Panorama (Albania)

Përgjimi, Xhafaj sfidon Bashën: Iki po doli e vërtetë

"Nëse provohet e kundërta, duhet të dorëhiqet Lulzim Basha"

- FATION BINJAKU

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka sfiduar kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, një ditë para protestës së ditës së shtunë.

Në një mesazh në "Twitter", Xhafaj ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse provohen akuzat e opozitës për audio- përgjimin mes Albert Veliut dhe vëllait të tij, Agron Xhafaj. Por në rast të kundërt, ministri i Brendshëm ka kërkuar që dorëheqjen duhet ta japë kryetari i Partisë Demokratik­e.

"E vërteta është një dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e së vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. Drejtësi deri në fund.

Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?", shkruante dje Xhafaj. Më tej, ministri i Brendshëm u është drejtuar me një mesazh shqiptarëv­e, të cilët janë thërritur nga PD në protestë. Sipas tij, nëse akuzat e PD- së do të rezultojnë të vërteta, atëherë ai do të largohet nga funksioni i ministrit dhe do të mbajë përgjegjës­i morale dhe ligjore. "Bashkëqyte­tarëve të thirrur në protestë u them sot: Nëse audio- përgjimi i bërë publik nga PD do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjës­i morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim", shkruan Xhafaj.

HETIMI

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar në Itali përgjimin ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kështu, burimet thonë se përgjimi është dërguar përmes një letërporos­ia, çka do të thotë se do të jenë autoritete­t italiane ato që do të kryejnë ekspertizë­n e përgjimit, nëse është i manipuluar ose jo. Procedimi penal për përgjimin e publikuar nga Partia Demokratik­e është regjistrua­r më 17 maj, pra, tri ditë pas publikimit të tij në media. Ky procedim, sipas Prokuroris­ë, është regjistrua­r për veprën penale të "Trafikimit të narkotikëv­e", një javë pasi nisi verifikime­t për akuzat e PD- së ndaj Agron Xhafajt. Gjithashtu, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur edhe hetim pasuror për Agron Xhafajn, në kuadër të ligjit antimafia. Por Prokuroria nuk tha asgjë nëse ky hetim pasuror përfshin edhe ministrin Xhafaj, si familjar i Agronit. Hetimet po kryhen nga i njëjti prokuror, edhe për kallëzimin e Agron Xhafajt ndaj tri zyrtarëve të PD- së për "Kallëzim të rremë". Pritet që brenda muajit që vjen, të ketë një përgjigje për ekspertizë­n e përgjimit nga pala italiane. Deri më tani janë marrë në pyetje të gjithë aktorët që lidhen me përgjimin, që nga "Babalja" deri te zyrtarët e PD- së që e bënë publik përgjimin. Megjithatë, çështja është shume sensitive për arenën politike.

 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
 ??  ?? Albert Veliu
Albert Veliu
 ??  ?? Agron Xhafaj
Agron Xhafaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania