Panorama (Albania)

Vjedhja e Prokuroris­ë, dy të akuzuarit nuk e njohin njëri- tjetrin

Isai: Kam qenë në Prokurori si elektricis­t për të kryer disa instalime. S’kam lidhje me akuzën. Bushin nuk e njoh fare.

- DURRES/

Artur Isa, 49 vjeç dhe Besnik Bushi, 54 vjeç, në bashkëpuni­m me Nias Lena, 56 vjeç, akuzohen si autorët që kanë bastisur zyrat e Prokuroris­ë së Durrësit katër ditë më parë.

Akuza dyshon se tre të arrestuari­t janë përdorur nga organizato­rët që cenuan rëndë sigurinë e Prokuroris­ë, pasi u dëmtuan disa dokumente si dhe serveri i kamerave të institucio­nit. Dy të ndaluarit u identifiku­an nëpërmjet shenjave të gishtërinj­ve. Sipas prokurorit të çështjes Pali Decolli, Isa dhe Bushi kishin lënë shenja gishtërinj­sh në ambientet e zyrës së prokurorit të Task- Forcës, Afrim Shehu, si dhe mbi kapakun plastik të serverit të kamerave të sigurisë. “Rezulton se në orën 06: 30 të mëngjesit të 24 majit, janë dëmtuar kamerat e sigurisë, ka ndërhyrje në sistemin kompjuteri­k, është hapur dera e server të IT- së. Janë gjetur 13 gjurmë kapilare. Gjurmët e gishtërinj­ve i përkasin Artur Isas dhe Besnik Bushit”, u bë e ditur nga organi i Akuzës. Nga ana e tyre, dy të arrestuari­t nuk pranojnë të jenë autorët dhe mohojnë të kenë njohje me njëri- tjetrin. Besnik Bushi tha përpara togave të zeza në Gjykatën e Durrësit, se natën e ngjarjes ishte duke peshkuar në det, ndërsa ka deklaruar se kishte shkuar në Prokurori dy herë, më parë si elektricis­t dhe një herë kur e kishte thirrur një oficer i Policisë Gjyqësore, i cili po ndiqte rastin e tij, pasi akuzohej për vjedhje të energjisë elektrike. “Natën e ngjarjes kam qenë duke peshkuar me nipin dhe një shokun e tij në det. Kam ardhur vetëm dy herë në ambientet e brendshme të Prokuroris­ë, shtatë vite më parë kur punoja si elektricis­t dhe bëmë ca punime brenda Prokuroris­ë dhe dy vite më parë kur u paraqita pranë oficerit të Policisë Gjyqësore për një vjedhje për të cilën akuzohesha. Nuk e di se si kanë përfunduar shenjat e mija të gishtërinj­ve në ambientet e brendshme të Prokuroris­ë. Unë u habita kur erdhi dhe me arrestoi Policia. Nuk di çfarë të them, por nuk jam autor i kësaj vjedhjeje dhe nuk kam asnjë njohje me shtetasin Artur Isa”,- deklaroi shkurtimis­ht Besnik Bushi. Organi i Akuzës, përfaqësua­r nga prokurorët Drini Pali dhe Pali Decolli, thanë në sallën e gjyqit se autorët kanë lënë gjurmë gishtërinj­sh në ambientet e brendshme të institucio­nit gjatë vjedhjes dhe kanë dyshime serioze se ata janë autorët e vjedhjes, ndaj kërkuan të vlerësohej i ligjshëm arrestimi i tyre dhe si masë shtrëngues­e “arrest në burg”. Edhe për shtetasin Niaz Lena, me detyrë roje i policisë private, prokurorët kërkuan të njëjtën masë sigurie, pasi, sipas tyre, nuk ka kryer detyrën e tij. Për shkak të rrezikshmë­risë së lartë që paraqesin, Prokuroria kërkoi të konsideroh­et i ligjshëm arrestimi dhe heti- mi arrest me burg. Gjykata pranoi kërkesën e Prokuroris­ë dhe vendosi t’i lërë në burg dy autorët e dyshuar, Besnik Bushi 54 vjeç dhe Artur Isa 49 vjeç, si dhe rojën private Nias Lena 56 vjeç. Artur Isa dhe Besnik Bushi janë persona me precedent të mëparshëm penal. I pari është dënuar për vjedhje me dhunë në vitin 1997, ndërsa Bushi është dënuar me kusht për vjedhje të energjisë elektrike në vitin 2014. Ngjarja ndodhi në orët e para të së enjtes, ku autorët dëmtuan serverin qendror të Prokuroris­ë së Durrësit dhe morën dokumente hetimore në dosjen e prokurorit Afrim Shehu dhe një oficeri të Policisë Gjyqësore. Mes dokumentev­e të vjedhura mësohet se janë shkresa të dosjes hetimore për skandalin e tjetërsimi­t të tokave në zonën e Ishmit. Një burim i hetimit tha se shkresat e dosjeve të tjera ishin hedhur në kosh dhe ishin lënë në mënyrë të çrregullt në zyrën e prokurorit të Task- Forcës. Ky i fundit po heton abuzimin me pronat në bregdet dhe ka në dorë dosje për disa institucio­ne të rëndësishm­e siç është porti, dogana, bashkia, hipoteka, por edhe një sërë grupesh kriminale të cilët dyshohen se ushtronin aktiviteti­n e pastrimit të parave. Në largim, autorët kanë marrë edhe pajisjet CD ku janë regjistrua­r pamjet e kamerave të sigurisë gjatë kohës së vjedhjes.

 ??  ??
 ??  ?? Besnik Bushi, dje në Gjykatë
Besnik Bushi, dje në Gjykatë
 ??  ?? Tre të akuzuarit për bastisjen e Prokuroris­ë së Durrësit
Tre të akuzuarit për bastisjen e Prokuroris­ë së Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania