Panorama (Albania)

THORSTEN FREI: NEGOCIATAT, PAS MBARIMIT TË VETINGUT

-

Deputeti i Kancelares Merkel në Bundestag, Gunther Krichbaum, insiston se hapja e negociatav­e në këtë kohë me Shqipërinë është e parakohshm­e.

Kryetari i Komisionit për çështjet europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum ( CDU), refuzon në mënyrë rigoroze të ketë bisedime pranimi me Shqipërinë. “Në këtë moment unë jam në mënyrë të qartë kundër negociatav­e të pranimit me Shqipërinë”, tha deputeti i CDU- së, Kristian Gunther Krichbaum. “Hapja e negociatav­e tani do të ishte e parakohshm­e”, citohet të jetë shprehur Krichbaum. Megjithëse Shqipëria ka nisur “reforma të shumta”, për shembull në gjyqësor, ato duhet “të zbatohen tani tërësisht”. Kjo vlen veçanërish­t për luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, “i cili shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë,” argumenton politikani i CDU- së. Komisioni Europian ka “treguar naivitet në këtë çështje”, shkruan Reporteri i Grupit të CDU- së për Shqipërinë në Parlamenti­n gjerman, Thorsten Frei, mendon se negociatat e Shqipërisë me BE- në nuk duhet të hapen tani pa plotësuar disa kushte. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, deputeti i partisë së Kancelares Merkel, Thorsten Frei, argumenton se negociatat duhet të hapen kur të kenë kaluar vetingun gjyqtarët e niveleve të larta dhe të Apelit. “Si pjesë e procesit të vetingut, vetëm pesë nga 800 gjyqtarë apo prokurorë janë kontrollua­r deri tani. Kjo është shumë pak. Unë besoj se të paktën të gjithë gjyqtarët e gjykatave më të larta dhe Apelit si dhe organet e mbikëqyrje­s duhet të kalojnë vetingun përpara konferencë­s së parë mbi anëtarësim­in. Gjithashtu, një reformë elektorale e bazuar në rekomandim­et e OSBE- së, ODIHR- it dhe Komisionit të Venecias duhet të zbatohet”, është shprehur reporteri i Grupit të CDU- së për Shqipërinë në Parlamenti­n gjerman, Thorsten Frei. “Welt”. Por një zyrtar i qeverisë Merkel tha para pak ditësh për të përditshme­n gjermane “Ëelt” se Ministria e Jashtme është pro hapjes së negociatav­e. Michael Roth është ministër i Shtetit dhe ishte i vetmi që iu gjend pranë kryeminis- trit Edi Rama gjatë vizitës së vështirë në Gjermani. Por socialdemo­krati ka marrë një përgjigje të ashpër të premten. “Për negociatat vendos Parlamenti,” i është përgjigjur konservato­ri Gunther Krichbaum, kreu i Komisionit për Europën në Bundestag. Paralajmër­imi i fortë vjen në kohën kur Gjermania nuk e ka ende një qëndrim të qartë. Krichbaum thotë se është për hapjen e negociatav­e me Maqedoninë, por jo për Shqipërinë. Gunther Krichbaum organizoi një seancë dëgjimore me Kryeminist­rin Rama pak javë më parë kur kreu i qeverisë shqiptare ishte për vizitë zyrtare në Berlin. Të shumta ishin pyetjet e ngritura nga deputetët gjermanë, kryesisht ndaj qasjes së maxhorancë­s qeverisëse ndaj ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke mos rrëzuar kërkesën e Prokuroris­ë për arrestimin e tij. Pak ditë pas kthimit të Kryeminist­rit Rama nga Gjer- mania, ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dorëzoi vullnetari­sht mandatin e deputetit duke u vënë në dispozicio­n të Prokuroris­ë si qytetar pa imunitet. Por kjo lëvizje e ish- deputetit Tahiri duket se nuk e ka kënaqur skeptikun Gunther Krichbaum, i cili insiston në moshapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në në muajin qershor. Por ministri i Shtetit në qeverinë Merkel, Michael Roth, ka folur pak ditë më parë për një mbështetje të fortë të Gjermanisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. “Shqipëria ka arritur shumë. Qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t’u bërë. Ka disa shqetësime në lidhje me luftimin e krimit të organizuar, por përsëri rekomandim­i është pozitiv. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për vendin, por edhe për BE- në dhe për të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë”, është shprehur ministri gjerman për DW.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania