Panorama (Albania)

Vizatimet e shpëtuara të “riedukimit”

-

Ajo pikturë ishte prologu dhe epilogu i një periudhë. Çdo element i saj shpreh gjallëri, optimizëm, por me sa duket nuk ishte “optimizëm revolucion­ar”.

“Komisioni”, që dikur do të dënonte me “riedukim” Edi Hilën për ndikime moderniste, sot do ta kishte dënuar “me vdekje” për “pesimizëm” dhe “errësim të realitetit”. Por, tanimë nuk ka më të tilla gjykime dhe Edi Hila i ka të gjitha të drejtat të jetë një piktor i shqetësuar, optimist apo pesimist... madje edhe “Piktori i Transformi­mit”. Pikërisht kështu titullohet ekspozita retrospekt­ive, që hapet sot në Galerinë Kombëtare të Arteve. E kuruar nga Joanna Mytkowska, Kathrin Rhomberg, Erzen Shkololli dhe ndërhyrje arkitektur­ore nga Büro MeyerGrohb­rügge, kjo ekspozitë vjen në Tiranë pas një rrugëtimi në Varshavë, si një projekt i përbashkët i Galerisë Kombëtare të Arteve, Muzeut të Artit Modern të Varshavës dhe Koleksioni­t Kontakt në Vjenë. EKSPOZITA E PARË E VITIT Pas një pritjeje të gjatë, një periudhe të gjatë heshtjeje në dukje, Galeria Kombëtare e Arteve, e drejtuar tash prej artistit nga Kosova Erzen Shkololli, më në fund e ngriti siparin e aktivitete­ve. Dhe aktiviteti i parë është pikërisht ekspozita retrospekt­ive e piktorit Edi Hila. Drejtori Shkololli nuk preferoi të fliste për kalendarin e institucio­nit dhe vizionin e tij drejtues, me qëllim që e gjithë vëmendja të drejtohej tek ekspozita e Hilës. Por Shkololli shpreson që pritja t’ia ketë vlejtur dhe me ekspozitën e Hilës të ketë vendosur një standard, i cili do të jetë i tillë dhe në aktivitete­t e radhës. Ai premtoi se në javën e parë të qershorit do të zhvillojë një tjetër takim me mediat për të ezauruar të gjitha pyetjet mbi aktiviteti­n e GKA- së në vijim. Në prezantimi­n e ekspozitës së Hilës ishte e pranishme kuratorja Kathrin Rhomberg, e cila e konsideroi veten me fat që pati rastin të punonte mbi këtë ekspozitë dhe mbi veprat e një piktori që, sipas Zhvendosur pak më tej, madje e kufizuar nga pjesa tjetër e ekspozitës, është një dhomëz, ku janë ekspozuar një seri vizatimesh të realizuara nga piktori Edi Hila gjatë periudhës së “riedukimit” në ndërmarrje­n e rritjes së pulave. Shumë syresh tregojnë momente pune: burra me thasë në kurriz, gra duke punuar, duke bërë hoka me njëra- tjetrën, por edhe duke u zënë. Ka momente qetësie. Vizatime të shpejta nudosh, skica nga një ditë pushimi, por edhe reflektim nga momente zhgënjimi, siç ishte kongresi i rinisë në Elbasan, ku i vetmi i ri i paftuar ishte pikërisht ai, që kishte realizuar dekorin e aktiviteti­t... Të gjitha këto vizatime të realizuara në vitet 1975- 1978 i shpëtuan kohës, sekuestrim­it, djegies, vetëm sepse u fshehën në një dosje në Durrës. Në të kundërt, ato nuk do të kishin ardhur sot, si dëshmi e një kohe të caktuar, jo vetëm në jetën e artistit, por edhe të shoqërisë shqiptare. saj, ende nuk është studiuar dhe kërkuar sa duhet. Ajo e quajti vetëm një fillim, ndërsa puna është ende përpara. NJË PIKTURË E DËNUAR SE I MUNGONTE

OPTIMIZMI REVOLUCION­AR Tabloja “Mbjellja e pemëve” të pret sapo hyn në hollin e GKA- së. Është vepra e shumëpërfo­lur e Edi Hilës, një ndër arsyet e “riedukimit” të tij prej 4 vjet e gjysmë. Sot, shumëkush do të mendonte se s’ka asgjë “armiqësore” në një akt aq paqësor sa mbjellja e pemëve, por Partia e gjeti. “’ Mbjellja e pemëve’ përfundoi në vitin 1972. Ishte porosi e Kuvendit Popullor. Në vitet ‘ 70 pati një lloj çlirimi, një situatë iluzive për të krijuar në mënyrë më të pavarur dhe personale. Në këtë situatë, ne ushqyem iluzionin se do bënim art sipas asaj që mendonim. Vepra është optimiste. E kam pikturuar lirshëm. Nuk më është dashur më shumë se dy javë për ta pikturuar. E kam bërë me një frymë dhe entuziazmi i hasur në tablo, është baras me entuziazmi­n krijues”, tregon Hila. Më pas ia behu kritika, në tablo u hasën devijime nga vlerat kombëtare, tradita, duke u ndikuar nga “izmat” e shumtë. “Optimizmi ishte pjesë e realizmit socialist, po nuk ishte optimizëm revolucion­ar. Ishte optimizëm human, që nuk e plotësonte të qenurit “optimizëm revolucion­ar””, tregon Hila. Kaq do të mjaftonte që ajo të ndalohej dhe së bashku me “Epikën e yjeve të mëngjesit” të Edison Gjergos, të mbyllej në një dhomë të errët. “Për fat të keq, sepse nuk u ekspozua më dhe për fat të mirë, sepse e mbyllur në atë dhomë të errët, çelësat e së cilës i kishte Ministria e Arsimit, ajo u ruajt për 50 vjet në kushte të mira. Ndoshta, edhe mund të ishte prishur në kushte të tjera”, thotë piktori. Pas “Mbjelljes së pemëve” ndodhi Festivali i 11- të i Këngës, ku Edi Hila realizoi dekorin e aktiviteti­t. “Për herë të parë mungoi kazma dhe pushka, që ishte jas- htë çdo koncepti të kohës”. Të gjitha këto ishin arsye të mjaftueshm­e për ta çuar piktorin për “riedukim” në një ndërmarrje për mbarështim­in e shpezëve, ku detyra e tij kryesore ishte transporti i thasëve. SHQETËSIME­T E PIKTORIT Pasi ke lënë pas një periudhë, ku optimizmi nuk ishte optimizëm, nëse nuk ishte revolucion­ar, futesh në një tjetër atmosferë. Është atmosfera e lirisë krijuese. Aty është bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, i lidhur ngushtësis­ht me rininë e çdo kryeqyteti. Aty ishte liria dhe pragburgu. Aty ishte bulevardi më i gjerë, mundësia për të parë e takuar njerëz, por aty ishte edhe Komiteti Qendror, ca më tej edhe Blloku i rrethuar me tela me gjemba dhe ushtarë me kallashnik­ovë. Dhe Hila e sheh nga të gjitha perspektiv­at, por në krye ndërtesa që spikat më tepër është Korpusi i Universite­tit, një ndër ndërtesat e ndërtuara gjatë pushtimit fashist, simbol i diktaturav­e. “Bule- vardi është vendi ku ndodhin të gjitha ngjarjet, protesta, manifestim­e, gëzime e hidhërime, grushte e të vrarë, deri te çadrat. Por është edhe momenti më perëndimor në kryeqytet, që e zhvendos Tiranën nga pikëpamja urbanistik­e, nga ajo mesjetare në një dimension tjetër. Dhe në fund të fundit, Tirana është ky bulevard. Po të dalësh përtej tij, elementë modernë mund t’i gjesh edhe në Kukës, edhe në Kavajë, Shkodër e Korçë”, thotë ai.

Dhe duket sikur ai bulevard zgjatet dhe të çon deri tek anija e eksodit, e cila u duk sikur mbajti gjysmën e Shqipërisë mbi kurriz. Një ikje masive, pa fytyra, pa emra. “Një dramë e jashtëzako­nshme, me viktima, me efekte sociale, politike, që i dha tension jetës në Shqipëri, që prishi ekuilibrin e vendosur për vite me radhë në jetën tonë”, shpjegon Hila. Të tjera vepra të sjella në këtë ekspozitë, organizuar në seri punësh (“Paradoks”, 2000– 2005, “Marrëdhëni­et”, 2002– 2014, “Kërcënimi”, 2003– 2009, “Objekte anash rrugës”, 2007– 2010, “Penthouses”, 2013, “Bulevardi i Dëshmorëve të Kombit”, 2015 dhe “Tenda mbi çatinë e makinës”, 2017, lidhen me zhvillimet arkitektur­ore në Shqipëri, një temë që Hila e ka përzemër, por edhe mbi komunikimi­n njerëzor. Gjithçka që vjen në tablo e ka pasur pikënisjen diku. Asgjë piktorit nuk i ka ardhur rastësisht. Janë vëzhgime të kujdesshme gjatë rrugëtimev­e me makinë, me një tendë mbi të, duke gjetur një vend për të pushuar; janë ndërtesa të çuditshme që mbajnë fytyrën e tranzicion­it dhe të diferencav­e sociale, janë raporte njerëzore, një kokë e mbështetur në një sup, një lamtumirë, një dialog i heshtur me një figurë që mungon me prezencë... Aty është edhe portreti i nënës, në moshë të shtyrë, me një pult televizori në dorë, që kërkon të dalë nga vetmia dhe izolimi i dhomës. “Ishte një moment i dhimbshëm, që më kujton se drejt asaj moshe do të shkojmë të gjithë. Ndaj, jeta duhet jetuar”.

 ??  ?? Edi Hila, duke treguar koleksioni­n e vizatimeve, të realizuara gjatë viteve të riedukimit ( “Dasma”, vepër e Edi Hilës, e blerë nga Centre Pompidou, Paris
Edi Hila, duke treguar koleksioni­n e vizatimeve, të realizuara gjatë viteve të riedukimit ( “Dasma”, vepër e Edi Hilës, e blerë nga Centre Pompidou, Paris
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania