Panorama (Albania)

Maqedoni, Gjykata dënon Gruevksin me 2 vite burg

Ish- Kryeminist­ri u gjykua për blerjen e një makine luksi

-

Ish- Kryeminist­ri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, u dënua nga Gjykata e Shkupit me dy vite burgim për “marrjen e një shpërblimi” në lidhje me një “Mercedes” luksoz, pasi kishte ndikuar ilegalisht te dy persona të tjerë të akuzuar për blerjen ilegale të mjetit.

Vendimi ishte i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gruevski, ish- lideri i partisë VMRO- DPMNE, pritet ta apelojë atë. Gjatë leximit të vendimit, gjykatësja Dobrila Kacarska tha se Gruevski kishte kërkuar blerjen e një “Mercedes” 580,000 euro nga ministrja e atëhershme e Brendshme, Gordana Jankullosk­a. Ajo shtoi se Jankullosk­a më pas e inkurajoi ish- zv. ministrin Popovski të manipulont­e procedurën e tenderimit duke favorizuar kompaninë “Mak Auto Star”, e cila tregton “Mercedes” për Maqedoninë. Gjykatësja tha në fjalën e saj se, “Mbajtja e një detyre publike, veçanërish­t Kryeminist­rore, përfaqëson një nder. Gruevski e mori legjitimit­etin e tij nga qytetarët dhe kështu duhet të kujdesej për interesat e tyre. Në vend të kësaj, ai i poshtëroi dhe i nënvlerëso­i ata”. Në seancën e së mërkurës, Gruevski nuk u paraqit në Gjykatë për të dëgjuar vendimin mbi çështjen e emërtuar “Tanku”, nga Prokuroria Speciale e ngarkuar me hetimin e akuzave për krime të nivelit të lartë. Pas vendimit, Gruevski dha një mesazh për mbështetës­it e tij: “Mbajini kokat lart maqedonasi­t e mi dhe qytetarë krenarë të Maqedonisë. Po vijnë kohë më të mira”, shkroi ai në “Facebook”. Një grup i vogël mbështetës­ish të Gruevskit protestuan mbi vendimin para Gjykatës. Vendimi kundër Gruevskit ishte i pari në pesë raste aktive gjyqësore kundër tij, të ngritura nga Gjykata Speciale në Maqedoni. Gruevski po gjykohet gjithashtu në rastet “Dhuna”, “Trajektore”, “Titaniku” dhe “TNT”. Të gjitha rastet rrjedhin nga përmbajt- ja e përgjimeve të paligjshme që ish- opozitarja LSDM publikoi gjatë vitit 2015. Publikimi i përgjimeve ku ishin regjistrua­r fshehurazi bisedime zyrtare, së bashku me opozitën e atëhershme, thuhet se e kanë origjinën nga Policia Sekrete dhe se Gruevski kishte orkestruar mbikëqyrje­n ilegale të rreth 20,000 njerëzve. Kjo krijoi një krizë të thellë politike. Gruevski dhe shumë ish- zyrtarë janë duke u përballur me gjykime dhe hetime. Ata pohojnë se këto përgjime janë fituar në mënyrë të paligjshme dhe nuk mund të përdoren në Gjykatë dhe se qeveria aktuale po u bën presion gjykatave për drejtësi selektive. Gruevski e ka udhëhequr Maqedoninë nga viti 2006 deri në 2017.

 ??  ?? Nikola Gruevski përballë Gjykatës kriminale të Shkupit
Nikola Gruevski përballë Gjykatës kriminale të Shkupit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania