Panorama (Albania)

Sherri mes kunatave, Nora Istrefi dhe Tuna Sejdiu, ndan për së gjalli vëllezërit Berisha

-

Lajmet se këngëtaret Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi nuk shkojnë më me njëra- tjetrën, kanë një vit që qarkullojn­ë në media, por pasditen e së premtes, më në fund, e konfirmoi edhe vetë Robert Berisha, bashkëshor­ti i Nora Istrefit dhe kunati i Tunës. Dyshimet rilindën pas ditëlindje­s së parë të Tianit, nipi i Robertit nga martesa e vëllait të tij Patris me këngëtaren nga Maqedonia. Në festën e madhe që ata organizuan për djalin, ra në sy mungesa e xhaxhait të tij, Robertit, por edhe Norës. Mediat ngritën pyetjen: “Pse mungoi Robert Berisha dhe Nora Istrefi në këtë festë familjare?”, së cilës Roberti iu përgjigj me diplomaci ato ditë, se ata kishin qenë në një udhëtim për koncert. Por, mesa duket, kjo nuk ka qenë arsyeja e vërtetë e mungesës së tyre. Përgjigjen pyetjes e dha dje Roberti te “Rudina”. Edhe pse u mundua ta justifikon­te sërish mungesën e tij dhe të Norës në ditëlindje­n e parë të nipit, ai vendosi të flasë më në fund. Pasi Rudina e pyeti nëse takohen me Tunën, Roberti mohoi, por me një përgjigje që nuk pritej: “Me Tunën jo dhe as nuk dua të takohem më!”, tha Roberti në formë të prerë. Habisë së Rudinës dhe të gjithë publikut që e dëgjoi, Roberti i detyrohej një justifikim, sipas “Express”. Sipas tij, “Nora nuk ka pasur kurrë probleme me personazhe të showbiz për të gjitha vitet e karrierës së saj. Ajo ka shkuar gjithmonë mirë me të gjithë, në 15 vite karrierë dhe madje ka shumë fansa. Tuna, nga ana tjetër, ka probleme me të gjithë. Tuna ka probleme me të gjithë, të gjithë janë gabim, vetëm ajo është në rregull… I kërkoj shumë falje Patrisit, por për të dhe për Tianin, edhe jetën e jap! Më vjen keq që i mungova në ditëlindje­n e Tianit dhe po ashtu më vjen keq që do t’i mungoj në të gjitha ditëlindje­t që do të vijnë…” tha Roberti, duke shtuar se do që pas këtij programi, të marrin fund një herë e mirë thashethem­et. Ai, Patrisi dhe Tiani do të takohen gjithmonë, por Tuna nuk do të jetë. As Nora nëse është ajo…”, deklaroi Roberti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania