Panorama (Albania)

Panuçi këshilla për Ançelotin: Mbaj Hysajn!

-

Panuçi ka folur për mikrofonat e "Sky Sport", për sa i përket lajmit të orëve të fundit se Karlo Ançeloti do të jetë trajneri i Napolit. Ai është shprehur se kjo do t'i rrisë kampionati­t italian cilësinë. Gjithashtu, ai ka edhe një konsiderat­ë për trajnerët italianë, kur thotë se ata më të zotët janë jashtë vendit.

Çfarë diferencas­h kanë Ançeloti dhe Sarri?

Sarri i ka dhënë një ide loje ekipit, që e kemi vlerësuar të gjithë. Ançeloti është një administra­tor shumë i mirë, ka drejtuar kampionë të mëdhenj dhe pikën e tij të forcës e ka te prakticite­ti. Do të bëjë një punë të madhe te Napoli, duke i sjellë rezultate. Ngjan pak si kalimi mes Sakit dhe Kapelos te Milani.

Çfarë ka Ançeloti të veçantë?

Më ka bërë përshtypje ana e tij humane. Ka një personalit­et të jashtëzako­nshëm dhe hyn në kokën e lojtarëve. Për këtë u surprizova kur u shkarkua nga Bajerni. Jam i bindur se mënyra e tij e punës do t'i sjellë rezultate Napolit.

Sarri te Çelsi, a është e mundur?

Është një trajner me ide të qarta për lojën. Duhet parë se sa të kënaqur do të jenë lojtarët e Çelsit kur të punojnë me 200 në orë.

Çfarë mendoni për Mançinin, trajner të Italisë?

Në kombëtare ka pak kohë për të punuar, duhet të kesh 2- 3 koncepte. Edhe ai di të stërvitë kampionë të mëdhenj. Mendoj se është trajner praktik, i duhuri për Italinë.

Bufon dëshiron të luajë akoma?

Nëse ka dëshirë, është e drejtë të vazhdojë të luajë. Ka mundësinë të luajë në një skuadër të madhe, që me siguri do të fitojë Champions- in vitet e ardhshme. I uroj fat!

Cilët lojtarë duhet të mbajë patjetër Napoli?

Nuk mund të them emra. Them vetëm Hysajn, sepse e stërvit me Shqipërinë. Karlo e di mirë se çfarë duhet të bëjë. Nëse Napoli synon të bëjë hapin e madh në drejtim të kualitetit, duhet të mbajë më të mirët dhe duhet të blejë lojtarë që janë gati. Në Europë duhen lojtarë të gatshëm dhe jo produkt me të cilin mund të punosh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania