Panorama (Albania)

Aksidentoh­et për vdekje shefi i Njësisë Speciale të Gardës

Major Martin Nika u përplas nga një makinë te vijat e bardha

-

Shefi i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës u aksidentua për vdekje mesnatën e djeshme, teksa kalonte te vijat e bardha prapa Kryeminist­risë, pasi kishte kontrollua­r shërbimet për herë të fundit.

Martin Nika, 50 vjeç, baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, pasi u përplas nga një automjet “Volkswagen Passat”, me targë AA 881 JL, në rrugën “Papa Gjon Pali i II”. Majori nga Velipoja e Shkodrës, me një karrierë të gjatë në strukturat e Gardës, por i njohur edhe si kampion Kombëtar i Boksit, nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve të rënda. Ndërsa Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, 31- vjeçarin Albert Memia, nga Tropoja, me akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimi­t rrugor, me pasojë vdekjen”. Burime nga Policia Rrugore thanë dje se nga këqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi më shumë sesa lejohet në atë rrugë, ndërsa nuk ka arritur të frenojë, duke e përplasur majorin e Gardës. Sipas ekspertëve, dëmtimet fatale Martin Nika i ka pasur në kokë, pasi është përplasur fillimisht me xhamin e përparmë të mjetit e më pas në asfalt. AKSIDENTI Policia e Tiranës njoftoi dje se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Albert Memia, 31 vjeç, banues në Tropojë, për shkelje të rregullave të qarkullimi­t rrugor me pasojë vdekjen. Sipas Policisë, ky shtetas, rreth orës 00: 30, në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen Passat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentua­r me pasojë vdekjen në vend, oficerin e Gardës së Republikës, Martin Nika, 50 vjeç, banues në Tiranë. Shefi i Njësisë Speciale të Gardës ka gjetur menjëherë vdekjen pasi është goditur nga makina. Kur ka mbërritur ambulanca, ai kishte ndërruar jetë, ndërkohë që skena është parë edhe nga disa prej gardistëve që qëndronin pas Kryeminist­risë. Martin Nika ishte pjesë e Gardës së Republikës prej 28 vitesh, që kur u emërua nënoficer aktiv në vitin 1990. Më herët, Nika ka qenë shef i Shoqërimit të Delegacion­eve, duke siguruar vizitat e personalit­eteve të larta botërore në Shqipëri, si atë të ish- Presidenti­t të SHBA, Xhorxh Bush, Papa Françeskut, si dhe Sekretares së Shtetit Hillari Clinton.

 ??  ??
 ??  ?? Dozat e heroinës të sekuestrua­r nga Policia
Dozat e heroinës të sekuestrua­r nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania