Panorama (Albania)

Ambasadori Lu kundër lirimit të Tahirit, mesazh për tre gjyqtarët: Para, presione dhe kërcënime

SOT MASA E SIGURISE NE APEL PER ISH- MINISTRIN, TRESHJA E GJYQTAREVE, E NJEJTA QE I KTHEU PASAPORTEN

-

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pritet të vendosë sot nëse ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duhet të vazhdojë të qëndrojë në “arrest shtëpie” apo jo.

Por një ditë para se Gjykata të vendosë, ka reaguar ambasadori amerikan Donald Lu, i cili me një deklaratë të fortë kërkon që vendimi duhet të bazohet në prova dhe jo në presione. Ndërsa shton se ka disa raportime për presione serioze mbi këtë çështje dhe ryshfete që u janë ofruar gjyqtarëve. Gjatë një prononcimi, Donald Lu i ka bërë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje. “Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”, u shpreh Donald Lu. Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar më 12 maj 2018, masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të akuzuar si të përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj. Vendimi i Gjykatës urdhëron Tahirin të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në Tiranë, te rruga “Kodra e Diellit”. GJYQTARET E APELIT Treshja e gjyqtarëve të Apelit për Krime të Rënda që do të vendosë sot për “fatin” e Saimir Tahirit, është thuajse e njëjtë me atë që i ktheu pasaportat që i ishin bllokuar nga Shkalla e Parë në dhjetor të vitit të kaluar. Kryesuese është Saida Dollani, ndërsa anëtarë janë Sokol Binaj e Fehmi Petku. Ky i fundit zëvendëson anëtaren e mëparshme, Nertina Kosova, e cila mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Nuk dihet se cilit prej gjyqtarëve i referohet konkretish­t ambasadori Donald Lu, kur shprehet se u janë ofruar ryshfete apo janë nën presion. Megjithatë, nuk është çudi që të merret një vendim i njëjtë me atë të dhjetorit të vitit të kaluar, kur Tahirit kjo treshe i ktheu pasaportat që i ishin bllokuar me një vendim të gjyqtares Liljana Baku në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Dy javë pasi iu ndalua të dalë jashtë Shqipërisë, ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri fitoi në Apel jo vetëm pasaportën dhe kartën e identiteti­t, por edhe betejën ndaj dy vendimeve të Shkallës së Parë që e ndalonin të udhëtonte përtej kufijve. Në një seancë me dyer të mbyllura në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, avokati i tij Maksim Haxhia dhe ish- ministri kanë këmbëngulu­r për heqjen e masës që u dha në dy data të ndryshme nga e njëjta gjyqtare. Pas argumentit se nuk kishte prova, kërkesa u pranua nga gjyqtarët Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Nertina Kosova.

 ?? ( MAJTAS) ?? AMBASADORI LU SAIMIR TAHIRI NE GJYKATEN E KRIMEVE TE RENDA
( MAJTAS) AMBASADORI LU SAIMIR TAHIRI NE GJYKATEN E KRIMEVE TE RENDA
 ??  ?? Ambasadori amerikan, Donald Lu
Ambasadori amerikan, Donald Lu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania