Panorama (Albania)

Hapet tenderi për bypass- in e Tepelenës

Gjiknuri: Do investohen 18 milionë euro, punimet në vjeshtë

-

Qeveria do të ndërtojë bypassin e Tepelenës dhe do të nisë punimet në rrugën e papërfundu­ar të Kardhiq- Delvinë, për të cilën është hapur edhe një tender. Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Damian Gjiknuri, në kuadër të turit të lllogaridh­ënies publike tha dje nga Tepelena se punimet për këto dy investime do të nisin brenda vjeshtës. “Disa angazhime që i kemi marrë për Qarkun e Gjirokastr­ës dhe për popullin e Tepelenës do t’i bëjmë realitet. Këtu janë bërë shumë investime, Tepelena është transformu­ar. Kemi hapur një procedurë, edhe për të zgjidhur bypass- in e Tepelenës, do jetë një investim goxha i madh që do krijojë mundësi edhe për punë këtu në zonën e Tepelenës. Kompanitë, në fund të fundit, do marrin edhe njerëz këtu apo do jenë shërbime në funksion të këtyre veprave. Janë 18 milionë euro investim për këtë vepër. Shumë shpejt do të fillojmë edhe rrugën Kardhiq- Delvinë. Pra, edhe kjo do të jetë një mundësi e mirë për njerëzit këtu që të komunikojn­ë, ndërsa rritja e lëvizjes në drejtim të Sarandës patjetër do të sjellë një zhvillim ekonomik për atë zonë. Impakti ekonomik do të shpërndahe­t kudo”, u shpreh Gjiknuri. Ndërkaq, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u shpreh optimist për ecurinë e skemave të mbështetje­s për fermerët e Qarkut Gjirokastë­r. “Nga Qarku i Gjirokastr­ës, me përjashtim të ujitjes me pika, ku ne pamë se kishte një interes jash- tëzakonish­t të madh dhe herën tjetër do t’i rrisim fondet, në të gjithë skemat e tjera fituan të gjithë ata që aplikuan”, theksoi Peleshi. Më tej, ai u ndal edhe te reformimi i shërbimit veterinar dhe projektlig­ji që po bëhet gati për të kaluar në Parlament. “Ne tani kemi bërë gati një ligj dhe besoj brenda korrikut do ta çojmë në Parlament për reformimin e shërbimit veterinar. Me dy fjalë, ky ligj korrigjon dy gjëra, e para, shmang atë amullinë e shërbimeve veterinare dhe të veterinerë­ve, se sot kemi veterinerë bashkie, veterinerë të AKU- së, veterinerë të shërbimit rajonal të Drejtorisë së Bujqësisë, kemi klinika veterinare, kemi veterinerë autonomë. Secili nuk di se ku fillon dhe ku mbaron përgjegjës­ia, shpeshherë një punë iu takon të dyve ta bëjnë dhe s’e bën askush. Me këtë ndryshim, ne po ia japim të gjithë kontrollin një institucio­ni. Nuk do ketë më veterinerë të bashkisë, bashkia nuk do merret me shërbimin veterinar. AKU do të bëjë kontrollin nga ferma e deri në dyqan, në tavolinë. Ndërkohë, shërbimi veterinar synon të ketë për çdo njësi administra­tive, ish- komunë, të ketë të paktën një veteriner”, nënvizoi Peleshi.

 ??  ?? Ministri Gjiknuri, dje në Tepelenë
Ministri Gjiknuri, dje në Tepelenë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania