Panorama (Albania)

Lu e Vlahutin përfundojn­ë mandatin, kush e zëvendëson

Në gusht largohet dhe Vlahutin, zëvendësoh­et nga italiani Soreca

-

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, do të vijojë karrierën e tij diplomatik­e në Republikën e Kirgistani­t.

Pasi mori një shtyrje të mandatit të tij nga Departamen­ti Amerikan i Shtetit për 6 muaj, për shkak të ndjekjes nga afër të reformës në drejtësi dhe veçanërish­t të procesit të vetingut, Lu do të largohet nga Shqipëria në muajin korrik. Në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë sqarohet se, të enjten iu dërgua Senatit lista me 7 caktime dhe një tërheqje në nivel diplomatës­h dhe njeriu që drejtoi misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Tiranë do të mbajë postin e Ambasadori­t të Jashtëzako­nshëm e të Gjithëpush­tetshëm të Amerikës në Republikën e Kirgistani­t. Ende nuk është bërë publik emri i ambasadori­t të ri amerikan, që do të zëvendësoj­ë Donald Lu- në në Tiranë. Mandati i ambasadori­t Lu mbaronte në janar të 2018- s, por për shkak se reforma në drejtësi ende nuk kishte dhënën efektet e para të saj, si ambasadori më i përfshirë në këtë reformë, DASH e la Donald Lu- në që të vijonte punën e tij edhe për 6 muaj. Gjatë këtyre 6 muajve, në mënyrë të përsëritur, ka pritur kapjen e peshqve të mëdhenj dhe pse si të tillë ka për- mendur zyrtarë të shkarkuar por dhe trafikantë në kërkim. Vetë ambasadori Lu e ka vlerësuar shumë misionin e tij diplomatik në Shqipëri gjatë këtyre tre viteve. “Ka qenë një nder i madh për mua dhe familjen time që kemi qenë këtu në Shqipëri në këto dy vite e gjysmë. E kemi shijuar aq shumë mikpritjen shqiptare sa kam kërkuar të qën- droj edhe më gjatë në këtë vend të bukur. Kam në plan të largohem nga Shqipëria në verën e vitit 2018. Deri atëherë, kemi shumë më tepër për të bërë së bashku”, është shprehur Lu në janar të këtij viti. Por në gusht të këtij viti do të largohet nga Shqipëria edhe ambasadorj­a e prezencës së BE- së në Tiranë, Romana Vlahutin. Mandati i ambasa- dores së BE- së, Romana Vlahutin, zyrtarisht mbaron në gusht të vitit 2018. Kroatja Vlahutin u emërua kryetare e Delegacion­it të BE- së në Tiranë në vitin 2014, pas përfundimi­t të mandatit katërvjeça­r të italianit Ettore Sequi. Përpara se të bëhej ambasadore e BE- së në Shqipëri, Vlahutin shërbeu si këshilltar­e e Presidenti­t të Kroacisë dhe ka qenë një nga njerëzit më të afërt të tij. Prezenca e Bashkimit Europian në Tiranë do të përfaqësoh­et nga një italian pas largimit të ambasadore­s, Romana Vlahutin. Mësohet se ai është Luigi Soreca, një zyrtar i rëndësishë­m i Komisionit Europian në Bruksel, pas pak kohësh do të lërë zyrën e tij për të ardhur në Tiranë.

 ??  ?? Donald Lu dhe Romana Vlahutin
Donald Lu dhe Romana Vlahutin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania