Panorama (Albania)

Grabitja e Prokuroris­ë, dy të dyshuar u zbuluan nga kamerat

Autorët u zbuluan me prova, u fiksuan nga kamerat e bizneseve

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Policia e Durrësit arrestoi dje dy personat e dyshuar për vjedhjen e materialev­e në Prokurorin­ë e këtij rrethi, si dhe rojën që ka qenë në turn për ruajtjen e këtij institucio­ni.

Sipas Policisë, në pranga përfunduan shtetasit Nias Lena, 56 vjeç, roje private, i caktuar me shërbim në orarin kur janë vjedhur zyrat e Prokuroris­ë, Artur Isa, 49 vjeç, banues në Sukth i Ri, me precedentë penalë të mëparshëm dhe Besnik Bushi 54 vjeç, banues në Durrës, me precedentë penalë të mëparshëm. Roja i Prokuroris­ë është ndaluar për shpërdorim detyre, ndërsa ndaj dy shtetasve të tjerë rëndon akuza e “Ndërhyrja në sistemet kompjuteri­ke” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikulli­t” në bashkëpuni­m. Ata dyshohet se kanë hyrë në zyrat e Prokuroris­ë dhe kanë vjedhur dhe dëmtuar dokumentet, si dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuteri­k.

IDENTIFIKI­MI Kamerat e sigurisë së bizneseve, që ndodhen rreth organit të akuzës, tradhtuan autorët e vjedhjes dhe bastisjes së Prokuroris­ë së Durrësit, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte. Autorët shkatërrua­n serverin e kamerave të sigurisë së institucio­nit që bastisën duke menduar se nuk kishin lënë asnjë gjurmë, por nuk morën parasysh faktin që organi i akuzës ishte rrethuar nga biznese private dhe studio avokatie, të cilat kishin instaluar kamera sigurie. Pasi mblodhën dhe verifikuan pamjet e fiksuara nga kamerat e bizneseve, Policia e Durrësit ka ndaluar dy autorët e dyshuar të vjedhjes së zyrave të Prokuroris­ë dhe po ashtu ka ndaluar edhe rojën private të SHPSF nën akuzën për shpërdorim detyre. Sipas Policisë, në pranga përfunduan Nias Lena, 56 vjeç, banues në Durrës, roje private, i caktuar me shërbim në orarin kur janë vjedhur zyrat e Prokuroris­ë, Artur Isa, 49 vjeç, banues në Sukth i Ri, me precedentë pe- nalë të mëparshëm dhe Besnik Bushi 54 vjeç, banues në Durrës, me precedentë penalë të mëparshëm. Këta të fundit dyshohet se kanë hyrë në zyrat e Prokuroris­ë dhe kanë vjedhur e dëmtuar dokumentet, si dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuteri­k. Të arrestuari­t dyshohen për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të shtetasit Nias Lena, si dhe “Ndërhyrje në sistemet kompjuteri­ke” dhe “Zhdukje ose humbje e fashikulli­t” në bashkëpuni­m në ngarkim të shtetasve Isa dhe Bushi.

HETIMET Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit Drini Pali po punon për të zbardhur vjedhjen dhe bastisjen e organit të akuzës. Mësohet se dy personat e arrestuar janë të skeduar më herët nga Policia për të njëjtën vepër penale, atë të vjedhjes dhe vjedhjes me dhunë. “Identifiki­min e tyre e bëmë të mundur nëpërmjet provave shkencore. Autorët kanë lënë gjurmë. Ata janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen pranë Prokuroris­ë. Megjithatë, ata vetë nuk pranojnë të kenë kryer vjedhjen, por ne jemi të sigurt se autorët e kësaj ngjarjeje të papreceden­te janë pikërisht Isa dhe Bushi”, thanë burimet nga Policia e Durrësit. Dyshohet se Isa dhe Bushi kanë pasur për qëllim shkatërrim­in e provave për dosjet e abuzimit me pronat në vijën bregdetare. Sipas burimeve nga Prokuroria, dy autorët kryen vjedhjen për llogari të një personi tjetër, që ka një proces të hapur hetimor për tjetërsimi­n e pronave në bregdet.

 ??  ?? Policia në vendngjarj­e
Policia në vendngjarj­e
 ??  ?? Grupi hetimor, duke transportu­ar materialet e dëmtuara
Grupi hetimor, duke transportu­ar materialet e dëmtuara
 ??  ?? Porta nga dyshohet se u futën autorët
Porta nga dyshohet se u futën autorët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania