Panorama (Albania)

“Karagjozë”-“palaço”, PD vetëm për Xhafajn në Kuvend

Ulsi Manja: Mos u bëni kalamaj! Balliu: Tufë palaçosh!

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Opozita i ka qëndruar skenarit të bllokimit të komisionev­e parlamenta­re këtë të mërkurë në Kuvend. Përfaqësue­sit e opozitës kanë vendosur të pamundësoj­në vijimin normal të diskutimit të ligjeve në Kuvend për aq kohë sa maxhoranca dhe vetë Kryeminist­ri nuk mbajnë një qëndrim për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve nuk mundi të ketë normalitet për asnjë moment të sajin, ndërkohë që deputeti i PD- së, Klevis Balliu, për mbi 30 minuta ripërsërit­i pyetjen e tij se a ka vend në BE, ku një ministër i Brendshëm ka vëlla të dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Tensionet në sallën e komisionit përfshinë edhe vetë përfaqësue­sit e maxhorancë­s ku në të paktën dy raste, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u përplas me kolegët e tij të PS- së, Jurgis Çyrbja dhe Alket Hyseni.

DEBATI NË KOMISIONIN E LIGJEVE

Klevis Balliu: A mund të ma japësh fjalën për procedurë? Ulsi Manja: Nuk shkon të flasësh ti pas dy profesorëv­e të nderuar. Të lutem tani. Nuk më duket normale. Zhurma duhet sepse ju do të ikni pas zhurmës, por nuk është normale.

Klevis Balliu: Kam katër ditë që kam kërkuar fjalën. A ka mundësi të bëj një pyetje për të gjithë deputetët e maxhorancë­s? Nuk është serioze kjo. Po bëhemi një tufë me karagjozë këtu. Ulsi Manja: Zonja Çinari, vazhdoni. Dorina Çinari ( zv/ ministre): S’kam mundësi të flas nga zhurmat. Ulsi Manja: Vazhdo edhe pa mikrofon… Dorina Çinari: Projekti, linja e transmetim­it… Enkelejd Alibeaj: Prit, moj, prit ti. Po flet deputeti aty, ke respekt ti? Ça na thua linja e transmetim­it tani?

Klevis Balliu: Z. kryetar, kam 4 ditë që të kërkoj fjalën, përse ke frikë? Dje ike në drejtim të paditur, sot bën lojën e radhës. Pyetja ime është: Cili nga ju mendon se është normale që në një vend demokratik të ketë një ministër të Brendshëm, ku i vëllai është dënuar për trafik droge me 7 vjet e dy muaj burg.

Ulsi Manja: Ju lutem, kalojmë direkt në votim. Kush është dakord në parim? Klevis Balliu: Pse nuk kthen përgjigje asnjëri? Ulsi Manja: Kundra s’ka? Abstenim? Miratohet. Klevis Balliu: Më ktheni një përgjigje. Ulsi Manja: Vazhdojmë me pikën e dytë. Klevis Balliu: Po çfarë pika e parë, pika e dytë. Pika që nuk ju bie juve. Ça pikash do bëni ju? Keni ngelur pa pika, vetëm me viza kokaine. Vizat po ju drejtojnë.

Ulsi Manja: Sa bukur këndon mo, sa bukur këndon. Ke dy ditë që këndon në Komision të Ligjeve, u kënaqe.

Klevis Balliu: Po ka më bilbil se ty? Ke 8 vjet që bën bilbilin.

Ulsi Manja: Dje ishe me motive Pogradeci, sot me motive Tirane, u kënaqe.

Klevis Balliu: Unë bëj pyetje që i interesojn­ë opinionit publik.

Ulsi Manja: Po ku di ti të bësh pyetje? Ty s’të kanë thënë njeri punë e mbarë deri sot në jetën tënde. T’i s’ke punuar një ditë në jetën tënde. Zotërinj të ministrisë, zini vendet, sa të mbarojë këngën z. Balliu. Keni ndonjë koment? Jeni dakord? Atëherë, relatori z. Çyrbja, vazhdoni ju. Jurgis Çyrbja: Po të hapin mikrofonat këta. Klevis Balliu: Përse nuk i përgjigjen­i pyetjes, përse jeni bërë një maxhorancë memecësh?

Ulsi Manja: Z. Çyrbja, përse nuk e shtyp mikrofonin? Ke ngrënë bukë apo jo? Shtype pra mikrofonin.

Jurgis Çyrbja: Z. kryetar, jemi dakord me këtë projektlig­j. Në këto kushte jam dakord ta hedhim në votim.

Ulsi Manja: E hedhim në votim. Kundër ka? Abstenim? Miratohet.

Klevis Balliu: Bravo, Enver Hoxha vazhdon miraton. Ulsi bëje atë ligjin ku qeveria dhe institucio­net të mos inkrimino- hen. Përse nuk kthen përgjigje?

Ulsi Manja: Zotëri, jam për punë unë këtu. Nuk jemi në mbledhje partie. Juve ju ka ndodhur gjëma, por akoma nuk jeni duke e marrë vesh. Më dëgjoni mua. Kur je krenar ti, që ke në krye të opozitës një njeri që akuzohet për 250 milionë euro. Klevis Balliu: Më kthe përgjigje? Pse s’kthen përgjigje? Ulsi Manja: Po boll, se më shurdhove mo. Klevis Balliu: Po ti ua ke nxirë jetën shqiptarëv­e, po më bëhet vonë mua se u shurdhove ti.

Ulsi Manja: Po boll, se na shurdhove. E ka marrë vesh opinioni publik që je bërë deputet. Ka tri ditë. Je deputet i Pogradecit.

Klevis Balliu: Vetëm këtë më thuaj. A është normale që vëllai i ministrit të Brendshëm ta ketë vëllain në burg?

Ulsi Manja: Po ta jap unë përgjigjen. Këtë përgjigje e ka dhënë opinionist­i Fahri Balliu. “Është shumë normale”, ka thënë.

Alket Hyseni: Do të kërkoja, duke qenë se janë disa çështje për të diskutuar edhe me ekspertët që kanë formuluar ligjin, dhe duke qenë se drafti ka ndryshime të mëdha, unë kërkoj shtyrjen e diskutimit për mbledhjen tjetër.

Ulsi Manja: Z. Hyseni, faleminder­it për sugjerimin, por pro- jektligjet në Kuvend nuk mund të jenë çështje të oreksit të opozitës. Alket Hyseni: Unë po të bëj propozim. Ulsi Manja: Të lutem! Do vazhdojmë me rendin e ditës. Nuk miratohet kërkesa. Alket Hyseni: Unë po të sugjeroj diçka, hidhe në votim. Ulsi Manja: Jo, është një sugjerim. Mbledhjen e drejtoj unë. Alket Hyseni: Ma hap mikrofonin. Ulsi Manja: A e bërë sugjerimin? Çështja e rendit të ditës nuk hidhet në votim.

Alket Hyseni: A bëre pyetjen? Hape mikrofonin, të jap përgjigjen. Ulsi Manja: Po, jo, mo, nuk dua përgjigje prej teje. Alket Hyseni: Po hape pra mikrofonin. Enkelejd Alibeaj: Mos u zini me njëri- tjetrin tani, se nuk është vendi të diskutojmë për çështjet që nuk keni rakorduar ju. Ulsi Manja: Do kalojmë në rendin 14, mos bëni si kalamaj? Enkelejd Alibeaj: Ore, do rregullosh gjuhën ti? Kujt i flet ashtu? U bëre ti?

Klevis Balliu: Ju jeni kalamaj. Shkoni mësoni të flisni me njëri- tjetrin. Na tregoni ju. Një tufë karagjozës­h. Një tufë palaçosh.

 ??  ?? GJATE DEBATEVE NE KOMISIONIN E LIGJEVE
GJATE DEBATEVE NE KOMISIONIN E LIGJEVE
 ??  ?? Klevis Balliu, dje në Komisionin e Ligjeve
Klevis Balliu, dje në Komisionin e Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania