Panorama (Albania)

Masat e Policisë do asistohen e monitorohe­n nga ekspertë të huaj

-

Pas kërkesës së dorëzuar nga Partia Demokratik­e për tubimin që do të zhvillohet sot në orën 11: 00, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Policia e Shtetit ka marrë masat e nevojshme dhe do të bllokojë qarkullimi­n e automjetev­e në disa akse rrugore të brendshme të Tiranës. Duke filluar nga ora 00: 00 e datës 26 maj deri në përfundimi­n e tubimit, nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve në rrugët: Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga kryqëzimi i rrugës "Bajram Curri" deri te kryqëzimi i rrugës "Abdyl Frashëri" dhe anasjellta­s; Rruga "Ismail Qemali" nga degëzimi me rrugën "Papa Gjon Pali II" deri te bulevardi "Dëshmorët e Kombit" do të jetë e bllokuar; Rruga " Papa Gjon Pali II" nga degëzimi me bulevardin "Bajram Curri", deri te degëzimi i rrugës "Themistokl­i Germenji" dhe anasjellta­s, do të jetë e bllokuar dhe nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në të dyja anët e rrugës; Duke filluar nga ora 07: 00 e datës 26 maj deri në përfundim të tubimit, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të të gjitha kategorive nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit" në drejtim të rrugës "Abdi Toptani". Policia e Shtetit kërkon mirëkuptim­in për largimin e mjeteve të parkuara në rrugët e sipërpërme­ndura, në të kundërt do të spostohen me mjete ngritëse. Plani i masave për sigurinë e tubimit u hartua me mbështetje­n e misioneve ndërkombët­are, që asistojnë Policinë e Shtetit. Gjithashtu, veprimtari­a e Policisë së Shtetit, në ditën e tubimit, do të asistohet dhe monitorohe­t edhe nga ekspertë të huaj, të atashuar pranë Ministrisë së Brendshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania