Panorama (Albania)

Zbardhet vendimi për Frrokun, Gjykata: Është rehabilitu­ar

- Mark Frroku

Gjykata e Fierit ka zbardhur vendimin për lirimin e parakohshë­m me kusht të ish- deputetit Mark Frroku. Ky i fundit ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës për "fshehje të pasurisë" dhe "ndërtim të paligjshëm" me 6 vjet burg. Mirëpo, ish- deputeti, duke qenë se vuante dënimin në Burgun e Fierit, i është drejtuar Gjykatës atje me kërkesë për lirim të parakohshë­m me kusht. Gjyqtarja Matilda Shalla ka vendosur ta lirojë me kusht Frrokun, më 9 maj, ndërsa Prokuroria e ka apeluar vendimin. Sipas Prokuroris­ë së Fierit, Frroku nuk i plotësonte kushtet për t'u liruar me kusht, pasi duhej të kryente edhe një vit e pesë muaj burgim që të lirohej. Vendimi për Frrokun është dhënë vetëm pas tri seancash nga Gjykata e Fierit dhe, konkretish­t, nga gjyqtarja Matilda Shalla. "Panorama" siguron vendimin e plotë të gjyqtares Shalla, në të cilin arsyetohet si më poshtë:

"1- Gjatë intervista­ve me punonjësin e Shërbimit të Provës shprehet i penduar për veprën e konsumuar. Ai është i ndërgjegjë­suar për veprën dhe dënon veprimin e tij, çka tregon se ky i dënuar është rehabilitu­ar dhe është i gatshëm për t'u riintegrua­r në shoqëri. 2- Gjatë vuajtjes së dënimit, i dënuari ka shfaqur sjellje kor- rekte me bashkëvuaj­tësit, si dhe me punonjësit e IEVP Fier, duke respektuar rregullore­n e ligjet në fuqi, duke treguar që është arritur qëllimi i edukimit të tij.

3- Nga vërtetimi i gjendjes gjyqësore figuron se, i dënuari Mark Frroku nuk ka qenë më parë i dënuar.

4- I dënuari do të fillojë punë në aktiviteti­n e tij privat, gjë e cila ndihmon në rehabiliti­min e shpejtë të të dënuarit në shoqëri. 5- I dënuari nuk rezulton të ketë probleme me përdorim e alkoolit apo të lëndëve narkotike, faktor i cili ndikon në procesin e riintegrim­it të të dënuarit në shoqëri dhe shërben si një faktor parandalue­s në kryerjen e sjelljeve devijante në shoqëri.

6- I dënuari do të kujdeset për familjen e tij, duke qenë se nuk ka asnjë njeri tjetër për t'u qëndruar pranë në jetën e përditshme.

7- I dënuari do të kujdeset për bashkëshor­ten e tij, e cila është e sëmurë dhe në gjendje të rëndë. 8- I dënuari është tip i qetë dhe i qëndrueshë­m emocionali­sht dhe me shumë shpresë për t'u rikthyer pranë familjes. 8- Lidhur me konsultimi­n e dokumentev­e dhe materialev­e të dosjes së të dënuarit si dhe nga intervista me të, rezulton se i dënuari ka mbështetje­n e plotë të familjes dhe të shoqërisë. Fakt, i cili ndikon pozitivish­t tek riintegrim­i i të dënuarit në shoqëri".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania