Panorama (Albania)

Meta: Reformë Zgjedhore sipas OSBE- ODIHR- it

“Të mbyllim njëherë e mirë kapitullin e zgjedhjeve me pr obleme”

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë pritjes që pati dje me Presidenti­n e Asamblesë Parlamenta­re të OSBE- së, George Tsereteli, dhe Sekretarin e Përgjithsh­ëm të Asamblesë, Roberto Montanella, nënvizoi rëndësinë që kanë zgjedhjet e lira dhe të pakontestu­ara për Shqipërinë. Presidenti Meta nënvizoi domosdoshm­ërinë e përparimit me reformën zgjedhore, sipas rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR- it. “Është tejet e rëndësishm­e që Shqipëria të përmbyllë një herë e mirë kapitullin e zgjedhjeve me probleme”, theksoi kreu i shtetit. Presidenti Meta vlerësoi punën e Asamblesë Parlamenta­re të OSBE- së për paqen, stabilitet­in dhe demokracin­ë nëpërmjet mbrojtjes, respektimi­t dhe promovimit të standardev­e më të larta për forcimin e institucio­neve demokratik­e, të drejtat e njeriut dhe fusha të tjera të sigurisë. Presidenti vuri në dukje se Shqipëria mbështet të gjitha aktivitete­t e OSBE- së dhe jep kontributi­n e saj modest, por të vendosur. Kreu i shtetit theksoi se vëmendja është përqendrua­r në zbatimin e reformave në fusha kyçe, që lidhen me përparimin drejt integrimit europian, duke shpresuar që në qershor Këshilli Europian të vendosë për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it me BE- në. Krerët e OSBE- së u takuan dhe me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Tsereteli, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme, vlerësoi reformat e thella të ndërmarra nga Shqipëria si në fushën e drejtësisë, zhvillimit ekonomik të vendit, të një qeverisjej­e të mirë, por edhe në reformën zgjedhore, luftën kundër fenomeneve që pengojnë progresin, si korrupsion­i etj. Ai inkurajoi Sh- qipërinë që të vazhdojë rrugëtimin në këtë drejtim, rrugëtim i cili e ka sjellë edhe më afër me BE- në, për çka Shqipëria do të ketë edhe mbështetje­n e AP të OSBE- së. “Të gjitha forcat politike në Shqipëri duhet të angazhohen sa më shumë në nxitjen e progresit të vendit, në realizim të objektivit për hapjen e negociatav­e me BEnë, mbasi i gjithë ky angazhim shkon në fund të fundit në shërbim të popullit”, është shprehur Presidenti i AP- së të OSBE- së. Edhe Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, priti dje krerët e Asamblesë Parlamenta­re të OSBE- së. “Reforma zgjedhore përpara çdo gjëje tjetër duhet t’i japë përgjigje shumë të fortë problemit të blerjes së votës, si fenomen që po shkatërron të tashmen dhe të ardhmen e vendit”, u shpreh Kryemadhi, duke kërkuar një asistencë më të fortë të OSBE- së në kryerjen e reformës zgjedhore sipas rekomandim­eve të OSBE- ODIHR- it.

 ??  ?? RAMA ME KANCELAREN ANGELA MERKEL
RAMA ME KANCELAREN ANGELA MERKEL
 ??  ?? Ilir Meta dhe George Tsereteli
Ilir Meta dhe George Tsereteli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania