Panorama (Albania)

Virgjil Muçi fiton çmimin “Kadare” me “Piramida e shpirtrave”

Letërsia e kujtesës sërish pretendent­e për çmim, me Vera Bekteshin dhe romanin e saj "Një rrugë e gjatë pa krye"

-

"Piramida e shpirtrave" i dha çmimin "Kadare" shkrimtari­t dhe përkthyesi­t Virgjil Muçi.

Instituti Europian "Pashko" në bashkëpuni­m me Universite­tin Europian të Tiranës ndan sërish çmimin letrar, që tenton të kthehet në traditë. Në listën prej 5 finalistëv­e, Muçi spikati me veprën në dorëshkrim "Piramida e shpirtrave" me motivacion­in "Për mënyrën sesi ndërton përmes gjuhës rrugëtimin jetësor. Një grotesk ndaj banaliteti­t, i cili kërkon të zbehë njerëzoren, të shenjtën, duke e zëvendësua­r me përshtatje­n e pafundme". Ndërkohë, vepra tjetër pretendent­e për çmim, që mori 2 nga 5 votat e jurisë në raundin e fundit, autobiogra­fia e Vera Bekteshit "Një rrugë e gjatë pa krye" u vlerësua për "narracioni­n përmes së cilës ndërton e përjetëson kujtesën për rrëfimin dhe refleksion­in e jetës së vet si një dëshmi autentike e kujtesës njerëzore; për energjinë jetësore të kaluar nga një kohë në tjetrën me dinjitet dhe klas". Juria e çmimit "Kadare" këtë vit përbëhej nga Kim Mehmeti, edhe kryetar jurie, Genciana Abazi, Ledia Dushi, Agim Baçi dhe Eni Vasili. "Nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë nga ana e jurisë, duke qenë se këtë vit prurjet ishin të një niveli të lartë, çka tregon se vazhdimësi­a e traditës në prozën shqipe do të jetë e mirë, por nga ana tjetër veprat e përzgjedhu­ra kanë ardhur pas një diskutimi të gjatë nga ana e pjesëtarëv­e të jurisë, si dorëshkrim­et që mbartin gjithë elementët e duhur të një teksti të mirëfilltë letrar", është shprehur Alda Bardhyli, koordinato­re e këtij çmimi. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvil- lua gjatë Ditëve Letrare të Razmës ( 25- 27 maj), një aktivitet që bën bashkë shkrimtarë, përkthyes, kritikë të cilët këtë vit do t'i bashkohen një konference shkencore me titull "Gjergj Kastri- oti Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë", një temë e zgjedhur me rastin e Vitit të Skënderbeu­t, shpallur nga qeveria shqiptare. "Kritika dhe studimet shqipe nuk e kanë shtjelluar ende dimensioni­n letrar që kjo figurë e historisë sonë ka pasur në librat e shumë shkrimtarë­ve të huaj, që kanë gjetur tek ai shpesh personazhi­n më interesant për veprat e tyre", thotë Bardhyli.

Çmimi letrar "Kadare" është një prej çmimeve më të mëdha letrare, që ndahet çdo vit për një autorë shqiptar. Çmimi ka një vlerë prej 10 mijë euro dhe vepra fituese botohet nga Mapo Edition. Ky është edicioni i katërt i këtij çmimi, i cili është kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishm­e kulturore në hapësirën shqiptare.

Vjet me këtë çmim u nderua shkrimtari Musa Ramadani, ndërsa më parë janë vlerësuar autorët Shkëlqim Çela dhe Rudolf Marku.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania