Panorama (Albania)

VENDIMI PER TARIFAT

-

MIRATIMIN E KUFIRIT MAKSIMAL TË TARIFËS VJETORE TË SHKOLLIMIT PËR STUDENTËT QË NDJEKIN STUDIMET NË INSTITUCIO­NET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË, NË NJË PROGRAM TË CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE, NË NJË PROGRAM TË INTEGRUAR TË STUDIMEVE OSE NË NJË PROGRAM TË STUDIMEVE PROFESIONA­LE ME KOHË TË PLOTË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s dhe të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr. 80/ 2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucio­net e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Kufiri maksimal i tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucio­net publike të arsimit të lartë në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesiona­le me kohë të plotë, pasqyrohet në tabelën nr. 1, që i bashkëlidh­et këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Institucio­net publike të arsimit të lartë, brenda muajit prill, por, në çdo rast, jo më vonë se 90 ( nëntëdhjet­ë) ditë para fillimit të vitit akademik, me vendim të organeve kolegjiale, miratojnë tarifën vjetore të shkollimit për çdo program studimi brenda kufirit maksimal të përcaktuar në këtë vendim. Tarifat vjetore të shkollimit, të miratuara me vendim të bordit të administri­mit, bëhen publike në faqen zyrtare të institucio­neve publike të arsimit të lartë.

3. Studenti i nënshtrohe­t vetëm një tarife vjetore shkollimi. Studenti, i cilësuar në bazë të rregullore­s së institucio­nit të arsimit të lartë publik si përsëritës, i nënshtrohe­t tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

4. Studenti, i cilësuar në bazë të rregullore­s së institucio­nit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohe­t tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritës­e, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania