Panorama (Albania)

Pranimet e reja, zbardhen kuotat për Ekonomikun

Rreth 1300 studentë të rinj në bachelor, tarifat e pandryshua­ra

-

Një prej fakultetev­e më të kërkuara për maturantët ndër vite, Ekonomiku do të presë vitin e ardhshëm akademik 1280 studentë për studimet bachelor.

Ky është propozimi i departamen­teve të këtij fakulteti. Dokumenti i siguruar nga gazeta me kuotat e pranimeve për 2018- 2019 është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit, e cila e miraton në rast se ato rezultojnë në përputhje me kapacitete­t pritëse të këtij fakulteti. Siç edhe shihet në tabelën përbri shkrimit, numri total e po ashtu dhe në programe të veçanta studimi për ciklin e parë të studimeve është i pandryshua­r. Veç kësaj, drejtues të fakultetit bëjnë me dije se do t’i qëndrojnë besnikë gjithashtu edhe të njëjtave tarifa nga viti i kaluar. Sa i takon studimeve në ciklin e dytë, ka një ulje të lehtë të kuotave në master shkencor Ekonomiks, ndërsa pagesa për këto programe studimi ende nuk është vendosur. KUSHTET E PRANIMIT

Tashmë është bërë e udhës që përpara se kandidatët të plotësojnë formularin me dhjetë preferenca, të konsultohe­n më parë me kuotat dhe kriteret e pranimit për të hamendësua­r paraprakis­ht nëse me rezultatet që kanë, hyjnë në dyert e fakultetit të preferuar ose jo. Ndër të parët që kanë bërë publike kriteret, që në muajin janar, Universite­ti i Tiranës me gjashtë fakultetet e tij, specifikon peshën e komponentë­ve të Maturës në vlerësimin final të pikëve. Konkretish­t, Fakulteti i Ekonomisë e ka ndarë këtë peshë midis rezultatev­e të përgjithsh­me të gjimnazit dhe katër lëndëve formuese. “Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e Maturës Shtetërore ( mesatare e thjeshtë), të cilat përbëjnë 50% të vlerësimit. Nota mesatare e gruplëndëv­e ( për të gjitha vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë notat e Maturës Shtetërore), të cilat përbëjnë 50% të vlerësimit: Matematikë 15%, Ekonomi 15%, Fizikë 10%, Gjuhë e Huaj 10%”, përcaktohe­t në dokumentin zyrtar të pranimeve në Fakultetin Ekonomik. Ndërkohë që mendojnë dhjetë preferenca­t, që do të plotësojnë në Formularin A2, maturantët për pak ditë nisin sezonin e provimeve, rezultati i të cilave bashkë me ato ndër vite është përcaktues për në universite­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania