Panorama (Albania)

Shpërndant­e heroinë në gjimnaze, arrestohet vajza 26- vjeçare

-

TIRANE - Gjimnazist­ëve në Tiranë nuk u shitet vetëm kanabis, siç jemi mësuar të dëgjojmë nga dhjetëra raste arrestimes­h të kryera nga Policia për këtë qëllim. Operacioni i radhës i Antidrogës së Kryeqyteti­t ka goditur një grup që shpërndant­e drogë më të fortë, siç është heroina. Tre persona janë arrestuar nga oficerët e Antidrogës, mes tyre edhe një vajzë 26- vjeçare, e cila është kapur në flagrancë pranë një shkolle të mesme te Rruga e Dibrës, me 5 doza lëndë narkotike të llojit heroinë, të gatshme për shitje. Pas arrestimit të saj, në pranga përfunduan edhe dy persona të tjerë, të dënuar më parë për vjedhje. “Goditet një grup që shpërndant­e lëndë narkotike në afërsi të shkollave të mesme të kryeqyteti­t. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Sekuestroh­en doza me lëndë narkotike të llojit heroinë”, njoftoi dje Policia e Tiranës. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e të Policisë së Tiranë, në kuadër të një operacioni policor, arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit: Enri Manaj, 35 vjeç, Marjus Filipi, 34 vjeç dhe 26- vjeçaren Gloria Hasaj. “Në bazë të informacio­neve të marra në rrugë operative se shtetasit e mësipërm në bashkëpuni­m me njëritjetr­in kryenin aktiviteti­n e kundraligj­shëm të shitjes së lëndëve narkotike në shkollat e mesme të kryeqyteti­t, nga Seksioni i Narkotikëv­e u organizua puna për kapjen e tyre në flagrancë. Shtetasit Enri Manaj dhe Gloria Hasaj janë konstatuar nga shërbimet e Policisë para hyrjes së një shkolle të mesme në Rrugën e Dibrës dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetases Gloria Hasaj, i janë gjetur 5 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit heroinë, e ndarë në porcione gati për t’u shitur”, tha Policia. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Enri Manaj, në të cilën ndodhej shtetasi Marjus Filipi dhe shtetasja e huaj filipinase me iniciale C. M., u gjetën dhe u sekuestrua­n 39 doza lënde narkotike e dyshuar heroinë. Janë sekuestrua­r në total në cilësinë e provës materiale 44 doza lënde narkotike e llojit heroinë dhe 3 celularë. Policia tha se në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Kufirit dhe Migracioni­t, po kryhen veprimet përkatëse për dëbimin e shtetases filipinase, pasi u konstatua se po qëndronte pa leje qëndrimi në territorin e Republikës të Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania