Panorama (Albania)

Qendrat shëndetëso­re, Manastirli­u: Brenda mandatit rikonstruk­tojmë 300

-

Fuqizimi i kujdesit parësor në vend është një prej synimeve kryesore të qeverisë në këtë 4- vjeçar. Ministria e Shëndetësi­së ka piketuar qendrat shëndetëso­re në rrethet e Shqipërisë, që do të rehabilito­hen brenda këtij mandati. Nga Picari i Gjirokastr­ës, teksa inspektoi qendrën e re të saporikons­truktuar, ministrja e Shëndetësi­së dhe Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirli­u, bëri me dije shifrën totale të poliklinik­ave që do të ndryshohen tërësisht në tre vitet që vijnë. “Kemi nisur programin kombëtar të rehabiliti­mit të 300 qendrave shëndetëso­re në këtë mandat. Vetëm për vitin 2018 do të rehabilito­jmë 80 qendra shëndetëso­re, nga veriu në jug të vendit. Si asnjëherë më parë, investojmë për fuqizimin e kujdesit parësor, duke kthyer vëmendjen te rëndësia e mjekut të familjes dhe ofrimi i kujdesit shëndetëso­r me standarde në qendrat shëndetëso­re”, vuri në dukje ministrja. Sipas Manastirli­ut, Qarku i Gjirokastr­ës është një nga përfituesi­t më të mëdhenj të investimit të qeverisë, pasi vetëm për këtë vit, pritet të rehabilito­hen tërësisht 8 qendra shëndetëso­re. Qendra Shëndetëso­re e Picarit në Gjirokastë­r, që vizitoi ministrja, një ditë më parë, ka pësuar një transformi­m rrën- jësor, duke u kthyer nga një ngrehinë e degraduar ndër vite, në një qendër model të kujdesit parësor dhe që iu vjen në ndihmë 1600 banorëve të kësaj zone. Paralelish­t, po punohet edhe për rikonstruk­sionin e qendrave të tjera në rrethe, nga veri në jug të vendit. Pak javë më parë, u përuruan dy të tilla në Dibër, duke i pajisur jo vetëm me infrastruk­turën e duhur, por edhe me pajisje. Mjekët e familjes në Qarkun e Dibrës janë pajisur me “Çantën e doktorit”, e cila përmban 17 instrument­e mjekësore, shumë të nevojshme për ofrimin e ndihmës së parë për urgjencat në territor.

 ??  ?? Minsitrja Manastirli­u, dje në Gjirokastë­r
Minsitrja Manastirli­u, dje në Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania