Panorama (Albania)

Skenarët e protestës së PD, Basha: Bashkohuni kundër qeverisë së krimit

-

Opozita do të protestojë këtë të shtunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Pas publikimit të përgjimeve dhe intervistë­s së “Dëshmitari­t X” për vëllain e Fatmir Xhafajt, demokratët pritën për 48 orë një qëndrim nga Kryeminist­ri Rama, i cili ndryshe nga bindja, që kishin demokratët, nuk e shkarkoi dhe doli në mbrojtje të ministrit të Brendshëm. Basha thirri dje në selinë blu, deputetët e PD- së në Tiranë dhe krerët e degëve lokale në kryeqytet, për të dhënë udhëzime për organizimi­n e protestës. Burime nga selia blu bëjnë me dije se Basha ka kërkuar një pjesëmarrj­e masive në protestë, duke kërkuar që çdo anëtar i PD- së të trokasë derë më derë, për të ftuar qytetarët të protestojn­ë. Basha do të organizojë edhe disa takime ditën e premte, për të vendosur përfundimi­sht për mbarëvajtj­en që do të ketë protesta, por disa prej deputetëve demokratë kanë deklaruar se do të jenë në shesh bashkë me familjen, për të paralajmër­uar se dhuna nuk është skenar. Kreu i PDsë, Lulzim Basha, i bëri thirrje qytetarëve të jenë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” këtë të shtunë, në protestën kombëtare të opozitës. “E vetmja forcë që mund ta ndalë këtë të keqe është bashkimi ynë. E vetmja forcë që mund ta mposhtë këtë të keqe është bashkimi ynë. Ju ftoj të gjithëve të bashkohemi në protestën kombëtare të 26 majit për një Shqipëri të çliruar nga qeveria e lidhur me krimin. Për një Shqipëri të çliruar nga qeveria antipopull­ore e Edi Ramës, që ka tradhtuar interesat e qytetarëve duke bashkëpunu­ar haptas me krimin për pushtetin dhe pasurinë e tij. Për një Shqipëri të çliruar nga qeveria antieuropi­ane, që me rekordet e saj të bashkëpuni­mit me krimin dhe korrupsion­in, është kthyer në pengesën për ëndrrën e të gjithë shqiptarëv­e për Shqipërinë si gjithë Europa”, tha Basha.

 ??  ?? Basha, gjatë protestës së fundit të PD
Basha, gjatë protestës së fundit të PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania