Panorama (Albania)

“DËRGONI USHQIM PËR DY FËMIJËT”

-

FIER- “Nëse do të më jepnin overdraft, nuk do të shkoja për të grabitur bankën”. Oltion Muça, ushtari profesioni­st që dy ditë më parë tentoi të grabiste bankën, me lot në sy ka rrëfyer para hetuesve motivin që e shtyu për grabitur bankën në qytetin e Lushnjës, qytet ku jetonte prej vetëm pak muajsh pas largimit nga Berati. 25- vjeçari ka treguar se pak orë para se të shkonte me armë dhe maskë në zyrat e bankës, kishte kërkuar që t’i jepnin overdraft ( paradhënie) pasi kishte mbetur pa para për të siguruar jetesën. Pasi është përballur me vonesat dhe arrogancën e punonjësev­e të bankës, Muça, në gjendje të rënduar psikologji­ke dhe nën efektin e alkoolit, rreth orës 16: 30, shkoi sërish në bankë, Oltion Muça u ka kërkuar Policëve që t’u dërgojnë ushqim fëmijëve të tij, pasi i ka lënë pa para dhe pa furnizim. 25- vjeçari, që punon si ushtar profesioni­st në Repartin e Poshnjës në Berat, siguronte me pagën e tij jetesën për familjen me katër pjesëtarë. Çifti ka dy fëmijë të vegjël dhe bashkëshor­tja e tij nuk punon. Vetë gruaja e tij nuk ka pranuar të flasë, ndërsa një nga fqinjët thotë se kanë vetëm pak kohë që jetojnë në lagjen “Xhevdet Nepravisht­a”, në një banesë me qira. por këtë herë për t’i marrë paratë nën kërcënimin e armës. Pasi kishte marrë në banesën e tij një pistoletë, të cilën e mbante pa leje, dhe një maskë, i riu tentoi të futej brenda ambienteve të bankës, por hasi në kundërshti­min e forcave të sigurisë. Muça qël- loi 8 herë, por sërish roja nuk e hapi derën. Pas kësaj, i riu tentoi të largohej me vrap, por u kap nga forcat e Policisë rreth një kilometër larg vendit të ngjarjes. Gjatë marrjes në pyetje, me lot në sy, Muça është shprehur se kishte shkuar për të kërkuar overdraft, me bindjen se do t’ia jepnin lekët brenda ditës dhe me ato para do të kryente shpenzimet për ushqim. “Ishim pa lekë në shtëpi. Nuk kishim as për bukë, borxh s’të jep njeri sot. I thashë gruas që do të shkoja në bankë të merrja overdrafti­n e do i shlyeja nga pak. Kur vajta atje, ato punon- jëset u sollën pa edukatë dhe më përcollën duke më trajtuar si njeri pa haber. Më thanë e bërë aplikimin, tani prit ca ditë. Kjo më bëri të ngarkohem shumë psikologji­kisht. Shkova, piva alkool, mora armën në shtëpi dhe u ktheva prapë në bankë, por këtë herë isha për- gatitur t’i kërkoja lekët ndryshe. Nuk do ta bëja kurrë nëse banka do të më jepte lekët që të çoja bukë për fëmijët e mi. Nuk jam kriminel. Jam baba”, ka përfunduar rrëfimin e tij Muça, ndërsa gjatë gjithë kohës qan, duke kërkuar mëshirë për fëmijët e tij të mitur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania