Panorama (Albania)

Ulqini: Opozita të mos publikojë gjërat e këqija

“Duhet t’ia çojë Kryeminist­rit dhe t’i thotë, hiqi këta”

-

Maxhoranca akuzoi opozitën në Komisionin e Integrimit se me lojën e saj politike po pengon çeljen e negociatav­e. Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS, Taulant Balla, i kujtoi opozitës se nuk ka bashkëpunu­ar për çeljen e negociatav­e, ndërkohë theksoi se Xhafaj po godet aty ku dhemb më shumë për deputetët e PD. “Jua them troç, që ju nuk keni kontribuar fare në këtë proces të rëndësishë­m. Ku kemi komunikuar së bashku? Ne duhet të ishim bashkë sot në Holandë apo në Gjermani. Fatmir Xhafaj po ju godet atje ku ju dhemb shumë juve. Edhe Luli e di këtë punë. Sali Ram Berisha quhet regjisori i kësaj historie”, tha Balla. Deputeti i PS- së, Musa Ulqini, deklaroi se përgjimi i publikuar nga PD është bërë në muajin tetor dhe u shfaq tani, kur shqiptarët presin çeljen e negociatav­e. “Si ka mundësi që një kasetë që është bërë në tetor, u shfaq tani?! A ka mundësi që opozita edhe gjërat e këqija që nuk janë pak në këtë vend t’i marrë dhe t’ia çojë Kryeminist­rit edhe t’i thotë këto gjëra mi hiq se do t’i bëj publike. Sepse është një e mirë e të shqiptarëv­e që këto ditë të mbajmë gojën”, tha Ulqini. Ndërkohë, deputetja e PD- së, Jorida Tabaku, deklaroi se opozita ka dhënë kontributi­n e saj në vazhdimësi për integrimin e vendit, por Shqipëria vijon të jetë peng i krimit. Sipas deputetes së PD- së, qeveria është dorëzuar në luftën kundër krimit, ndërkohë që opozita po vijon të luajë rolin e saj në shërbim të vendit. “Shqipëria fatkeqësis­ht është peng i krimit, është peng i atyre që sot organizojn­ë trafikun e drogës. Unë e kuptoj që qeveria është dorëzuar, por ne si opozitë do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë deri në fund”, tha Tabaku.

 ??  ?? Deputeti i PS, Musa Ulqini, dje gjatë Komisionit të Integrimit
Deputeti i PS, Musa Ulqini, dje gjatë Komisionit të Integrimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania