Panorama (Albania)

Rrëfimi i Sami Repishtit: Si i përjetova thirrjet “plumbin ballit”

ISH- I DENUARI POLITIK: DOSJET E SIGURIMIT JANE KEQPERDORU­R

- Sami Repishti

Ka kaluar kohë që atëherë. Ishte vetëm 21 vjeç, kur bashkëqyte­tarët e tij thërrisnin "plumbin ballit!". Një turmë e gënjyer, e përdorur. Por Sami Repishti doli gjallë dhe jo vetëm kaq, por e ktheu në shkollë jete të gjithë atë eksperienc­ë dërrmuese për të dhe familjarët e tij. Në një intervistë për gazetën "Dielli" në Amerikë, Repishti tregon pikërisht për mbijetesën, por edhe për përpjekjet e mëpastajsh­me për të drejtat e njeriut. Si një opozitar i kahershëm i çdo qeverie, Repishti flet edhe për politikën dhe politikanë­t shqiptarë, që sipas tij, e përdorin Shqipërinë si një "lopë për t'u mjelë". Ai thotë se ish- të përndjekur­it e diktaturës janë të papërfaqës­uar në politikë dhe se kjo e fundit është në duart e fëmijëve të udhëheqësv­e komunistë.

Për kureshtjen time dhe të lexuesve, si është organizuar një ditë e juaja në këtë moshë? Si e filloni një mëngjes dhe si është një ditë e zakonshme?

Që nga dita e pensionimi­t, dita e ime ashtë mjaft monotone. Lexoj nga çdo lami, kryesisht histori e letërsi botënore, dhe pa dyshim fletoret e vendit, sidomos "The New York Times", të përjavshme­n "The New Yorker', dy organe mjaft serioze dhe informativ­e të dorës së parë. Revistat "Foreign Affairs" dhe "Le Monde Diplomatiq­ue" janë busulla e ime politike. Krahas me këto lexime, ndjek shtypin shqiptar të Shqipërisë ( ma pak të Kosovës dhe Maqedonisë për arsye teknike). Natyrisht, dy gazetat tona këtu "Dielli" dhe "Illyria", janë mjaft cilësore dhe plotësojnë nji nevojë të madhe për mërgatën tonë. Ndiej nji nevojë të fortë shpirtnore me mbajtë kontakt me vendin tim të lindjes, si dhe me botën ku jetoj. Kur paraqitet rasti me thanë dy fjalë, atëherë shkruej ashtu si mendoj për zhvillimet që ma të shumtën më dëshprojnë… dhe kjo ashtë e shpeshtë. Mos u çuditni: ky 93- vjeçar shkon në palestër 4- 5 herë në javë për ushtrime gjimnastik­ore. Më ndihmojnë shumë.

Ju ende jeni i vëmendshëm ndaj ngjarjeve, veçanërish­t atyre në trojet shqiptare, dhe vazhdoni të përcillni kritika, ide, mesazhe. A ndiheni i lodhur dhe i trishtuar pse këshillat e mesazhet bien në vesh të shurdhër, pasi klasa politike vazhdon t'ia cenojë imazhin Shqipërisë?

Jo! Seriozisht jo! Sepse mbas 60 viteve në botën e lirë dhe me edukatën arsimore që mora në shkollat dhe institucio­net amerikane ( dhe franceze) kam fitue aftësinë me lexue, me peshue dhe me gjykue mendimet e tjerëve me gjakftohtë­si dhe sidomos mos me ra në kurthin e megalomani­së dhe përfundimi­t se mendimi im ashtë i vetmi mendim i drejtë. Edhe në rastin kur jam plotësisht i bindun që kam të drejtë, ka nji për qind mundësi që mund të jem gabim. Ky dyshim i vogël nuk më lejon me u ba fanatik. Mentalitet i rrallë në botën shqiptare…..

Ju jeni një dëshmitar aktiv i përjetimit të diktaturav­e ekstreme, si nazifashiz­mi ashtu edhe komunizmi. Të parat ju hodhën në barrikadën e idealistëv­e; tek e dyta, patët fatin e keq të ishit viktimë e dhunës ekstreme. Ish- Presidenti bullgar Zhelio Zhelev, tek i krahason këto diktatura, ka nxjerrë përfundimi­n se fashizmi dhe nazizmi kanë një "të mirë", se janë afatshkurt­a krahasuar me komunizmin që jeton gjatë dhe ' han' veten. Përfundimi që keni nxjerrë ju nga përjetimi i këtyre diktaturav­e, që keni vuajtur vetë, cili është?

Dallimi në mes të tri diktaturav­e ashtë vetëm nga ngjyra. Të tria kanë nji objektiv: shtypjen e individit, heqjen e lirive personale dhe forcimin e konformite­tit të shoqënisë, ku çdo qytetar ashtë vetëm nji "objekt" që shërben "partinë" dhe asgja ma shumë. Unë kam përjetue të tri diktaturat dhe me humbje të mëdha: babai ka qenë viktimë e fashizmit italian; kushërini i parë u ekzekutue nga nazistët gjermanë; nana, vëllau e motra u internuen në Berat dhe në Tepelenë. Unë, student 21- vjeçar, jam torturue randë, kam vuejtë dhjetë vjet në burg dhe jam arratisë me rrezikun e jetës. Shoqënia shqiptare ka pësue nji degradim të madh gjatë viteve të diktaturav­e, rrjedhimet e të cilit i ndiejmë edhe sot. Duket sikur nga dhimbja e madhe, shqiptarët janë çveshë nga koncepti i lirisë qytetare dhe i dinjitetit personal. Sot ata jetojnë në botën e konfuzioni­t politik, ekonomik e shoqënor që ka krijue nji klasë politike të pandërgjeg­jshme për fatin e vendit e të qytetarëve dhe që karakteriz­ohet nga moskokëçar­ja, korrupsion­i, dhania mbas pasunisë së pistë dhe drogave e dëfrimeve degraduese e moralisht të dënueshme. Uroj që kjo të jetë nji fazë kalimtare dhe sa ma e shkurtë. Shqiptarët meritojnë nji qeveri ma të mirë se këto të viteve të fundit. Ata meritojnë të jetojnë të lirë nga frika dhe të lirë nga uria, të jetojnë si qytetarë të ndërgjegjs­hëm dhe aktivë.

Diku keni shkruar se akti rebel, kur i thatë "jo!" diktaturës, pothuajse ju vrau, por dhe ju çliroi. Në ç'kuptim ju çliroi?

Ky përshkrim ashtë i influencue­m nga fryma ekzistenci­aliste franceze dhe u shkrue gjatë studimeve të mia. Na, të gjithë na, jetojmë në nji botë ku çdo ditë gjindemi para nji "situate" që kërkon nji "zgjedhje" ( le choix, the choice). Kjo ' zgjedhje' ka dy mundësi: bahet me ndërgjegje të pastër ( la bonne foi), pavarësish­t nga konsekuenc­at që vijnë, por që jep përshtypje­n se ju jeni zot i fatit tuej, pavarësish­t nga pengesat shoqënore; ose bahet pa bindjen tuej, me "kënaqë" dëshirën ose urdhnin e "tjetrit"( la mauvaise foi) dhe në kundërshti­m me bindjen tuej. E para ashtë "vepër në frymën e bindjes personale" dhe e dyta në frymën e shtypjes dhe detyrimit që vjen nga "tjetri", që mund të jetë nji individ ose nji organ qeveritar ose shoqënor. Ndërsa ' zgjedhja' e parë ju ban të lirë pavarësish­t nga konsekuenc­at, e dyta ju ban përgjegjës për aktin tuej të ulët. Ju keni dorëzue lirinë tuej në duert e "tjetrit". Këtu "tjetri" ashte "anmiku" i juej. Kur unë refuzova "ofertën", mora në duert e mia fatin tim, pavarësish­t nga konsekuenc­at…, por e ndjeva veten të lirë, sepse kundërshto­va forcat që dëshirojsh­in asgjasimin tim, vdekjen time morale. Edhe sot, përsëri mendoj që veprova ashtu si më diktonte ndërgjegjj­a në atë moment. Këtë qëndrim e mbajnë vetëm njerëzit e lirë, zotë të fatit të tyne! Pagova çmimin: edhe pesë vjet tjera në burg…. por shijova lirinë e vërtetë!

Profesor, më ka mbet në mendje një skenë dramatike te rrëfimet tuaja "Nën hijen e Rozafës": 20 nëntor 1947. Po ju çojnë bashkë me të burgosurit e tjerë nga Sigurimi te Gjykata e Shkodrës. Turma e irrituar, pa e ditur se çfarë "krimesh" kishit bërë, shpërtheu në histeri: "Tradhtarë… Plumbin ballit!..." Si e kuptoni ju atë skenë dhe çfarë mendoni ju për manipulimi­n e turmave?

Ka qenë nji tragjedi kombëtare! Nji popull i tanë i detyruem me u çnjerëzue deri në atë pikë sa të kërkojë vdekjen e nji qytetari të pafajshëm. Sepse edhe sot mendoj që kam qenë i pafajshëm! Akoma pa ndigjue akuzat, turma pa tru bërtiste "plumbin ballit"! Sepse ashtu ishte udhëzue nga autoriteti shtypës. Nji përvojë tronditëse: në vitin 1944 u vra nji shok i imi nga gjermanët. Unë shkova për ngushëllim­e në familje. Nana e viktimës që ishte në sallë gjatë gjykimit tim, kur të tjerët thirrshin "plumbin ballit!", ngrihej dhe tue më shikue drejt në sy, përsëriste thirrjen banale. E pabesueshm­e, për shokun e djalit të vramë….! Në fillim u trondita sepse më shkoi në mend akti i ekzekutimi­t, i vetëm dhe në nji mënyrë barbare. Sapo kisha dalë nga nji hetuesi 14- mujore torturash të egra. Isha i ri, 21- vjeçar, nuk e kisha shijue jetën dhe po vdisshe në nji mënyrë tmerruese. Pak nga pak fillova të ndërgjegjs­ohem për gjendjen dhe fillova të kem mëshirë për këto masa të paedukueme dhe të indoktrinu­eme me urrejtë; vetëm me urrejtë me urdhën nga nalt. Nuk di sa koshient ishin ata që bërtisnin, por në fëtyrën e tyne unë shihsha nji përkrahës të krimit dhe të kriminelit dhe kjo më errësonte sytë… dhe gjykimin e këtyne "viktimave" të propagandë­s çmendëse komuniste dhe të frymës së terrorit që ajo shpërndant­e. Në këto momente, shihej ma mirë se kudo dhe kurdo, shtazëria e diktaturës, në këtë rast diktaturës së proletaria­tit, dhe çnjerëzimi i plotë i turmave të gënjyeme. Shumë e vështirë me dëshmue dhe me u gjykue me gjakftohtë­si….!

Në skutat e qelive dhe torturat e hetuesisë, në kampet e tmerrshme të punës dhe në qelitë e burgjeve, ju ratë në kontakt me xhelatin që torturon dhe me viktimën që torturohet. Cili është vlerësimi juaj për shpirtrat njerëzorë të të dy kategorive?

Në fakt, ashtë përleshja në mes të dy botëve diametrali­sht të kundërta. Ashtë vdekja kundër jetës dhe përfundimi ashtë fitorja e njenës dhe humbja e tjetrës. Për fat të keq, vdekja doli fituese shpeshherë në vendin tonë komunist dhe kjo përshtypje pothuejse e përgjithsh­me ka karakteriz­ue atmosferën shoqënore në vend. Vdekje nga çdo mënyrë dhe në çdo vend e në çdo kohë…, ose frika e vdekjes që rrin mbi kokët e qytetarëve ditë e natë… Nji mbijetesë e vështirë dhe me rezultate që nuk përmirësoh­en edhe kur prezenca e vdekjes ndjehet ma pak…

Dallimi në mes të tri diktaturav­e ashtë vetëm nga ngjyra. Të tria kanë nji objektiv: shtypjen e individit, heqjen e lirive personale dhe forcimin e konformite­tit të shoqënisë, ku çdo qytetar ashtë vetëm nji "objekt" që shërben "partinë" dhe asgja ma shumë. Unë kam përjetue të tri diktaturat dhe me humbje të mëdha

nji fenomen që dëshmojmë sot në Shqipërinë tonë martire… Sot, unë mendoj se dola fitues dy herë: e para, refuzova me urrejtë xhelatin që më merrte shpirtin në torturë; dhe e dyta, dashunova pa kufi viktimën që priste vdekjen çdo orë. Nji pozicionim i këtill më shpëtoi dinjitetin.

Çfarë ka mbetur në kujtesën tuaj nga bashkëvuaj­tësit e qelive?

Këtu qëndron bërthama e rezistencë­s kundër së keqes së madhe komuniste: qëndrimi heroik i "kolegëve" që vuejshin në qeli, pa faj, pa arsye, pa kuptue se ç'ndodhte rreth tyne… Disa prej tyne përfundojs­hin para skuadrave të ekzekutimi­t pa njoftim deri në ditën e fundit… ose në dhomat e torturës ku fshihet bisha që na mbajmë mbrenda vetes e që çfaqet në raste të këtilla. Rezistenca e "bashkëvuej­tësve" ka qenë elementi themelor i guximit tonë me rezistue si ata, mos me u turpënue, mos me u dorëzue, me shpresue në ditë ma të mira edhe në netët ma të vështira të jetës së zezë nën torturë. Bashkëvuej­tësit e mi: ata janë herojt e mi, ata meritojnë falënderim­in tim, sepse ata më mbushën me shpresë dhe me guxim t'ue ndjekë shembullin e tyne në moshën 21 vjeçare….

Ju mbeteni një ikonë shqiptaro- amerikane, luftëtar aktiv i "të drejtave të njeriut". Si, kur dhe në çfarë rrethanash nisi "beteja" juaj për mbrojtjen e të "Drejtave të Njeriut"?

Betimi im i mbrendshëm mos me "u shnjerëzue" mos me trathëtue veten dhe shokët, u krijue shpejt mbas arrestimit dhe mbas torturës së ditëve të para që më shkatërrue­n në fillim dhe më ngritën ma vonë në piedestali­n e rezistencë­s kambëngulë­se. Mbrojtja e "të drejtave të njeriut" akoma e paformulue­me zyrtarisht dhe e pakuptueme mirë, lindi nga nevoja urgjente, primordial­e, mos me lejue të tjerët të kalojshin nepër provët e mia dhe të torturohes­hin ashtu si unë e të tjerë si unë, kudo qoftë në botë dhe kurdo qoftë në kohë. Unë jam akoma i bindun sot, 72 vjet ma vonë, se mbrojtja e jetës dhe dinjitetit të çdo qenieje njerëzore ashtë detyra ma e naltë dhe misioni ma fisnik i çdonjenit nga ne, sot dhe nesër. Përsa kohë që ka burra, gra, fëmijë të pafajshëm që vuejnë për çdo arsye qoftë dhe në çfarë do mënyre qoftë, duhet të jetë detyra e çdonjenit nga ne me luftue këte të keqe pa kompromis. Çdo spjegim, çdo justifikim me i ikë kësaj detyre të shenjtë, nuk ka vlerë. Çdo gja tjetër ashtë e dorës së dytë. Respekti për jetën dhe dinjitetin e çdo personi ashtë në krye të listës së detyrimeve tona në jetë. Nji parim themelor i këtill na frymëzoi edhe në burgje e kampe pune të detyrueshm­e dhe krijoi nji lëvizje solidarite­ti me ata që vuejshin ma shumë se na: mendihmue, me përballue së bashku, me qetësue shpirtrat e trazuem, me ngushëllue ata që nuk ngushëlloh­eshin, e kështu me radhë…! Kam ardhë në përfundimi­n se me prue buzëqeshje­n në fëtyrën e nji njeriu që vuen, ashtë suksesi i madh në jetë; dhe, me thye zemrën e nji qenieje të pafajshme ashtë dështimi i plotë në jetë!

Duke e kthyer vështrimin pas, a mund të sillni copëza historie nga kjo betejë e gjatë, që nisi në 1965 në Kongresin Amerikan, Departamen­tin e Shtetit etj…?

Nji rrëfim! Kur zbrita në aeroportin e New York- ut, prill 1962, akti i parë ka qenë gjunjëzimi dhe puthja e truellit amerikan. Kjo, natyrisht, sepse kuptova që nuk jam përsëri në rrezik me u kthye mbrapa, ose me u vra në nji skutë të errët të kampeve famëkeq të refugjatëv­e ku mbretnonte kaosi i vertetë. Po edhe ma shumë: e konceptuem­e si vendi i lirisë dhe demokracis­ë, SHBA paraqiste për mue, për ne të gjithë, rastin ma të shkelqyesh­ëm me ndihmue

 ??  ?? Foto e rrallë nga Bostoni, Ibrahim Rugova, Sami Repishti, Harry Bajraktari, Adnan Merovci
Foto e rrallë nga Bostoni, Ibrahim Rugova, Sami Repishti, Harry Bajraktari, Adnan Merovci
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania