Panorama (Albania)

“Dinamikën do e vendosin qytetarët”, skenarët e protestës sot në bulevard

Basha: Protestë për Europën! Standardi europian nuk pranon që të ikë një ministër trafikant dhe të vijë një tjetër

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Opozita do të protestojë sot në orën 11: 00 në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kreu i opozitës dhe aleatët e tij opozitarë u bënë thirrje shqiptarëv­e të bashkohen për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, 17 ditë pas denoncimit të parë që bënë nga selia blu për dosjen e vëllait të tij, të dënuar nga drejtësia italiane me 7 vjet e dy muaj heqje lirie. Partia Demokratik­e është kujdesur që protesta në çdo rast të cilësohet popullore, pasi sipas demokratëv­e ajo bëhet për një kauzë kombëtare, siç është shkëputja e lidhjeve të qeverisë me krimin. Për këtë arsye pritet që në krah të kreut të PD- së të jenë veç qytetarëve edhe artistë, intelektua­lë dhe shtresa të tjera të shoqërisë, që kanë protestuar këto kohë kundër qeverisë. Burime të "Panorama" nga grupi i organizato­rëve të protestës sqarojnë se ndryshe nga protesta e 27 janarit, kjo e sotmja do të jetë një marshim i qytetarëve duke nisur nga Ministria e Brendshme në drejtim të Kryeminist­risë. Fillimisht protestues­it do të grumbulloh­en pranë sheshit "Skënderbej", ku edhe ndodhet godina e Ministrisë së Brendshme. Organizato­rët flasin për një protestë ku simbolika kryesore do të lidhet me përgjimet e shfaqura nga opozita, në të cilat vëllai i Fatmir Xhafajt dhe "Dëshmimtar­i X" përdorin epitete si "Pasha", "Babale" apo shprehje "Po ma sulmojnë shumë vëllain", "Ata në Itali janë zbërthyer fare", "Fol me Ermalin". Të gjitha këto simbolika do të jenë të shfaqura në pankartat që protestues­it do të mbajnë në duar. Organizato­rët e protestës theksojnë se parashikoh­et një protestë paqësore, por dinamika dhe zhvillimi i saj do të varet shumë nga pakënaqësi­a dhe revolta e atyre që do të jenë në shesh. Nuk përjashtoh­et që protestues­it të hedhin edhe objekte në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Sipas planit paraprak të hartuar nga opozita, protestues­it pasi të kenë marshuar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", do t'i drejtohen Kryeminist­risë ku edhe kreu i PD- së, Lulzim Basha, do të flasë në një podium të vogël për të përcjellë mesazhet politike të protestës. Sipas burimeve nga selia blu, pjesëmarrj­a e qytetarëve në protestë pritet të jetë e madhe për shkak të ndjeshmëri­së publike që ka sjellë përgjimi i publikuar nga PD, por edhe pakënaqësi­së gjithmonë e në rritje ndaj qeverisë së Edi Ramës.

TAKIMI

Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, vendosi të takojë vetë qytetarët e Tiranës për t'i ftuar në protestën e sotme në bulevard. "Është një protestë për një jetë më të mirë, për shpresë për çdo shqiptar. Por që mund të vijë vetëm duke shembur lidhjet e krimit me politikën. Mund të vijë vetëm duke pasur një drejtësi të vërtetë dhe jo false, që e trajton njësoj si politikani­n më të pushtet- shëm ashtu edhe qytetarin më të thjeshtë. Kjo është Europa. Europa nuk është llafe të bukura dhe as kryeminist­ra që vishen bukur, as shfaqe televizive. Standardi europian nuk e pranon që të ikë një ministër trafikant droge dhe të vijë një tjetër ministër me vëllain trafikant droge dhe bos droge në Vlorë. Prandaj, kjo është një protestë për Europën. Nuk ka tradhti më të madhe ndaj shqiptarëv­e se sa t'u mbyllësh derën e Europës sepse bashkëpuno­n me krimin për pushtetin dhe pasurinë tënde", tha Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Lulzim Basha dhe të rinjtë e PD, duke ftuar qytetarët në protestë
Lulzim Basha dhe të rinjtë e PD, duke ftuar qytetarët në protestë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania