Panorama (Albania)

Negociatat me BE, Xhafaj dhe kryebashki­aku Veliaj për lobim në Holandë

Veliaj takon kryebashki­akun e Roterdamit, Ahmed Aboutaleb: Shqipëria e meriton hapjen e negociatav­e për integrimin në BE

- ARISTIR LUMEZI

Ministrat, Gjonaj dhe Xhafaj, bashkë me kryebashki­akun Veliaj kanë zhvilluar takime në Holandë në mbështetje të hapjes së negociatav­e të Shqipërisë me BE- në.

Gjonaj dhe Xhafaj morën pjesë në një seancë dëgjimore në Komisionin për Drejtësi dhe Siguri të Parlamenti­t të Holandës. Ministrja Gjonaj vlerësoi ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe rëndësinë e krijimit të një sistemi gjyqësor transparen­t, të pavarur, të paanshëm dhe efecient në funksion të zhvillimit të shtetit të së drejtës dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Ajo vlerësoi Holandën për asistencën teknike dhe financiare të ofruar që nga fillimi i kësaj reforme, si dhe në zbatimin e saj. Në përgjigje të çështjeve të ngritura nga parlamenta­rët, u bëri me dije rezultatet e deritanish­me të vetingut, si dhe besimin e saj që procesi i vetingut për 57 gjyqtarë dhe prokurorë të listës prioritare do të përfundojë shumë shpejt, duke sjellë ngritjen e institucio­neve të reja me kandidatë të pastër dhe të vetuar, procese këto që ndikojnë në rikthimin e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë.

Kriminalit­eti shqiptar në Holandë ishte një tjetër çështje e ngritur nga parlamenta­rët në këtë takim. Në përgjigje të saj, ministri Xhafaj u shpreh se “ne e njohim këtë shqetësim dhe kemi gjithë vullnetin e duhur për ta adresuar atë”. “Për vetë natyrën e këtij kriminalit­eti, bashkëpuni­mi ndërmjet dy vendeve tona, është mëse i domosdoshë­m. Shpesh, çështje të tilla mediatizoh­en dhe ndikojnë në perceptimi­n e publikut, megjithatë, ministri u bëri atyre me dije sem sipas statistika­ve zyrtare holandeze, në burgjet holandeze ndodhen vetëm 64 shtetas shqiptar, pjesa dërrmuese e të cilëve ndodhen në paraburgim. Pra, është mëse e do- mosdoshme që të dy palët të zhvillojnë analiza dhe hetime të përbashkët­am bazuar në të dhëna konkrete dhe jo në perceptime”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u takuan dje me kryetarin e Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb. Në takim morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucio­neve ligjzbatue­se holandeze. Veliaj theksoi se Shqipëria e meriton hapjen e negociatav­e për integrimin në BE, pasi ka bërë reforma të mëdha në forcimin e shtetit ligjor dhe në zhvillimin ekonomik të vendit. “Kemi bërë një punë të jashtëzako­nshme, duke filluar nga Kryeminist­ri deri tek autoritete­t më modeste lokale, për të krijuar një Shqipëri evropiane, nga Reforma në Drejtësi, te mënyra se si menaxhohen territoret, përgatitje­t për turizmin dhe publicitet­i pozitiv që Shqipëria po merr nga mediat ndërkombët­are, të cilat kanë akses në atë që realisht po ndodh në Shqipëri. Besoj se ka ardhur koha që ashtu siç kemi prezantuar në Holandë imazhin e një Shqipërie të re, të një Tirane të re, të një qeverie dhe të një bashkie që po lufton për të prodhuar një rezultat në një vend dinjitoz europian, ashtu do të duhet të vazhdojmë përtej ndasive tona politike”, u shpreh Veliaj. Pas takimeve, ai u shpreh optimist për mbështetje­n e propozimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it. “Ishte një moment i mirë për të treguar këtë kartolinë të Shqipërisë, që sigurisht ka halle, probleme dhe sfida, por që po bën në kohë rekord reforma që nuk janë bërë në vite të tëra. Besoj se konfirmimi në bllok që morëm nga dëgjuesit tanë, qoftë në takimet zyrtare apo edhe në takimet akademike e diplomatik­e, na dëshmon se kemi një kauzë të vërtetë për të mbrojtur, teksa kërkojmë që Shqipëria të fillojë negociatat për Bashkimin Europian. Kjo është një ditë e mirë për Shqipërinë edhe këtu në Hollandë”, shtoi Veliaj.

 ??  ?? Veliaj me kreun e Bashkisë së Roterdamit
Veliaj me kreun e Bashkisë së Roterdamit
 ??  ?? Veliaj, Xhafaj dhe Gjonaj në takimet në Holandë
Veliaj, Xhafaj dhe Gjonaj në takimet në Holandë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania