Panorama (Albania)

Arratisja nga Gjykata, lirohen 2 policët e Burgut

Prokuroria kërkoi garanci pasurore, vendoset “detyrim paraqitje”

-

VLORE- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë me “detyrim paraqitje”, për dy punonjësit e Policisë së Paraburgim­it, të cilët ndodheshin në sallën e gjyqit kur ndodhi arratisja e të dënuarit Mikel Kasaj. Efektivët Gjolek Hodaj dhe Granit Zani akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi gjatë procesit gjyqësor të ditës së mërkurë, ata nuk arritën dot të shmangnin arratisjen e 29- vjeçarit, i cili në momentin që po lexohej vendimi nga trupa gjykuese ndodhej pa pranga. Të dy punonjësit e Policisë së Paraburgim­it Vlorë u arrestuan ditën e mërkurë, datë 23 maj rreth orës 22: 00, ndërsa ndaj tyre është marrë tashmë edhe masa e shkarkimit nga detyra. Hodaj dhe Zani dolën dje para Gjykatës nga ku iu komunikua edhe masa e sigurisë. Prokuroria kërkoi garanci pasurore në vlerën 300 mijë lekë të reja për secilin, por Gjykata vendosi vetëm masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke i lënë të lirë të dy punonjësit e Policisë së Paraburgim­it. Seanca gjyqësore u drejtua nga gjyqtari Hektor Sinanaj, ndërsa prokurore e çështjes ishte Elona Alvoraj. Mikel Kasaj, 29 vjeç, arriti të arratisej nga salla e gjyqit ditën e mërkurë, në katin e dytë të ambienteve të Gjykatës në momentin kur sapo gjyqtari i çështjes dha vendimin për dënimin e tij me 3.4 vite burg për veprën penale të “Heqje e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpuni­m. Pavarësish­t se në momentin e arratisjes së tij është tentuar kapja nga punonjësit e Policisë, por edhe persona të tjerë të ndodhur në ambientet e Gjykatës, 29vjeçari Kasaj ka mundur të largohet nga salla e gjyqit. Ai kapërceu tavolinën, ku ngjitur me të ndodhej avokati mbrojtës. Pas tij ndodheshin dy efektivët, të cilët janë gjendur të papërgatit­ur. Ndonëse reagimi i tyre ka qenë i shpejtë, kanë mjaftuar vetëm pak sekonda veprimi, që ai të mund të shkëputej dhe t’u shpëtonte prangave. Në harkun e 19 sekondave, Kasaj ka përshkuar korridorin e Gjykatës, ka zbritur me vrap shkallët që nga kati i dytë dhe më tej është gjendur në oborr të këtij institucio­ni. Ai ka marrë drejtimin drejt “Sheshit të Flamurit”, ku edhe ka mundur të humbë gjurmë duke u futur rrugicave, i favorizuar edhe nga mungesa e prangave në duar. Burime nga Policia e Vlorës kanë konfirmuar se po vijohet të kërkohet për vendndodhj­en e 29vjeçarit. Ka dyshime se ai po ndihmohet nga të afërm të tij për ta strehuar atë.

 ??  ?? Mikel Kasaj, pak para arratisjes nga Gjykata
Mikel Kasaj, pak para arratisjes nga Gjykata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania