Panorama (Albania)

Burg të riut: I kërkova bankës overdraft

- m. r

LUSHNJE – Gjykata e Lushnjës ka dhënë burg pa afat për Oltion Muçën, i cili pak ditë më parë tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë në këtë qytet. I riu i ka kërkuar Gjykatës masë më të lehtë sigurie, duke pretenduar se ka qenë i detyruar për shkak të gjendjes ekonomike të kryejë një veprim të tillë. “Kam dy fëmijë për të rritur dhe nuk më del rroga që marr”, mësohet të ketë thënë Muça, që punon si ushtar profesioni­st. Madje, ai ka treguar se kishte aplikuar për banesë sociale në Berat, por nuk i ishte aprovuar. Gjithashtu, Muça tha se të martën ka bërë kërkesë në bankën që tentoi të grabiste për overdraft, por nuk i është miratuar. Po në të njëjtën ditë, pasi u përball me peripecitë dhe vonesat e punonjësve të bankës, Muça, në gjendje të rënduar psikologji­ke dhe nën efektin e alkoolit, rreth orës 16: 30 shkoi sërish në bankë. Pasi kishte marrë në banesën e tij një pistoletë, të cilën e mbante pa leje dhe një maskë, i riu tentoi të futej brenda ambienteve të bankës, por pasi hasi në kundërshti­min e forcave të sigurisë, qëlloi 8 herë me armë. Më pas tentoi të largohej me vrap, por u arrestua nga Policia në një distancë prej 1 km nga vendi i ngjarjes. Muça është ushtar profesioni­st në repartin e Poshnjës në Berat. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë të vegjël, ndërsa bashkëshor­tja e tij është e papunë. Mësohet se familja e 25- vjeçarit kishte vetëm pak muaj që ishte zhvendosur nga Berati për të jetuar në qytetin e Lushnjës, ku kishin marrë një banesë me qira.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania