Panorama (Albania)

Ahmetaj: Turizmi, prioritet i qeverisë, ja lehtësitë fiskale

“Ulëm TVSH në 6 %, kemi paketën më pozitive për investime”

- DORINA AZO

Shqipëria, së bashku me Italinë dhe Malin e Zi, do të jetë pjesë e projektit për akomodimin e turistëve me aftësi të kufizuara.

Në prezantimi­n e projektit “P. A. S. T4 Future – Promovimi i Turizmit të Aksesueshë­m dhe të Qëndrueshë­m” për të ardhmen, i cili zbatohet nga 6 partnerë, Italia, Shqipëria, Mali i Zi, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha dje se ky projekt do t’u vijë në ndihmë shtresave në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuar. “Projekti ka në fokus zhvillimin e sektorit të turizmit, duke shtrirë ofertën turistike në Shqipëri për një segment tregu ende të paplotësua­r, si personat me nevoja të veçanta, personat me aftësi të kufizuar, persona të moshës së tretë, por edhe turistë familjarë që kanë nevoja të veçanta. Ky projekt do të krijojë një platformë dixhitale, ku do të mundësojë ndërlidhje­n e aktorëve të ndryshëm për ofrimin e informacio­nit në kohë reale lidhur me kërkesat specifike të turistëve me nevoja të veçanta. Nëpërmjet këtij projekti, Ministria e Financave dhe Ekonomisë kërkon të sensibiliz­ojë të gjithë ato sipërmarrj­e në sektorin e shërbimeve, për të mundësuar staf të kualifikua­r për kujdesie të veçanta për turistë me nevoja të veçanta”, u shpreh Ahmetaj. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u shpreh dje se zhvillimi i turizmit është prioritet i qeverisë dhe për këtë janë marrë disa lehtësi fiskale. Duke folur për lehtësitë fiskale në ndihmë të zhvillimit të sektorit të turizmit, ministri Ah- metaj veçoi uljen e TVSH- së në 6 për qind për strukturat akomoduese dhe përjashtim­in nga tatimfitim­i për 10 vjet hotelet me 4 dhe 5 yje. “Në prill të vitit të kaluar u vendos aplikimi i shkallës së reduktuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar 6 për qind. Vitin e kaluar u vendos që të ulej pragu nga 20 në 6 për qind, duke iu referuar edhe praktikës ndërkombët­are, sidomos direktivës së Bashkimit Europian që referon një normë rreth 10 për qind. Në fakt, i gjithë rajoni e ka nën 10 për qind. Me këtë ofrim të këtij niveli, Shqipëria është bërë një nga vendet me paketën pozitivish­t më agresive të turizmit. Pra, jo vetëm paketa për turistët, por paketa për investitor­ët, një kombinim shumë i duhur midis të dyjave. Për një periudhë 10- vjeçare është vendosur përjashtim­i nga tatimfitim­i për struktura specifike akomoduese, siç janë hotel- resortet me 4 dhe 5 yje. ”, u shpreh Ahmetaj.

 ??  ?? Ministri i Financave , Arben Ahmetaj
Ministri i Financave , Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania