me anë të Gripshit. Pas këtij momenti, në fushë duket vetëm Vllaznia. Trajneri Kraja bën disa zëvendësim­e, ndërsa Çinari shënon golin e tretë. Më pas, Malota lihet plotësisht i lirë në zonë pas një goditje këndi dhe shënon golin e 4- t për Vllazninë. Shkodranëv­e u duhet minimalish­t një fitore me 4 gola diferencë për të shpresuar që Partizani të dalë minimalish­t barazim me Kamzën. Në minutën e 78- të, Çinari shënon edhe golin e 5- të për Vllazninë, ndërsa portieri i Skënderbeu­t nuk interesohe­t shumë që ta ndalë topin, edhe pse ishte një goditje e lehtë. Në fund, korçarët bëhen gati për festë, ndërsa te shkodranët ka lot kur mësojnë se Kamza ka fituar me Partizanin. Vllaznia do të zbresë një kategori më poshtë pas 57 vitesh.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Te Vllaznia, në lot pasi mësojnë fitoren e Kamzës dhe verdiktin që do të bien në Kategorinë e Parë
Te Vllaznia, në lot pasi mësojnë fitoren e Kamzës dhe verdiktin që do të bien në Kategorinë e Parë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania