Panorama (Albania)

Thirrjet për dhunë, Basha: Ramën dhe Xhafajn do t’i largojë e vërteta

Policia, procedim për 31 protestues

-

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal për 31 protestues, të cilët kundërshtu­an me dhunë punonjësit e Rendit, gjatë tubimit të së shtunës para Ministrisë së Brendshme.

Burimet thanë se deri tani, ende nuk ka ndonjë procedim për organizato­rët apo për ndonjë prej përfaqësue­sve të partive politike që morën pjesë në protestë. Procedimi ose jo i tyre do të vendoset pasi të kryhen të gjitha verifikime­t e nevojshme nga Policia në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë. Policia tha dje zyrtarisht se të shtunën u referuan materialet në Prokurorin­ë e Tiranës dhe po punohet për shoqërimin e 31 protestues­ve. “Procedimi ndaj tyre filloi, pasi në datë 26.05.2018, rreth orës 12: 00, para godinës së Kryeminist­risë dhe Ministrisë së Brendshme, në protestën e organizuar nga Partia Demokratik­e, kanë ushtruar dhunë fizike, duke goditur dhe shtyrë punonjësit e Policisë, të cilët ishin të planifikua­r me shërbim”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës. Ndërsa mësohet se akuzat e ngritura ndaj 31 protestues­ve janë ato të “Kundërshti­mit të punonjësit të Policisë i kryer në bashkëpuni­m”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Shkatërrim prone”. PLAGOSJA E POLICEVE

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ishte të shtunën në ambientet e Spitalit të Traumës ku pa nga afër situatën e efektivëve të lënduar. Veliu falënderoi efektivët e Policisë për vetëpërmba­jtjen e treguar. Ai deklaroi se forcat e Rendit kanë bërë detyrën. “Janë 11 punonjës të lënduar nga gurë apo sende të tjera të forta. Gjendja e tyre është e mirë. Dua të falënderoj jo vetëm Policinë që tregoi maturi për përballimi­n e tubimit, por edhe FNSH që menaxhuan këtë aktivitet. Mund të them me plot gojën që Policia e Shtetit ka bërë detyrën”, tha Veliu për gazetarët. Drejtori i Policisë ka komentuar dhe dhunimin që i është bërë kryeredakt­orit të gazetës RD. Ai tha se në spital kishte vizituar dhe gazetarin, ndërsa shtoi se nga pamjet filmike qytetarët mund të gjykojnë nëse ka gabuar Policia. Gjith- ashtu, Veliu tha se do të kryhen verifikime për punën e Policisë gjatë protestës për çdo rast kur ka pretendime se forcat e Rendit kanë shkelur ligjin. MINISTRI I BRENDSHEM

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj reagoi pas protestës, por nuk deshi të ko- mentonte gjatë tubimin e opozitës, e cila u shoqërua edhe me disa incidente. Ai zgjodhi të përgëzojë vetëm efektivët e Policisë së Shtetit, që ishin në detyrë për mbarëvajtj­en e saj. “Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtj­en në tërësi të tubimit të opozitës. Profesiona­lizmi dhe qetësia në përmbushje­n e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar”, shkruante Xhafaj ditën e shtunë në profilin e tij në “Twitter”. Ndërkohë, në lidhje me protestën, Policia e Shtetit njoftoi se janë lënduar 11 efektivë, të cilët morën mjekim në Spital. Për këtë, Policia reagoi përmes një deklarate zyrtare, duke paralajmër­uar edhe nisjen e procedimev­e për shkaktarët e dhunës në protestë. Përplasja ndodhi para godinës së Ministrisë së Brendshme.

 ??  ??
 ??  ?? PROTESTA E OPOZITES
PROTESTA E OPOZITES
 ??  ?? Protestues­it, gjatë përplasjes me Policinë
Protestues­it, gjatë përplasjes me Policinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania