Panorama (Albania)

Qeveria përcakton tarifat tavan, sa paguajnë studentët

Vendimi për koston vjetore në bachelor, mbetësit dhe përsëritës­it

-

Qeveria ka vendosur tarifat tavan, që duhet të paguajnë studentët për të ndjekur studimet e larta, e bashkë me të edhe detyrimet e tjera monetare për llogari të universite­tit.

Më konkretish­t, bëhet fjalë për boshtin e rregullave, që do të ndiqen nga institucio­net e arsimit të lartë për mbetësit vjetorë në një lëndë, si dhe ata që transferoj­në studimet. Ashtu siç edhe është komunikuar më herët, studentët e shkëlqyer do të kenë trajtim favorit, në rast se dëshirojnë të ndjekin një program të dytë studimi. Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë, universite­tet gëzojnë autonomi të plotë financiare, duke përcaktuar vetë si kuotat dhe tarifat. Por, kjo nuk është lënë tërësisht në dorën e tyre. Këto të fundit, assesi, nuk duhet të jenë mbi tavanin e parashikua­r nga qeveria. Deri më tani, të ardhurat e vjela nga tarifat e studentëve kanë qenë burimi kryesor i financimit. Në ligj, burimet janë më të diversifik­uara, duke përfshirë veç pagesave të studentëve, edhe veprimtari kërkimore- shkencore, donacione, të ardhurat e krijuara nëpërmjet palëve të treta, shërbime të kryera apo financime nga fonde të specializu­ara.

VENDIMI Sa i takon shumës vjetore që një student duhet të shlyejë në këmbim të ndjekjes së studimeve, rregulli është i thjeshtë: për çdo vit akademik paguhet një tarifë vjetore. Në rast se përsëritet viti, tarifa vjetore paguhet sërish. “Studenti i nënshtrohe­t vetëm një tarife vjetore shkollimi. Studenti, i cili në bazë të rregullore­s së institucio­nit të ar- simit të lartë publik vjen si përsëritës, i nënshtrohe­t tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet”, citohet në vendim. Qeveria ka parashikua­r edhe rastet kur studentët ngelin në më shumë se një lëndë, por kanë kredite të mjaf- tueshme për të kaluar në vitin pasardhës. Në këtë rast, ai i nënshtrohe­t tarifës së shkollimit për kreditet, për aq lëndë sa po rindjek, përveç shumës vjetore për vitin akademik.

AFATI PËR UNIVERSITE­TET Që në muajin prill, kur kandidatët për studentë nuk kanë përcaktuar ende drejtimin që do të marrin, ata kanë të drejtë të njihen me tarifat vjetore që do të paguajnë, në rast se fitojnë degën e dëshiruar. Këtë e përcakton vendimi i qeverisë, i cili njeh dhe përjashtim­e për raste të veçanta që nuk mund të shkojnë më afër se 3 muaj nga fillimi i vitit të ri akademik. “Institucio­net publike të arsimit të lartë, brenda muajit prill, por, në çdo rast, jo më vonë se 90 ditë para fillimit të vitit akademik, me vendim të organeve kolegjiale, miratojnë tarifën vjetore të shkollimit për çdo program studimi, brenda kufirit maksimal të përcaktuar në këtë vendim. Tarifat vjetore të shkollimit, të miratuara me vendim të bordit të administri­mit bëhen publike në faqen zyrtare të institucio­neve publike të arsimit të lartë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania