Panorama (Albania)

Ishte në kërkim për mashtrim, pranga biznesmeni­t 50- vjeçar

Arrestohet Lefter Sulkaj, administra­tori i Spitalit Gjerman

-

Një biznesmen 50vjeçar është arrestuar dje nga oficerët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar të Policisë së Tiranës, pasi dyshohet për veprën penale të mashtrimit.

Bëhet fjalë për shtetasin Lefter Sulkaj, i cili më herët mbante detyrën e administra­torit të Spitalit Gjerman dhe njëkohësis­ht ka në pronësi edhe një kompani farmaceuti­ke. Burime nga Policia e Tiranës thanë se ndalimi i tij është bërë pasi Gjykata e Apelit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale të mashtrimit. Masa e sigurisë është vendosur më 18 gusht të vitit të kaluar. “Nga specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u ndalua shtetasi në kërkim, Lefter Sulkaj, 50 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar masën e sigurisë ‘ arrest me burg’, për veprën penale ‘ Mashtrimi’, parashikua­r nga neni 143 i Kodit Penal”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës. Burimet nuk sqarojnë saktësisht se për çfarë mashtrimi bëhet fjalë, duke qenë se çështja është ende në hetim nga ana e Prokuroris­ë. VENDIMET E GJYKATAVE

Prokurori i çështjes, pasi ka shqyrtuar dosjen e akuzave ndaj Lefter Sulkajt, i ka kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, masën e sigurisë “arrest me burg”. Në fashikulli­n e dër- guar në Gjykatë, prokurori arsyetonte se Sulkaj dyshohej të kishte konsumuar veprën penale të parashikua­r nga neni 143/ 2 të Kodit Penal. Në bazë të këtij arsyetimi, Gjykata pranoi kërkesën e Prokuroris­ë dhe më 27 korrik 2017 vendosi masën “arrest me burg”. Por Lefter Sulkaj kërkoi zëvendësim­in e masës së sigurisë, me pretendimi­n se kjo ishte një çështje civile dhe jo penale. Pas shqyrtimit të kërkesës së tij, e njëjta Gjykatë, me një tjetër gjyqtar, rrëzoi Prokurorin­ë, duke ndryshuar masën, më 6 gusht 2017, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”. Por Prokuroria e Tiranës apeloi vendimin në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar rrëzimin e kësaj mase dhe rikthimin në burg të biznesmeni­t Lefter Sulkaj. Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e Prokuroris­ë, duke hedhur poshtë masën e Shkallës së Parë dhe caktoi sërish “arrest me burg” për 50- vjeçarin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania