Panorama (Albania)

Françeska Jaçe ngre dyshime për rikthimin te biznesmeni, zbuloni si qëndron e vërteta

-

Ajo është një nga personazhe­t më të komentuara nga media, qoftë kjo për jetën e saj private, për udhëtimet jashtë vendit dhe ndonjëherë edhe për marrëdhëni­en e saj të fundit me biznesmeni­n nga Tirana, Andi Geci, nga i cili u nda para pak muajsh. Por së fundmi mediat shkruajtën për një ribashkim të ishlojtare­s së “Big Brother” nga biznesmeni i njohur, duke aluduar se marrëdhëni­a mes të dyve ishte rregulluar. Shkak për këtë aludim kanë qenë disa postime të fundit në “Instagram”, ku të dy shfaqin një puro dhe një gotë vere. Kjo nuk është hera e parë që të dy postojnë foto apo video të ngjashme me njëri- tjetrin dhe ky fakt ka çuar shpesh mediat në përfundimi­n se Françeska dhe Andi mund t’i kishin lënë problemet apo mosmarrëve­shjet pas krahëve, duke u lidhur sërish bashkë. Por, sipas burimeve të sigurta pranë tyre, e vërteta është që postimi i fotove të ngjashme është thjesht rastësi, pasi Andi prej kohësh ka nisur një lidhje të re. Nga ana tjetër, për Françeskën ende nuk dihen lajme për jetën e saj private, nëse në udhëtimet e saj në plazhet e botës, e shoqëron ndonjë partner ose jo.

Françeska u përfol që nga vera e kaluar për historinë me biznesmeni­n Geci, nisur nga disa foto plazhi në jug të vendit, ku u fotografua tek merrte rreze pranë tij. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi lidhjen, i vetmi tregues ku media bazohej më tej ishin like- t që Françeska u bënte fotove të Andit në “Instagram”, apo lidhjes që gjenin portalet te postimet e secilit në rrjetet sociale. Por si duket, kësaj romance i kishte ardhur fundi, pasi, burime pranë çiftit, konfirmuan për “Panorama Plus” se ata janë ndarë dhe tani vazhdonin të ruanin një marrëdhëni­e thjesht miqësore.

Pyetja është se, cili ka qenë shkaku i prishjes së kësaj lidhjeje që zgjati vetëm 6 muaj? Besojeni apo jo, burimet treguan se ishte për mospërputh­je karakteri! E duket se pas ndarjes nga ai, Jaçe po vijon jetën e saj normalisht. Madje, ajo nuk mungon me foto hot, të cilat i poston shpesh në “Instagrami­n” e saj. Së fundi, Françeska u sulmua nga mediat online edhe për format fizike, pas disa fotove artistike me rroba banje të realizuara nga Juxhin Kurti. Sipas komentuesv­e, format perfekte fizike, që shihen në këto foto janë vetëm në sajë të photoshop- it, pra, larg realitetit. Nuk vonoi reagimi i saj, duke qenë se nuk janë të pakta herët kur modelja është akuzuar për photoshop. Për të shuar këto zëra, Françeska Jaçe i ka hequr të gjitha veshjet dhe ka pozuar me bikini para pasqyrës, duke treguar se si është në të vërtetë. “Po po dhe unë kshu them, Photoshop”, ironizoi ajo të gjithë akuzuesit. Në lidhje me jetën e saj, ajo përveç fotove si fotomodele, administro­n biznesin e saj, një agjenci udhëtimesh. LIDHJA 6- MUJORE ME ANDIN, KUSH ËSHTË BIZNESMENI QË ÇMEND VAJZAT ME LUKSIN E TIJ Historia e saj me Andi Gecin u mediatizua, për faktin se ai është një djalë që bie në sy jo vetëm për stilin, por dhe luksin e jetës që bën.

Andi Geci është një ndër djemtë më të kërkuar dhe që është vënë në shënjestër të femrave gjatë kohëve të fundit e kjo, jo vetëm falë gjendjes së tij ekonomike, por edhe pamjes tërheqëse e fizikut. Një djalë bukurosh me mjekër e me muskuj, me sytë jeshilë duket se po shndërrohe­t në ëndrrën e vajzave. Në rrjetet sociale bie në sy lehtësisht për stilin, shijen e hollë dhe jetën luksoze që bën, duke nisur nga pushimet luksoze e deri te pasioni i tij për orët e shtrenjta e makinat e tipeve të fundit. Ai ka shtuar kohët e fundit në koleksioni­n e tij edhe një makinë tip “Rolls Royce Ghost”, seria 2, extendedwh­eel base ( versionin 6 metra i gjatë) dhe me një motor 6.6 L v12. Makina kushton plot 500 mijë euro, thënë ndryshe gjysmë milioni euro. Një makinë të tillë e kanë në pronësi emra të njohur të showbiz- it amerikan si reperat; Jay Z, P. Diddy, French Montana e Rick Ross. Por, tashmë, në Tiranë po flitet se ai ka nisur histori të re me një vajzë shumë seksi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania