Panorama (Albania)

Ballkani Perëndimor në BE është iluzion

- CHRISTOPH HASSELBACH * D. W.

Argumentim­i i Komisionit Europian tingëllon bindës: "Ose ne eksportojm­ë stabilitet, ose importojmë instabilit­et", e përmbledh rregullish­t Komisari i Zgjerimit të BE, Johannes Hahn, motivin e BE- së për t'u dhënë gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor një perspektiv­ë të qartë anëtarësim­i. Ajo synon të jetë nxitje për reforma demokratik­e dhe ekonomike, si dhe për zgjidhjen e konfliktev­e brenda shtetërore. Ajo që Komisioni nuk e thotë, peshon të paktën po kaq shumë: BE dëshiron të kundërshto­jë ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në rajon. Të dy synojnë të bëhen tërheqës me para dhe investime dhe në dallim nga BE, ata nuk bëjnë pyetje të pakëndshme për gjendjen e shtetit juridik.

LODHJA NGA ZGJERIMI ËSHTË SHUMË E DUKSHME

Por kundër një anëtarësim­i të plotë në një kohë të afërt flet jo vetëm rrethana që gjashtë shtetet në fjalë nuk i kanë bërë "detyrat e shtëpisë" që u kërkohen, por edhe arsye parimore - krejt të pavarura nga ritmi i reformave në Ballkan.

BE është për momentin tepër e zënë me veten, për të pasur fuqi për një raund të ri zgjerimi. Vetëm të folurit për një datë - Komisioni përmendi në rastin e Serbisë dhe Malit të Zi vitin 2025 - shkakton në shumë kryeqytete panik të vërtetë. Dhe kjo ndodh për arsye të forta.

Në raundet e fundit të zgjerimit qenë, në fund të fundit, vendimet politike ato që i spostuan rezervat për mosplotësi­min e parametrav­e për anëtarësim. Nga Rumania dhe Bullgaria, për shembull, sot do të qe kërkuar më shumë se atëherë kur u pranuan. Por ai që është njëherë anëtar i klubit, kundër tij thuajse nuk ke më mjete në duar. Ai përfiton nga të gjitha përparësit­ë e BE dhe është në gjendje të bashkëvend­osë - edhe atëherë kur sjellja e tij të lë për të dëshiruar. Në rastin e qeverive në Poloni dhe Hungari mund të shohësh që sa e vështirë është për Brukselin që t'i detyrojë për sjellje të mirë shtetet anëtare.

Nacionaliz­mi në Ballkan është ndoshta problemi më i madh i tij. Komisioni shpreson që me një anëtarësim të shteteve në BE, ai mund të mbahet nën kontroll. Por, më shumë gjasa, ka që atëherë ai vetëm se do të ishte BRENDA dhe jo më jashtë BE. Me rezultatin që Bashkimi Europian do ta bllokonte veten, edhe më shumë se tani pa të.

BËHET EDHE NDRYSHE

Nuk duhet harruar dallimi gjigand ekonomik: të gjashtë shtetet ndodhen ekonomikis­ht shumë më poshtë se mesatarja e BE dhe në këtë mënyrë do të ishin në mënyrë të vazhdueshm­e përfituese parash neto. Për paguesit e parave neto, anëtarësia në BE bëhet gjithnjë e më pak atraktive, sa më shumë përfitues janë. Parimi i solidarite­tit në thelb është në rregull. Por mungesa e baraspeshë­s nuk duhet të jetë shumë e madhe. Veç kësaj, me një anëtarësim të plotë, liria e lëvizjes do të çonte ndoshta në lëvizje të tjera migratore nga Ballkani në shtetet më të pasura të BE- së me sistemet e tyre të pajisura mirë të mbrojtjes sociale. Kjo është e kuptueshme nga këndvështr­imi i njerëzve, por do ta nxiste edhe më tej armiqësinë kundër të huajve në Veri.

Çfarë rezulton nga e gjitha kjo? BE as nuk duhet ta lërë Ballkanin vetëm, as t'ia lërë ndikimit të Rusisë dhe Kinës. Synimi duhet të mbetet një lidhje e fortë. Megjithatë, ajo nuk duhet të jetë anëtarësim­i i plotë, por një partnerite­t nën këtë nivel, ngjashëm me shtetet e EFTA- s. Kjo do të thotë një bashkëpuni­m i ngushtë ekonomik edhe mbështetje e shumanshme, por jo e drejtë bashkëvend­osjeje në interesat e BE. Ndoshta janë të shumtë ata kryetarë shtetesh që mendojnë kështu, por nuk e thonë deri tani. Në vend të kësaj, edhe në takimin e BE dhe të shteteve të Ballkanit u dëgjua avazi i vjetër, se shtetet me siguri që pas disa vitesh do të jenë pjesë e BE, por tani është shumë herët. Më e ndershme do të kishte qenë që të dyja palëve t'u jepej një perspektiv­ë më realiste me horizonte konkrete kohore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania