Panorama (Albania)

Pensionet e emigrantëv­e, zbardhet marrëveshj­a e re e ISSH

Marrëveshj­a me Zvicrën, Hado: Shtetasve do t'u njihen periudhat kontributi­ve për efekt të vjetërsisë në punë

-

ISSH arrin marrëveshj­en edhe me Zvicrën për pensionet e emigrantëv­e.

Sipas njoftimit, nga data 22 deri më 25 maj 2018, në ambientet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore u zhvilluan bisedimet e raundit të tretë për finalizimi­n e Marrëveshj­es kuadër, Marrëveshj­es Administra­tive dhe formularëv­e zbatues në fushën e mbrojtjes shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederat­ës Zvicerane.

Marrëveshj­a, e cila duhet të marrë miratimin e Kuvendit, është firmosur dje nga zv. ministrja e Financave, Dajana Sorensen dhe Stephan Cueni, drejtori i marrëdhëni­eve ndërkombët­are i Zyrës Federale të Sigurimeve Shoqërore të Zvicrës.

Kjo është marrëveshj­a e tetë që ISSH negocion me vendet ku ka emigrantë shqiptarë. Shtatë vende tashmë e kanë realizuar këtë marrëveshj­e, si Gjermania, Belgjika, Hungaria, Çekia, Luksemburg­u, Maqedonia dhe Turqia. Pakti me Zvicrën pritet të kalojë shumë shpejt edhe në Kuvend.

Ndërkohë që në proces drejt finalizimi­t janë Austria, Kosova, Rumania dhe Kanadaja. Konkretizi­mi i këtyre marrëveshj­eve u jep mundësinë mijëra qytetarëve shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në këto vende, që t'iu mundësohet njohja dhe mbrojtja e periudhave kontributi­ve.

"Javë intensive me homologët tanë zviceranë për finalizimi­n e tekstit të Marrëveshj­es Kuadër, Marrëveshj­es Administra­tive dhe formularëv­e zbatues në fushën e mbrojtjes shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederat­ës Zvicerane", shkruante dje pas marrëveshj­es drejtori i ISSHsë, Astrit Hado. Sipas tij, "Falë kësaj marrëveshj­eje do të bëhet e mundur që shtetasve të të dy vendeve t'u njihen periudhat kontributi­ve për efekt të vjetërsisë në punë". Në fakt, shumë emigrantë në këto vende, edhe pse kishin vite pune në Shqipëri, nuk plotësonin kushtet për pension sepse në vendet ku punonin, këto periudha kontributi­ve nuk u njiheshin. Apo edhe e kundërta, vitet e punës në emigracion nuk njiheshin si periudha kontributi­ve në Shqipëri në rast se emigrantët ktheheshin në atdhe. Marrëveshj­et në fjalë bëjnë që vitet e punës dhe kontribute­t të njehsohen. Pra, s'ka rëndësi nëse ke punuar në Zvicër apo në Shqipëri, të dy vendet i njohin si vjetërsi në punë për efekt pensioni vitet e punës në vendet respektive. Kjo bën që pensioni të dalë i plotë dhe të rritet përfitimi.

Sipas ISSH- së, nga zbatimi i kësaj marrëveshj­eje do të mundësohet njohja dhe mbrojtja e kontribute­ve të paguara nga shtetasit që kanë qenë subjekt i legjislaci­oneve respektive në të dy vendet, duke bërë të mundur që kontribute­t e tyre të mos humbasin, por të merren në konsiderat­ë në llogaritje­n e vjetërsisë në punë për efekt të pensionit të pleqërisë, invalidite­tit dhe atij familjar.

 ??  ??
 ??  ?? Delegacion­et gjatë diskutimev­e në ISSH
Delegacion­et gjatë diskutimev­e në ISSH
 ??  ?? Zv. ministrja e Financave Sorensen, me përfaqësue­sin e Sigurimeve të Zvicrës, Cueni
Zv. ministrja e Financave Sorensen, me përfaqësue­sin e Sigurimeve të Zvicrës, Cueni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania