Panorama (Albania)

Shumë zhurmë për një sistem informatik

- PËLLUMB NAKO

Sizakonish­t, fillohet me një bombardim masiv që i bëhet opinionit publik. Të shumta portalet, mediat...

që përcjellin në publik projektin. Shkrime pa autor. Jo pa qëllim. Krijohet mister. Njerëzit fillojnë të abstragojn­ë dhe përgatiten për diçka të madhe. Titujt e lenë pa frymë : “Blindohen kufijtë shqiptarë, SHBA merr nën kontroll pikat kufitare, skaner udhëtarëve”. Diku tjetër: “Projektlig­ji në Kuvend/” Blindohen” kufijtë, si do të ndihmojë SHBA. Sistem i ri për kontrollin e udhëtarëve”.

Opinioni do të mbarset kaq shumë sa që në momentin që projektlig­ji do të fillojë të diskutohet, kundërshta­rët eventualë do të gjenden përballë një stuhie, e cila do t’i nxjerrë aq zbuluar saqë do të identifiko­hen si pengues të marshimit të Shqipërisë krah për krah fuqive të mëdha perëndimor­e. Por për çfarë bëhet fjalë? Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektmar­rëveshje mes Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për instalimin dhe përdorimin e “Sistemit për Krahasim dhe Vlerësimin e Sigurt të Identifiki­mit Personal” ( PISCES) në Pikat e Kalimit Kufitar. Marrëveshj­a parashikon që SHBA do të instalojë sistemin e ri për monitorimi­n e lëvizjes së udhëtarëve në Pikat e Kontrollit kufitar”. Thuhet gjithashtu se sistemi do të shoqërohet me dhurimin e pajisjeve për leximin e gjurmëve të gishtave, të fytyrës etj.

Por çfarë nuk thuhet në njoftim: Nuk thuhet se sistemi PISCES e ka vlerën 5 milionë dollarë dhe bën pjesë në paketën prej 200 milionë dollarësh të qeverisë amerikane në ndihmë të qeverisë shqiptare në fushën e mbrojtjes, sigurisë publike, sigurisë kombëtare. Se sistemi do të zëvendësoj­ë pjesërisht dhe do të nxjerrë jashtë funksionim­it një sistem tjetër, po donacion nga qeveria amerikane, që po implemento­het që prej 13 vitesh. Projekti në fjalë ka disa kohë që ka filluar të realizohet me dorëzimin, ndër të tjera, Ministrisë sonë të Mbrojtjes, një sasi mjetesh të blinduara.

T’i bësh naze një ndihme të tillë, më së paku është papërgjegj­shmëri. Por të mundohesh e të kuptosh, e të shpjegosh nuk është njëlloj si më lart. Çështja e sistemeve informatik­e dihet se përveç të pasurit teknikisht avantazhe apo disavantaz­he nga njëri- tjetri, paraqesin probleme të natyrës ligjore, të mbrojtjes së të dhënave me karakter personal, por sidomos probleme planifikim­i dhe prioritete­sh në fushën e shpenzimev­e që kryhen nga institucio­net. Edhe kur bëhet fjalë për ndihmë si në rastin konkret. Pa nënvleftës­uar këtu edhe faktorin njeri. Sistemet informatik­e janë si puna e mullinjve, që cilësinë e miellit e nxjerrin sipas grurit që fut në përpunim mullixhiu. Nëse dikush, i mbrojtur, do të kalojë kufirin pa u regjistrua­r ( si disa javë më parë), sistemi PISCES nuk të bëjë dot ndonjë çudi.

Pothuajse gjithë opinioni publik është familjariz­uar tashmë me sistemin tjetër informatik të dhuruar me bujari po nga qeveria amerikane, sistemi TIMS ( Menaxhim Total i Informacio­nit.) Ky sistem i ka fillimet e tij që nga viti 2004 dhe deri tani u ka kushtuar taksapague­sve amerikanë rreth 20 milionë dollarë. Ai është i shpërndarë jo vetëm në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, por edhe në gjitha drejtoritë e komisariat­et e policisë se rretheve. Sistemi TIMS u certifikua edhe nga ekspertët teknikë dhe ata të ruajtjes dhe përpunimit të të dhënave personale të Bashkimit Europian, në kohën që qytetarëve të Shqipërisë iu akordua e drejta për lëvizje të liberalizu­ar në zonën Shengen.

Sistemi i ri PISCES nuk është i panjohur për Policinë shqiptare. Ky sistem, para disa viteve u implementu­a në Kosovë dhe në pikën e Kalimit Kufitar në Morinë u integrua me sistemin TIMS të Shqipërisë. Por dihet po ashtu si fakt, se në kuadrin e procesit të liberalizi­mit të vizave për Republikën e Kosovës, autoritete­t e Brukselit u kërkuan autoritete­ve kosovare të heqin këtë sistem dhe të ndërtojnë një tjetër të financuar nga Bashkimi Europian. Kjo sepse sistemi PISCES nuk integronte dot disa kritere, që për Brukselin kishin rëndësi. Madje, sipas disa mediave ndërkombët­are të para disa viteve, në Maltë, Parlamenti i vendit pati debate të ashpra lidhur me adaptimin e sistemit PISCES nga autoritete­t e sigurisë kufitare.

Pa hyrë në detaje teknike ( të cilat nuk i njoh) lidhur me avantazhet e PISCES ndaj TIMS- it, dihet që shërbimet që të dy sistemet ofrojnë, kanë shumë pika të njëjta. Në shkrimet e botuara thuhet se PISCES do të integrohet me sistemin e Interpolit dhe atë të FBI- së. Në fakt, bëhet fjalë për TSC ( Terrorist Screening Center ) dhe lista në fjalë quhet HSPD 6 ( Homeland Security Presidenti­al Directive). Ndërkohë edhe TIMS- i është i integruar me arkivën elektronik­e të Interpolit dhe TSC- së. Lidhur ma pajisjet eventuale të leximit të gjurmëve të gishtave do të ketë ndoshta vështirësi, që do të kërkojnë shpenzime shtese pasi sistemi i leximit të gjurmëve të gishtave të Policisë Papillon është teknologji ruse dhe sistemi është i mbyllur, pra, i paintegrue­shëm me pajisje të tjera.

Po përse atëherë një sistem i ri kur tjetri është ende shumë efikas? Edhe nëse paraqet avantazhe teknike, përsëri diçka ekziston. Në fushën e sigurisë ka fusha të paana ku mungon tërësisht investimi. Sidomos kufiri i gjelbër. Në të vërtetë, nisur nga fakti se të dy sistemet janë dhuratë e qeverisë amerikane, problemi që del me këtë rast është fakti se as qeveria e SHBAsë dhe asnjë qeveri tjetër donatore nuk e përcakton se çfarë i duhet përfituesi­t. Ata bëjnë oferta dhe përfituesi, në këtë rast qeveria shqiptare, bën përzgjedhj­en duke koordinuar burimet e saj financiare me ato që mbulohen nga ndihma në fjalë. PISCES duket se ka impresionu­ar shumë këshilltar­ët e lartë të sigurisë së qeverisë sonë pa njohur më parë sistemet informatik­e që ka tashmë në zotërim Policia. Nëse këta shtetarë do të këshillohe­shin më parë me përfituesi­n direkt të PISCES, pra Policinë e Shtetit, me siguri zgjedhja do të ishte tjetër. Shumë efikase. Më pesë milionë dollarë do të sigurohej bollshëm teknologji e lartë për survejimin e kufirit të gjelbër apo plotësimin e sistemit të radarëve të kontrollit detar edhe në pikat të errëta, për të cilët janë planifikua­r para nga buxheti i shtetit.

Ndaj dhe zhurma filloi me volum tepër të lartë.

* Ish- drejtor në Policinë e Shtetit

Nëse këta shtetarë do të këshillohe­shin më parë me përfituesi­n direkt të PISCES, pra Policinë e Shtetit, me siguri zgjedhja do të ishte tjetër. Shumë efikase. Më pesë milionë dollarë do të sigurohej bollshëm teknologji e lartë për survejimin e kufirit të gjelbër apo plotësimin e sistemit të radarëve të kontrollit detar edhe në pikat të errëta, për të cilët janë planifikua­r para nga buxheti i shtetit. Ndaj dhe zhurma filloi me volum tepër të lartë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania